• Qazim Doda

KOMUNIKATA E PABOTUAR E KLUBIT POLITIK ”AFRIM ZHITIA”, PËR VIZITEN E PRESIDENTIT BUSH NË TIRANË

Updated: Aug 23



Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë


Klubi Politik”Afrim Zhitia” pas vizitës së Presidentit të SHBA-së në Shqipëri Z. Georg W. Bush, për opinionin publik lëshon:


K O M U N I K A T Ë


Vizita historike e Presidentit të SHBA-së në Shqipërinë Nënë Z. George W. Bush, ka bërë jehonë të madhe dhe atë jo vetëm në hapsirën gjithëshqiptare, por edhe në të gjitha qendrat ndërkombëtare të vendosjes dhe në të gjithë botën.


Populli shqiptar në Ballkan dhe kudo nëpër botë, pas vizitës së Presidentit të SHBA-së në Shqipëri Z. Georg W. Bush, me madhështi të merituar është ngritur në një stad të ri të zhvillimit të përgjithshëm kombëtar.


Vizita e Presidentit të SHBA-së në Shqipëri Z. Georg W. Bush, ka ndryshuar përfundimisht pozicionet politike dhe strategjike të shqiptarëve dhe fqinjëve në favor të Shqipërisë.

Klubi Politik “Afrim Zhitia” konstaton se pozicionimi i qartë dhe i prerë i Presidentit të SHBA-së Z. Georg W. Bush në vizitën e Tij në Shqipëri, në lidhje me Kosovën dhe të ardhmen e saj politike, ka rikthyer vemendjen e tërë opinionit botërorë nga Kosova, kurse për Kosovën dhe popullin e saj ka hapur faqe të reja të përspektivës së përgjithshme, por edhe ka shtruar për zgjidhje nyjen e saj- Pavarësinë, rreth të cilës po sillet faktori kombëtar dhe ai ndërkombëtarë.


Vizita e Presidentit të SHBA-së në Shqipëri Z. Georg W. Bush, përfundimisht i ka vënë pikat mbi i, sa i përket Pavarësisë së Kosovës sipas propozimit të Ahtisarit, por edhe ka sjellë risi të reja të integrimit politik, sepse me autorizimin që Presidenti i SHBA-së Z. Georg W. Bush i bëri Kryeministrit të Shqipërisë për të komunikuar me drejtuesit më të lartë të Kosovës, Tirana edhe zyrtarisht fitoi të drejtën për t’u impikuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.


Qendrimi i fortë dhe i pari pro Pavarësisë së Kosovës, që mbajti Presidenti i SHBA-së Z. Georg W. Bush në Shqipëri, Klubi Politik”Afrim Zhitia” shpreson dhe beson se Presidenti Bush, Pavarësinë e Kosovës e mendon me Mitrovicën në Kosovë dhe Serbinë jashtë sajë.


Klubi Politik”Afrim Zhitia” e vlerëson lartë ofanziven diplomatike të administratës amerikane në favor të Pavarësisë së Kosovës, deklaratë historike të kreut të SHBA-së në Tiranë.


Gjithashtu Klubi Politik”Afrim Zhitia” falenderon qëndrimin e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe disa shteteve tjera në mbështetje të qëndrimit historik proshqiptar të Presidentit të SHBA-së në Shqipëri Z. George W. Bush.


Klubi Politik”Afrim Zhitia” kërkon nga Federata Ruse dhe nga Presidenti Putin, të rreshtohen përkrah qëndrimit amerikan për Pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën e bëjmë me dije edhe njëherë Rusinë, se dielli serbo-rus mbi Kosovën ka përfunduar.


Klubi Politik”Afrim Zhitia” e falenderon Presidentin e SHBA-së Z. Georg W. Bush për qëndrimin e Tij historik për Pavarësinë e Kosovës.

Faleminderit President i SHBA-së Z. Georg W. Bush.

Populli shqiptar do të të jetë mirënjohës përgjithmonë.


Klubi Politik

“Afrim Zhitia”

Prishtinë, më 18.06.2007.

4 views0 comments