• Qazim Doda

Themelohet Lëvizja Aleanca Kombëtare dhe miratohen 20 parimet programore e statutore



Në videokonferencën mbarëkombëtare të 17 Janar 2021, e cila ishte videokonferenca e tretë me të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Ilirida, Lugina dhe Diaspora, u vendos themelimi i Lëvizjes Aleanca Kombëtare dhe pas diskutimesh të vlefshme u miratuan 10 parimet programore dhe 10 parimet statutore. Kjo lëvizje e qendrës patriotike dhe kundër sistemit kleptokratik, me frymëmarrje e përbërje mbarëkombëtare, mbështetet fuqimisht në ideologjitë kombëtare e demokratike. Shqiptarët janë përballë një klase politike të lidhur me 100 fije me krimin, që synon kriminalizimin e plotë të shoqërisë, si e vetmja mënyrë ku ata që janë më kriminelë të jenë në krye të vendit. Tashmë ka ardhur koha që shqiptarëve nuk po u kërkohet më të zgjedhin njërën parti apo me tjetrën, njërin ideal apo tjetrin, por po u kërkohet të pajtohen me krimin dhe të zgjedhin vetëm se ku do të shiten. Ky është fundi logjik i regjimit 30 vjecar, ku u mboll një kulturë e krimit, e cila tashmë po i jep frytet e veta në menyrë të hapur e publike. Tashmë pas 30 vjetësh, e vetmja opozitë e vërtetë është ajo kundër politikës antikombëtare, kundër regjimit 30 vjecar që ka grabitur cdo pasuri kombëtare dhe ka zhytur shqiptarët në borxhe për 7 breza, ka shkatërruar cdo shpresë, që punon vetëm kundër shqiptarëve, që kërkon të riprodhohet nëpërmjet shitjes së interesave kombëtare tek serbi apo greku. Synimi ynë është që, shqiptarët nuk duhet të grabiten, përbuzen e poshtërohen prej kastave, por të shërbehen prej më të mirëve që duhet t’i zgjedhin vetë, pa vjedhje vote e pa presion. Synimi ynë është që, pyjet, nafta e minierat nuk duhet të pasurojnë një grup pushtetarësh e biznesesh, por të jenë në shërbim të mirëqenies së përgjithshme. Synimi ynë është që bizneset e vogla nuk duhet të shkatërrohen prej biznesit të madh dhe shtetit, por të jenë shtylla e punësimit dhe vendi ku farkëtohet figura e sipërmarrësit Synimi ynë është që, shqiptarët nuk duhet të jenë kafshë pune pa të drejta, të vdesin në punë, që të pasurohen paritë ekonomike, por të kenë dinjitet e rrogat më të mira që lejon konkurrenca e ndershme. Synimi ynë është që, akademitë nuk duhet të punojnë për të shkombëtarizuar shqiptarët duke fallsifikuar historinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, por të jenë vendi ku del e vërteta për shqiptarët dhe ku farkëtohen studiues me integritet intelektual e shkencor. Synimi ynë është që, shqiptarët nuk duhet të jetojnë të ndarë në 6 shtete, por nga Molla e Kuqe në Prevezë e nga Tivari ne Kumanovë, të jenë bashkë në një shtet-komb, për të jetë të jetëve. 10 parimet e Programit 1. Parimi i vendimmarrjes demokratike nëpërmjet thirrjes së Asamblesë Kushtetuese, që të rishkruajë Kushtetutën dhe mbajtjes së referendumeve 2- Parimi i bashkimit kombëtar, gjithë shqiptarët në një shtet-komb, si e drejtë e shenjtë e kombit 3. Parimi i shtetësisë shqiptare në bazë të jus sanguinis /e drejta e gjakut për çdo shqiptar etnik 4.Parimi i tolerancës fetare dhe i ndalimit të përçarjes fetare e ndikimit të jashtëligjshëm të huaj 5. Parimi i njëjtësisë së sistemit arsimor për gjithë shqiptarët etnikë, përfshirë njësimin e Akademive 6. Parimi i së drejtës së votës pavarësisht vendit ku votuesi taksohet; vote elektonike për gjithë shqiptarët etnikë në emigrim/Diasporë 7. Parimi i pronës legjitime; nje ligj i drejtë dhe i ndershëm për pronat 8. Parimet e neokejnesizmit në ekonomi dhe kthimi nga koloni importi në vend eksportues 9. Parimi i shtetit rregullator dhe aktor në sektorët strategjike; investime shtetërore në infrastrukturë, bujqësi e industri për të zhdukur papunësinë 10. Parimi i depolitizimit dhe etikës kombëtare për një reformim të plotë të administratës shtetërore ___________________________________________________ 10 parimet e Statutit 1- Parimi një anëtar – një votë, në zgjedhjet e gjithë strukturave 2- Parimi i kufizimit të mandateve në jo më shumë se dy 3- Parimi i qarkullimit të shpejtë të pozicioneve 4- Parimi i balancimit të rolit të kryetarit nëpërmjet kryesisë 5- Parimi i universalitetit të votës, pavarësisht nëse anëtari është banues në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trojet e tjera etnike apo Diasporë 6- Parimi i transparencës financiare në fund të çdo viti 7- Parimi i vendimmarrjes së përbashkët për çdo kandidaturë 8- Parimi i shumicës absolute 50%+1 në çdo vendimmarrje ( asnjë vendim me shumicë relative nën 50% apo me shumicë të cilësuar 3/5 apo 2/3) 9- Parimi i ekuilibrit krahinor, fetar e shtetëror në çdo strukturë ku është e mundur 10- Nyjëtimi i strukturës së lëvizjes në kryetar, kryesi, sekretar të përgjithshëm, sekretariate, grupe e këshilla pune Kushdo që e gjen veten në parimet dhe synimet e Lëvizjes është i mirëpritur të japë kontributin e vet. Të bashkuar nuk na ndal askush!














158 views0 comments