• Qazim Doda

ENVERIZMI DHE TITIZMI



Enverizmi dhe titizmi ishin dy platforma që luftonin njëra tjetrën për jetë a vdekje. Enverizmi dhe titizmi, kishin përballje titanike dhe ndeshje e pamëshirshme kundër njeri tjetrit. Enverizmi doli fitimtarë dhe triumfoi mbi titizmin, kurse titizmi u shëndrrua në humbës dhe u pasua me shkaktimin e tragjedive të mëdha, gjenocid, masakra e terror, u la në gjak gjithëçka në truallin e ish -ish-jugosllavisë.

Enverist ishin vetëm shqiptarët dhe vetëm në Shqipëri, pastaj enverist ishin shqiptaret e organizuar politikisht edhe në Kosovë e vise dhe kudo nëpër kontinente të globit. Titist në anën tjetër nuk ishin vetëm maqedonët, boshnjakët, malalzezët, sllovenët, serbët e kroatët dhe nacionalitete tjera, por titist e përfaqësues të titizmit ishin edhe disa dhjetra mijëra shqiptarë në ish-Jugosllavi.


Shkolla enveriste dhe ajo titiste ishin me programe të kundërta e të ndryshme. Shkolla enveriste ishte shkolla e bashkimit kombëtar. Shkolla titiste ishte shkolla e kombeve dhe kombësive. Enverizmi të mësonte historinë e lavdishme të Shqiperisë e të Skënderbeut, të Lidhjes së Prizerenit e të Pavarësisë së Shqipërisë, të mësonte për luftërat dhe betejat heroike të Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Azem Galicës etj., të LANÇ-së dhe të përspektivës kombëtare.

Titizmi të mësonte për historinë e republikave dhe krahinave jugosllave, për carët, për mbretër e krajlët serb, për përspektivë të vëllazërim bashkimit.

Veprimtari e aktivisti enverist, ka qenë kombëtarisht i brumosur dhe katërciperisht i vendosur të luftojë deri në frymën e fundit, për të realizuar programin e bashkimit kombëtar. Titisti ka qenë pa Atdhe, i edukuar dhe i rritur në frymë anarkiste dhe në masë të madhe i përpunuar kundër aspiratave kombëtare të mirëfillta dhe puro shqiptare. Enverizmi e ka ushqyer në mënyrë përmanente dashurinë për popullin, Atdheun dhe Kombin, për prosperitetin dhe progresivitetin, për mbarëvajtjen dhe për ngjitjen pafund drejtë majave të larta të lavdisë, të kulturës, të dijes e të shkencës shqiptare.

Titizmi ka ushqyer urrejtje e ndarje ne mes republikave e popujve në ish-jugosllavi, ka mbjellur farën e gjakderdhjes, dhe masakrave e gjenocidit, që më vonë u bënë pasqyra dhe fundi i saj tragjik.

Enveristët luftonin me heroizëm dhe kundërshtonin me çdo mjet të mundshëm shpërnguljen e popullit shqiptar në Turqi e gjetkë.

Titistët serbo-maqedono-malazez, hartonin platformën e shpërnguljes së shqiptarëve dhe zbatonin aplikimin e elaborateve shfarosëse të Andriqit, Qubrilloviqit etj…, kurse titistët shqiptar kurrë nuk u distancuan nga një platformë e tillë në kohë të duhur dhe hapsirë. Enveristët ëndrruan dhe e bënë realitet në vitin 1972 mbajtën Kongresin historik dhe arritën unjësimin e gjuhës standarde shqipe.

Titistët gjuhën shqipe e kishin të parëndësishme dhe në vend e krahas saj, shqiptarëve ua mësonin edhe serbokroatishten e gjuhë të tjera që fliteshin në ish-Jugosllavi. Enverizmi ka qenë platforma fitimtare politiko-ushtarake e organizatave politiko-ilegale patriotike në Kosovë e Vise.

Titizmi ka qenë platforma shpirtërore e organizatave të LKJ-së për Kosovën, të LSPP-së dhe të LRSJ-së të gjitha këto kundërshtarë të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Organizatave liridashëse dhe të LPRK-së.

Enveristët ishin ata bijë nënash që i nxorrën gjokset e tyre dhe i vunë shpatullat për të quar përpara çështjen kombëtare dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e pazgjidhur kombëtare.

Titistët ishin ata klysh bushtrash, të hurit e të litarit që i kishin koncentruar forcat e tyre djallëzore për të mposhtur çdo gjë progresive shqiptare dhe të mbështetur e të përkrahur nga Shqipëria.

Enveristët që me përfundimin e LDB-së u angazhuan parreshtur për çlirimin dhe pavaresinë e Kosovës nga Serbia përkatësisht Jugosllavia.

Titistët gjatë tërë periudhës së pasluftës e deri në kohën e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990 e këndej, ishin në anën e kundërt të platformës së enveristëve për Kosovën, dhe krejt në fund u detyruan të largoheshin nga titzmi praktik, sepse u lanë në rrugë dhe u braktisën, ngase doli në skenë krimineli e gjakpirësi Millosheviq dhe praktikisht në Kosovë u krijuan parakushtet e fillimit te luftes frontale të armatosur.

Enveristët janë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Titistët ishin kundër luftës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës, e njëkohësisht ishin kundër largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova.

Enveristët ishin dhe janë shqiptarë liridashës dhe luftojnë për të drejtat dhe liritë ne radhë të parë për pjestarët e popullit shqiptar.

Titistët ishin dhe mbeten kundër aspiratave liridashëse të mirëfillta shqiptare, janë antienveriste të tërbuar dhe brenda kampit të tyre kanë një thes të mbushur me të gjitha gjinitë, racat e facat dhe përfaqësohen me të gjitha gjuhët e republikave jugosllave. Enveristët janë nderi dhe krenaria e popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit. Titistët janë faqja e zezë, janë pa Atdhe e pa Komb.

Enveristët janë pasardhësit dhe vazhduesit e figurës lavdimadhe të Enver Hoxhës. Titistët janë pasardhësit e xhelatit jugosllav Josip Broz Tito, jugosllavia e të cilit, u shpërbë, u bë copa-copa dhe u la në gjak.

E ardhmja është e enverizmit dhe enveristëve.

Titizmi dhe titistët i pret vdekja e sigurtë dhe do të shuhen përgjithmonë, farë e flliqur antishqiptare ishin.

Rroftë enverizmi! Poshtë titizmi!

P.S: ENVERIST m. (Enver Hoxha) Ai që është mbrujtur me parimet e enverizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, ithtar i enverizmit. Enverist i vërtetë. ENVERIST mb.

1. Që i përket enverizmit, që përmban e shpreh idetë e enverizmit, që është veçori e enverizmit; që ka të bëjë me enverizmit, me mbrojtjen dhe me zbatimin e tij; që përbëhet nga ithtarë të enverizmit. Doktrina enveriste. Parime (norma) enveriste. Në rrugën enveriste. Shumica enveriste.


2. Që është mbrujtur me parimet e enverizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, që është ithtar i enverizmit. Udhëheqës (luftëtar) enverist.


Ismet Sylejmani, Prishtinë, 25 Gusht 2021

17 views0 comments