• Qazim Doda

POLITIKANI VEPRIMTAR KOMBËTAR E LUFTËTAR ÇLIRIMTAR PA PUSHTET



Aktiviteti për çlirimin e popullit dhe pavarsinë atdheut nga armiqt dhe nga robëria, është lufta dhe veprimtaria kombëtare për çlirimin e tij.


Pas përfundimit të luftës për liri e pas fitores mbi pushtuesit, mbi armiqt dhe mbi tradhtarët, puna për mirëqenien e popullit, mbarvajtjen e Atdheut dhe konsolidimin dhe forcimin e shtetit në liri, është punësimi me pagesë në aparatin shtetërorë te Atdheut, është puna me pagesë dhe punësimi në administratën shtetërore në nivel lokal e në nivel kombëtar, dhe angazhimi në ligjzbatim, ashtu sikur vepron dhe funksionon bota demokratike euroatlantike.


Në Kosovë dhe jo vetëm, ka përfunduar lufta çlirimtare dhe janë instaluar në pushtet qeverisës disa nga ata, disa nga shokët e tyre, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët e komandantet e luftëtarëve të lirisë, por bashkë me ta janë edhe jo shokët, jo bashkëveprimtarët, jo bashkëluftëtarët, sabotuesit dhe joviolentet.


Në luftën ilegale politiko-patriotike, të armatosur çlirimtare në Atdheun tonë të robëruar nga ish-Jugosllavia titiste e nga Serbia pushtuese, në front të rreshtave të parë ishin zemërmëdhenjtë, ata qe e kishin vënë tërë qenien e tyre në funksion të çështjes kombëtare e të luftës për çlirimin e popullit dhe pavarësimin e Atdheut të robëruar.


Pas realizimit të aspiratës shekullore liridashëse dhe pas bërjes realitet të çlirimit të vendit, kjo kategori e të mëdhenjëve të thjeshtë, nuk mbrohet nga ish-shoket e tyre udhëheqës e drejtues, nga shokët ish-komandanta e nga shokët ish-shefa politiko-ushtarak.

Vendin e tyre pra të politikanëve ilegal atdhetar, luftëtarë çlirimtar pa pushtet, pranë shokëve të veprimtarisë e zënë puthadoret dhe të përshtatshmit, të "dijshmit" dhe te dëgjueshmit e shkolluar, ata që e ofrojnë gojën e tyre të ushqehet dhe mbushin barkun në sofrën e përgjakur e të djersitur nga nënat dhe baballarët patriot e të panënshtruar kundër pushtuesve.


Politikani veprimtarë luftëtar çlirimtar pa pushtet ose me pushtet pasqyrë për tu kompromituar e përbaltur, mbetet fitimtar i mbuluar me lavdrime e fjalë boshe nga shokët e nga bashkëveprimtarët drejtues shteti, dhe me familjen e tij të papunësuar e të pashkolluar në nivele të larta arsimore.


Derisa dje politikanët luftëtar çlirimtar pa pushtet në organizime patriotike e në veprimtari atdhetare, nëpër burgje e fronte lufte të armatosur, në demostrata e në greva, ishin të parët kudo ku e kërkonin shokët udhëheqës dhe ishin të pranuar, të mirëseardhur e të mirëpritur, pas përfundimit të luftës në vend të tyre, në rreshtat e parë përfundojnë sehirgjinjtë e shkolluar, familjarët e tyre të strukur, që ishin sikur të heshturit e vdekur, të frikësuarit nga hija e tyre dikurë dhe madje me ndikim në oborrin e tradhëtarëve dhe të pushtuesve.


Vijnë në kampin politik, ku udhëheqin e drejtojnë shokët e politikaneve politik çlirimtar, ata e ato që dijnë gjuhë të huaja e që janë me tatuazhe e frizura të shtrenjta, me thonjë të gjatë e me kozmetikë të oborreve e kancelarive europiane , pasardhësit dhe pasardheset e të pershtatshmëve me biografi të pastër jo aktive kombëtare .


Familjet e të mëdhenjëve të patriotizmes e të luftës se armatosur, nën presionin paqesor e të familjeve të tyre, fillojnë krushqitë me familjet intelektuale pasive, por krahas kësaj edhe me mbushjen e administratës së shtetit me të diturit e dërrmuar nga anemia politike në rezistencen anti pushtuese, të cilët me strategji të detajuar, janë pergaditur dhe kanë studijuar për të notuar si ngjala në të gjitha pushtetet antipopullore e popullore.


Politikanët luftëtar çlirimtar pa pushtet, janë ata që e kanë mbajtur lartë flamurin kombëtar, që kanë përqafuar me deshirë angazhimin në frontin atdhetar, që kanë ecur të pa rruar e që kanë mbajtur ilegal drejtuesit e ilegales, në vend të punës dhe investimit të mirëqenjes së familjeve të tyre ata kanë kontribuar për të përgjithshmen kombëtare, dhe sot janë ngujuar dhe janë mbërthyer në ato pozita mjeruese, sepse në pozitat e pushtetit të ri, janë rikthyer pjestarët e familjarëve me pushtet të vjetër të deridjeshëm.


Shpërblim konkret për angazhim atdhetar, për vuajtjet dhe angazhimet e veprimit organizativ politik ilegal, pas përfundimit të luftës te ne nuk ka pasur, kurse përbuzje e nënqmim, pa respekt e jo nderim, fatkeqësisht ka pasur.


Atdheu e ka popullin zot, e populli si zoti i Atdheut, asnjëherë nuk është hakmarrë me perjashtim të votimit dhe rrezimit të pushtetit me votë, të tjerat kanë mbetur në mëshirë të fatit, dhe si të tilla, janë realitet i trishtueshëm.


Fati i politikanit veprimtarë kombëtar çlirimtar pa pushtet meritor, është tmerr kombëtar, është fiasko e politikes patriotike kombëtare.


Për të tilla dukuri, kurrë nuk kishte pasur ndëshkim, dhe zor se do të ketë ndonjëherë.

136 views0 comments