• Qazim Doda

SERBIA PUSHTUESE U BOMBARDUA GJATË LUFTËS SË UÇK-së



Nga Ismet Sylejmani, Prishtinë


Më 24 Mars 1999, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatja më e madhe e popullit shqiptar, me bombarduesit e saj në kuadër të Aleancës së NATO-s, por edhe aleate të tjerë të fuqishëm, si Anglia, Gjermania, Italia, Franca etj., bombarduan Serbinë pushtuese e kryeqytetin e saj Beogradin antishqiptar, dhe objektet e veçanta e nevralgjike të funksionimit të aparatit antishqiptar por edhe të funksionimit normal të atij shteti famkeq e vrasës për shqiptarët.


U dogjën në flakë e u shkatërruan krejtësisht nga bombardimet e NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Jugosllave në Dedinje në Beograd, u bombardua fabrika e municionit dhe armëve në Kragujevac, u bombardua agjensia e lajmeve TANJUG në Beograd dhe shumë objekte vitale e të rëndësisë së veçantë.


U bë realitet ëndrra e gjyshërve dhe baballarëve tanë, që në momente të përjetimeve të dhunës e tmerrit serb, ofshanin ah sikur të kishim mundësi ta bënim shkrumb e hi Beogradin.


Beogradi u trondit dhe u shkaterrua. Kalemegdani dhe Avalla simbolet e kryeqytetit antishqiptar, u lëkunden përgjithmonë nga tamahovkat dhe bombat e aviacionit të ndëshkimit botërorë.


Nga goditjet e bombave iu lekunden eshtrat ne varr krimineleve e hartuesve te elaborateve shfarosese te popullit shqiptar, Vasa Çubrilloviq, Ivo Andriq, Ilia Garashanin e shumë të tjerëve.


Dhe Epoka e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bëri realitet një ëndërr të tillë, Serbia dhe Beogradi i Nikolla Pashiqit, Serbia dhe Beogradi i Alksandër Rankoviqit, Serbia dhe Beogradi i Milloseviqit e i shumë të tjerëve, u bënë shkrumb e hi, iu bombarduan urat e ngrohëtorja e qytetit të Beogradit, iu bombarduan rrugët dhe nyjet, u kall në flakë e gjithë toka e Serbisë pushtuese, që në shekuj na dogji e na shkrumboi neve shqiptarëve të Kosovës e të viseve të saja, na shpërnguli me forcë e kurr nuk na e hoqi gazepin.





SHBA dhe NATO janë të e dashur dhe të shtrenjtë për kombin shqiptar, pasi avionët dhe artileria e tyre moderne ka bombarduar Beogradin dhe Serbinë pushtuese, ushtrinë dhe policinë kriminale e gjakpirëse serbe, që terrorizonte dhe vriste pamëshirshëm popullin shqiptar të Kosovës.

Gjatë luftës së UÇK-së, u bë realitet bombardimi i Serbisë pushtuese nga SHBA dhe NATO.

Lavdi UÇK-së! Faleminderit SHBA! Faleminderit NATO!

2 views0 comments