• Qazim Doda

Ndahet nga jeta Ambasadori i SHBA-së James W. Pardew, miku e aleati i madh i popullit shqiptar



Ndahet nga jeta kontribuesi më i madh i Marrveshjes së Ohrit, Amasadori i Amerikës James W. Pardew, i cili ishte njëri prej nënshkruesve të Marrveshjes Korrnizë por edhe njëri prej mbështetësve dhe përkrahesve përmanent të implementimit të Marrveshjes historike të Ohrit, e cila ishte model dhe nga më të sukseshmet të luftërave në ish-Jugosllavi.


Populli shqiptar në përgjithësi dhe ai në Maqedoninë e Veriut në veçanti, do ti jetë në jetë të jetëve mirënjohës e falenderues Ambasadorit Pardew, për kontributin e madh në arritjen e Marrveshjes së Ohrit.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadori tashmë i ndjerë i sajë James W. Pardew, kanë luajtur rrolin krucial në arritjen e ndaljes dhe përfundimit të luftës dhe futjes së Maqedonisë së Veriut në proceset e mëdha paqësore dhe të pakthim, të cilat rezultuan me anëtarësim në NATO.



Më 4 Maj 2021, në gazetën ditore “ Epoka e Re”, kam botuar shkrimin:” James W. Pardew kontribuesi dhe përkrahësi më i madh dhe në vazhdimësi i Marrëveshjes së Ohërit”.

Shkrimin tim të botuar ia dergova në facebook Ambasadorit, pasi e kisha shok ne fb.


Ambasadori i nderuar me ktheu përgjigjje duke mu falenderuar për shkrimin dhe duke shtuar se Marveshja e Ohrit, ishte arritja më e madhe në karrieren e Tij.


Me rastin e ndarjes nga jeta të Ambasadorit të nderuar, unë sot në shenjë dhembjeje, nderimi, respekti e mirënjohjeje të madhe dhe të pafund, po e botoj një pjesë të letërkëmbimit, ku Ai ndër të tjera,më drejtohej personalisht.


“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”


Ma kërkoi adresën e banimit në Kosovë dhe më tha se do ta dërgoj me postë librin me nënshkrim.


Një muaj pas botimit të shkrimit tim, dhe pa u mbushur një muaj nga letërkëmbimi, më lëndon zemren dhe më këputë këmbët lajmi për vdekjen e Ambasadorit James W. Pardew.

Të qoftë i lehtë dheu, i dashur dhe shumë i nderuar Ambasador James W. Pardew.

Ndaj dhembjen dhe shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit Ambasador amerikan James W. Pardew.


Ngushllime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diplomacisë së Sajë, për humbjen e diplomatit të shquar e të sukseshëm.


Ngushëlilme Udhëheqësit të popullit shqiptar, shokut e mikut tim Ali Ahmeti, për humbjen e mikut të Tij të madh e të nderuar, Amasadorit amerikan James W. Pardew.


Me dhembje e nderim,

Ismet Sylejmani

Prishtinë, 7 Qershor 2021.

6 views0 comments