• Qazim Doda

RADIO ZAGREBI, KUNDËR NDERIMIT TË HERONJËVE TË KOMBIT REXHEP MALAJ E NUHI BERISHA


30 vjet nga shpërndarja e Fteses nga LPRK në nderim të Heronjëve të Kombit REXHEP MALAJ E NUHI BERISHA. Më 11 Janar 2021 është pervjetori i 30 jubilar i shpërndarjes së Ftesës së LPRK-së të Këshillit të Rrethit të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenices, në nderim të Heronjëve të Kombit, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Në 11 Janarin e largët të vitit 1991, ka ndodhur një ngjarje e madhe dhe e tmerrshme njëkohesisht. Këshilli i Rrethit të LPRK-së i drejtuar me trimeri e heroizëm nga Kryetari Xhevat Qerimi, kishte shpërndarë Ftesen, e cila ftonte popullin shqiptar për homazh popullorë te varret e heronjëve në varrezat e qytetit të Gjilanit. Por u penguam. Na dolën hapur kundër. Dolën me komunikatë publike në media. Në ora 22:55, në natën e zezë të 11 Janarit 1991, gjëmoi Radio Zagrebi, emisioni 5 min në gjuhën shqipe, doli kundër homazheve popullore të ftuar nga LPRK-ja në nderim masiv të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. “Patroni” e “pronari” i Degës së LDK-së së Gjilanit, patrioti i madh i asaj kohe të 11 e 12 Janarit të vitit 1991 në Gjilan, e quante ftesë per gjakderdhje, Ftesen për nderim e përulje të LPRK-së, për homazh në nderim të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Tmerr! Skishim çka të bënim, nuk kishim kundër kujtë të vepronim. Kjo e keqe na vinte nga Ai dhe nga njerzit e taborrit “tonë”. Ai dhe të tjerë sikur Ai, ishin rreshtuar kundër LPRK-së pa adresë, sepse LPRK-në e tyre me adresë, e kishin shkrirë..., e kishin shpërndarë, e kishin shkapërderdhur, prandaj ju pengonte vazhdimsia jonë, veprimi ynë, aktiviteti ynë dhe për më tepër, kjo u ngjante në Gjilan e Kamenicë, njëri vendbanimi i përhershëm e tjetra vendlindja e tyre, pra para hundëve të atyre që kishin vlerësuar dhe urdhëruar që LPRK me adresë të pushonte aktivitetin e sajë . LPRK, kundër të cilës ishte rreshtuar ky klan i rrezikshëm edhe për politikën paqësore e edhe për atë aktive luftarake çlirimtare, më vonë, ose saktësisht më 17 Nëntor 1994, e themeloi UÇK-në. Këta klanistë e karieristë, që nuk kanë lënë parti e shoqatë pa frekuentuar, ishin rreshtuar aty ku nuk mund të bëhej më shumë e përpos me metoda të veprimit vetëm ditën, sepse veprimet liridashese të natës i kishin braktisur, edhe kjo ishte pse na penguan edhe neve dhe kurrë nuk u turperuan e kurrë nuk kërkuan falje për atë veprim të poshtër e qyqarë, dhe jo vetëm pse na penguan neve të LPRK-së, por mbi të gjitha, pse dolen kundër nderimit masiv e qytetarë të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Në natën e 11 Janarit 1991, me vendim të veçantë të Kryesisë së Këshillit të Rrethit të LPRK-së, dy veprimtarë të LPRK-së, njëri Xhevat Qerimi Kryetar i Këshillit të Rrethit e tjetri Izja Rexhepi anëtar i Këshillit të Rrethit të Vitisë, i mbulluan me flamuj kombëtar varret e Heronjëve Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Mengjesi dhe dita e 12 Janarit 1991, varret e Udhëheqësve të mëdhenj i gjeti ndryshe sikur kurrë më parë në përvjetorët e mëparshëm, ato ishin të mbuluara me flamuj kombëtar! Në nderime erdhën një numër i vogel i njerezve, nuk kishin faj, sepse ishin të frikesuar dyanshëm, edhe nga aparati ushtarako-policorë i Serbisë pushtuese, por edhe nga klika e “patronit” dhe “pronarit” të patriotizmës së Gjilanit. Nuk kishim çka të bënim, përpos një reagimi publik që e bëmë të cilin më 29 Janar 1991 e botuam në gazetën Demokracia Autentike, të cilën e botonte patrioti e atdhetari i madh, Heroi i Kombit prof. Ukshin Hoti, sepse gazetat tjera nuk na e botuan, u “dorëzuam” përballë këtij realiteti të hidhur.


U mjaftuam e u ngushlluam me thënien, se çka ta bën i joti, as i huaji nuk ta bën, dhe vazhduam përpara. Pas kësaj ngjarje të hidhur pelim, që po të na prenin edhe në qafë, sikur thotë populli edhe gjaku nuk do të na dilte, luftën për liri nuk e ndalëm, por e vazhduam edhe më fuqishëm! Xhevat Qerimi po në të njëjtin vit 1991, pra në të njejtin vit kur u shpërnda Ftesa për homazh masiv e popullorë në nderim të Rexhepit e Nuhiut, Ai luani gjigant që i kishte mbuluar me flamuj kombëtar me dorë të Tij varret e heonjëve, shkoi në misionin e Tij më të madh jetsorë, shkoi për ushtrime ushtarake në Shqipëri dhe bashkë në një grup me grupin e Komandantit Llapjan të UÇK-së, Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, filloi përgaditjet ushtarake edhe de fakto për luftë të armatosur çlirimtare kundër Serbisë pushtuese. Sot 30 vjet, ata që dolën kundër atij evenimenti të madh të ftesës për nderim, nuk skuqen dhe nuk turpërohen, por në ballë të ndonjë turme familjare ose grupintë ndonjë partie politike që shkon drejt fundosjes, në ndonjë qoshe ose edhe hiq, nderojnë të Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Marrja dhe faqja e zezë askend nuk e ka rrokur për hunde dhe nuk e ka rrëzuar për tokë! Lavdi Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Lavdi Heroit të Kombit Xhevat Qerimi. Lavdi LPRK-LPK-së! Nderim e respekt pa fund, shokëve, bashkëveprimtarëve e simpatizantëve të LPRK-së, që natën e 11 Janarit të vitit 1991, kanë shpërndarë 3000 Ftesa të LPRK-së në rrugët dhe rrugicat e qyteteve Gjilan, Viti dhe Kamenicë dhe fshatrava të ketyre qyteteve me rrethinë, për pjesmarrje në varrezat e qytetit të Gjilanit në nderim të të pavdekshmëve , Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.

Ismet Sylejmani, Gjilan, 12 Janar 2021!

207 views0 comments

Subscribe to Our Newsletter

  • White Facebook Icon

© 2020 by Albanian American Vision.