• Qazim Doda

Thirrje bashkekombasve të mi ne Kosove e diaspore



Shkruan: Ing. Sami Gashi, New York


Të dashur bashkombas edhe pak dite po na ndajne prej dites qe ne i zgjedhim perfaqesuesit tane për kater vitet e ardhshme. të ndalemi dhe të mendojme mirë, duke i lane anesh çdo interes personal pasi fundja e ardhmja e Atdheut eshte ne doren e gjithsecilit, brenda ne Kosove dhe diaspore.

Ta rikonfirmojme se Kosova eshte shtet demokratik, dhe do te respektohet çdo mendim i lire, ne duhet të mendojme per fazen e dyte të shtet-ndertimit, nje shtet të lire ku do të respektohen lirite dhe të drejtat themelore të njeriut por qe garantohen nga institucionet e ligjit e të drejtesise ne shtetin e ri të Kosoves.

Populli jonë nuk ka sakrifikuar qe 100 vjet per te krijuar “Njerzë të forte” ne duam shtet të fortë institucioneve të forta ne shtetin e se drejtes për gjithe shtetasit e saj ne shtetin e Kosoves Demokratike.

Ne mos t'i frigohemi ndryshimit, të votojme ate qe na sigurojne të ardhmen për femijet tanë prosperitet ne token e Kosoves. Të votojme bijte dhe bijat me të mira të popullit të Kosoves e jo me vazhdimesine e pazareve të pista ne kurriz të popullit e ardhmerise se Kosoves ne familjen e kombeve të qytetetuara të perendimit aty ku realisht e kemi vendin si popull e si komb me partner strategjik Shtetet e Bashkuara si kontributorin me të madh të clirimit e ruajtjes se pavarsise tone.

Familja Gashi dhe une si bir i saje me siguri e kemi të drejten morale ta themi fjalen e mendimin tone per consolidimin e lirise e demokracise ne Atdheun tone pamvarsisht se ku jetojme e punojme sot.

Per hire të se vertetes duhet thene se populli i Kosoves me kohe ka mbajtur qendrim dhe ka votuar bijte e vete por manipulatoret politik per të perdorur fjale të bute kane arritur me e tjetersuar vullnetin e popullit dhe pushteti ka vazhduar të mbese ne duart e te paligjshmeve të Kosoves me se pakti pasi mund të jene edhe me keq.

Historikisht progresi dhe e mira triumfon me veshtersi por shpreh bindjen se populli i Kosoves e ka të qarte se vazhdimsia e se keqes nuk eshte ardhmeria e popullit të Kosoves e as ardhmeria e Kombit për të cilin kane dhene jeten bijte dhe bijat ne të mire të Kosoves.

Askush nuk duhet te abuzoje as nuk duhet lejuar të spekulloje me gjakun e tyre për interesa personale e per me teper kriminale pasi askush nga ata nuk eshte flijuar për t'i garatuar karrigen askujt e aq me keq per ata qe nuk e kane shkrepur nje pushke për clirimin e Kosoves.

Amaneti i deshmoreve realizohet e kompletohet kur Kosova të behet shtet i lire i forte e Atdhe i gjithe shtetasve të saje duke ju garantuar mundesi per te jetuar me dinjitet ne Kosove për ta e trashegimtaret e gjithsecilit.

Demokracia eshte nje proces i pafund por cdo pale zgjedhje jane nje stacion i rendesishem ne rrugetimin e gjate per liri, demokraci e prosperitet.

I bej thirrje bashkeatdhetarve të mije qe të mos e humbin kete mundesi qe na jep demokracia sepse cdo humbje shansi na çon pas ne perpjekjen tone për konsolidimin e lirise e demokracise ne Kosove respektivisht prosperitet e mireqenie për popullin e Kosoves duke i thene ndal shkombetarizimit qe per fatkeqesine e Atdheut po vazhdon me ritme të frikshme edhe ne Kosoven e pasluftes.

Urime Kosove ne kete ndryshim historik qe për dite e me qarte po duket ne horizontin e saj.

1 view0 comments