- Qazim Doda
Mbështjetje për veprimtarin shqiptaro-amerikan Arben Dautaj

PDK-ja ka vendosur të përfshijë edhe diasporën në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Edhe pse në SHBA nuk ka degë të kësaj partie, akoma vazhdojnë të qëndrojnë besnik adhuruesit e kësaj partie. Në përgjithësi, shqiptarët e Amerikës që e përkrahin PDK-në kanë qenë të përfshirë në aktivitetet e tyre edhe gjatë dhe pas luftës çlirimtar në Kosovë.
Kandidati për deputet nga SHBA është afaristi Arben Dautaj me prejardhje nga Drenica. Arbeni njihet për veprimtarinë e tij humanitare e patriotike në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Arben Dautaj garon në listen e PDK-së numër 79.
Stafi i Alban American Vision i jep mbështetjen kandidatit Arben Dautaj në këtë fushatë dhe i uron suksese në planet e tij.
Stafi i AA vision, New York