• Qazim Doda

NE NDERIM TË BACIT

Sot më 10 Prill 2022 në fsh. Greme, nderuam përvjetorin e 13 të ndarjes nga jeta të luftëtarit e komandantit të lavdishëm të tri Ushtrive Çlirimtare, Heroit të Kosovës Shaban Viqa – Bacit.

Në mesin e familjes së Bacit, shokëve, bashkëluftëtarëve e miqëve të ndryshëm nga të gjitha viset shqiptare, ishte edhe personaliteti i nderuar kombëtar, shqiptaro-amerikani Qazim Doda nga SHBA.

Isha i nderuar të merrja fjalën dhe në nderim të figurës së Bacit, të prezentoja edhe prezencen e shokut dhe mikut tim nga Amerika! Lavdi e përjetshme Bacit të pavdekshëm. Ismet Sylejmani, Prishtinë, 10 Prill 2022

8 views0 comments