• Qazim Doda

Isa Mustafa armik i diasporës


Shkruan: Naim Balidemaj, New York Në kohën e Titos dhe më vonë Millosheviqit, diaspora shqiptare konsiderohej, në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm. Pikërisht, këta të papërshtatshmit-armiqë të Jugosllavisë, me sakrificë dhe mund e parashtruan të drejtën e shqiptarëve nëpër kancelaritë përëndimore, disa duke dhënë edhe jetën e vet. Me ngordhjen e titizmit dhe posaçërisht Millosheviqit, të cilin shqiptarët me bekim e aleatëve përendimor e çuan ne Hagë, është në grrahamat e fundit edhe mendësia e titistit dhe argatit të Millosheviqit, Isa Mustafa. Njëjtë, si Tito e Millosheviqi, që i ndanin shqiptarët në të ndershëm dhe të pandershëm, edhe këlyshi i fundit I tyre, Isa Mustafa po bën diferencim ideo-politik ndaj diasporës. E mirë ishte diaspora, atëherë, kur përmes 3% mbushte plancat dhe xhepat e Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit. E mirë ishte diaspora atëherë, kur përmes Fondit Vendlindja Thërret, i bëri disa leckamanë multi-milionerë. Madje kjo kastë e përbashkët bëri edhe ligjërisht, shkeljen më elemantare të drejtës themelore të mërgimtarëve, për të votuar dhe për tu votuar, vetëm e vetëm me një qëllim; zhvatjen e diasporës për interesa personale. (Personalisht, dy herë pas luftës kam marrë pjesë aktive në fushatën elektorale të PDK-së. Njoh mjaft bashkëveprimtarë që kanë bërë njëjtë si unë në taborin e LDK-së. Madje hera herës duke i acaruar raportet tona miqësore, për interese klanore të këtyre dy partive që ditën shaheshin e natën bënin pazaret e përbashkëta). LDK dhe PDK, krijuan Ministrinë e Diasporës, jo për tu marrë me diasporën, por për të përdorur diasporën si vegël për pastrimin e parave të tyre të pista E dijnë fare mire kjo kastë se kund dhe me kend i kanë off-shore-t, nëpër qendra të ndryshme përendimore, (New York, Chicago, Florida,Puerto Rico, Gjermani, Zvicër, Dubai…). Njëjtë kishte vepruar me disa mërgimtarë shqiptarë dikur Drejtori i Jugobankës në New York, Slobodan Milosheviq, me investime në pasuri të patundshme dhe pastrim të parave. Të njëjtit që ishin leva të Millosheviqit, u bënë leva të kastës LDK-PDK. Ky është vetëm një segment i vogël i dëshmisë se ku e koncentruan diasporën, këta “magnat” të politikbërjes së Kosovës. Andaj, tendenca e LVV, për të amandemtuar në kuvend projektligjin për diasporën, i pengon Isa Mustafës dhe sojit të tij nëpër partitë tjera politike që tashmë fatmirësisht verdikti popull i çoi në opozitë. Projektligji mbi diasporën duhet të kaloj sa më pare në Kuvend. Ata që janë kundër këtij projektligji, tashmë të stërvonuar, sot dalin me deklarata qesharake; “se ky projektligj duhet inicuar nga opozita dhe shoqëria civile”. A nuk ishte LVV, sa ishte në opozitë, ajo që kërkoi amandamentimin e këtij ligji, por kërkesa e saj nuk u miratua kurrë. Çdo këshillë e Isa Mustafës është në dëm të Kosovës. Jetoi me turp dhe po ik me turp. Nëse klasa e re e institucionalistëve të Kosovës e anashkalon diasporën, duke u marrur me off shore dhe sherbëtorët e magnatëve të deridjeshëm do i sjell dëme të mëtejme diasporës dhe shtetësisë së Kosovës.

15 views0 comments

Subscribe to Our Newsletter

  • White Facebook Icon

© 2020 by Albanian American Vision.