Category: Uncategorized

KUR HASHIM PASHA E BËN KOSOVËN HASHA

  Shkruan: Agim Sylejmani, Zvicër   Parlamenti Evropian e kishte paraparë pas disa muajve të vë në rend dite dhe të shqyrtojë e ta hedhë në votim çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Por, më 12 shtator 2018 në lajme u njoftua se çuditërisht të nesërmen në rendin e ditës në mbledhjen



AA Vision/ Ismet Sylejmani: Fjalimi për heronjët Besim Latifi dhe Skender Munolli

AA Vision/ Ismet Sylejmani: Fjalimi për heronjët Besim Latifi dhe Skender Munolli

https://www.youtube.com/watch?v=dBwPRFKTqvU&feature=youtu.be

Me rastin e 28 vjetorit të rënjes heroike të Besim Latifit dhe Skender Munollit në Pollatë të LLapit u mbajt një tubim përkujtimor. Ja fjalimi i plotë i Ismet Sylejmanit:

POLLATA LEGJENDARE

E dashur dhe shumë e nderuar familja Munolli e Pollatës!

Të dashura dhe të nderuara familje të heronjëve të deshmoreve Besim Latifi dhe Skender Munolli!

Të dashur dhe shumë të nderuar familjarë të heronjeve dhe deshmoreve të Atdheut!

Të nderuar të pranishëm, veprimtarë, patriot ish – të burgosur politik, luftetarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantë!

Është knaqësi dhe nderë i madhë të flasësh në Pollatë përpara këtij vendi që është deshmi e gjallë e luftës dhe heroizmit të pashembullt të vitit 1990!

Është thënë dhe shkruar gjithmonë nëpër histori se çdo pëllëmbë e Atdheut tonë, është histori e madhe dhe e lavdishme!

Por ky vend këtu është histori që na ka mësuar dhe na ka bindur se lufta për lirinë e popullit shqiptar është e mundeshme dhe çlirimi i Atdheut bëhet vetëm me luftë të armatosur!

Krahina e Llapit nga ky vend e ka marrë nismen e parë, se lufta kunder Serbisë bëhet me sukses të madh por gjaku është e pashmangshme që të mos derdhet!

Të gjith e dimë se viti 1990 është vit i madh, sepse Pollata e ka shkundur përgjithmonë nga gjumi popullin dhe politikanët pacifistë, sepse pa luftë të armatosur nuk bëhet e mundëshme liria dhe pavarësia e popullit tonë!

Kësaj ngjarje dhe kësaj lufte të madhe këtu të Munollëve të lavdishëm, i ka paraprirë Çeta heroike e Llapit , i ka paraprirë gjaku i derdhur për liri i Ali Ajetit , i Bedri Sokoli , i Afrim Zhitisë dhe i Fahri Fazliut!

Ajo ka qenë pararëndsja e betejes këtu që është zhvilluar me pushkë e me bomba, me barut që është larë me gjak.

Gjaku i Besimit dhe gjaku i Skenderit, ka qenë vula përfundimtare, dhe është nisur fillimi i krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Hasan Ramandani është vazhduesi besnikë i heroizmit masiv të Munollve.

Është e pashmangshme që të mos përmendet profesori i matematikes Isuf Latifi, i cili me laps dhe me ditarë përpara nxënseve i ka braktisur ato dhe ka kapur pushken e luftës për liri, dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtu në këtë vendë ka pasur kuptim më shumë se kudo, sepse e ka lidhur Demë Ahmetin dikur, e ka lidhur folenë e të burgosurve politikë ku ka qendruar edhe Metush Krasniqi këtu, e ka vazhduar me luftën heroike të Munollëve, kjo ngjarje e 28 viteve që koinsidon me ditën sot dhe ditën atëherë, neve na obligon shumë!

Munollëve dhe Pollatës, populli shqiptar jo vetëm që duhet t’iu përulet pëgjithmonë, por edhe ju ka borgj!

Lavdi e përjetshme!
Nderë dhe Lavdi përgjithmonë!

Ismet Sylejmani
Pollatë, 13 shtator 2018!



Te “Vatra”, u përmbyllën aktivitetet e “Javës kulturore shqiptare në SHBA”

Nju Xhersi, 8 korrik 2018 – Me prezantimin në Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, dega në Bronks të Nju Xhersit, dje u përmbyllën aktivitetet e “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, të organizuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Të pranishmëve në fillim iu drejtuan nënkryetari i Federatës“Vatra”, Agim Rexhaj, dhe kryetari



AA Vision “ME SHQIPTARËT E AMERIKËS: Qazim Doda: Shën Tereza

AA Vision "ME SHQIPTARËT E AMERIKËS: Qazim Doda: Shën Tereza from qazim doda on Vimeo.

Me 07 shtator 2016 në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës u organizua ekspozita për Shën Terezen.
Kjo ekspozitë u përgatit nga një grup i madh hulumtuesish që vërtetojnë identitetin shqiptar të Gonxhe Bojaxhiut Shën Terezës. Hulumtimet kanë filluar nga studijuesi Albert Ramaj i cili vjen nga familja e Zef Ramës i cili e ka pagëzuar Gonxhe Bojaxhiun. Organizimi dhe kompletimi i këtyre hulumtimeve u bë nga Instituti për Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve me seli në Shkup i cili udhëhiqet nga historiani Prof. Dr. Skender Asani.
Iniciativa për këtë ekspozitë u ndërmorr nga Qazim Doda i cili e përfaqësonte grupin e studijuesëve për identitetin e Shën Terezës.
Konsulli Fatmir Zajmi dhe Ambasadorja Teuta Sahatçiu bashkë me grupin e tyre e përkrahën këtë nismë dhe e organizuan ekspozitën në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York ku u ftuan ambasadorë të shumë shteteve dhe përfaqësuesi i Vatikanit pranë OKB-së në New York.
Kjo ekspozitë ishte emëruar: ” Shenjtorja Shqiptare nga Shkupi.”



Karl Popper dhe Shoqëria e Hapur

Shkruan: Mr. Sc. Blerta Haxhiaj “Government of the people by the people for the people” – Në shoqërinë e hapur çdo qytetar duhet të angazhohet ne mendimin kritik, e cila kërkon lirinë e mendimit, shprehjen, institucionet ligjore dhe kulturore të cilat e thjeshtëzojnë këte. Analogjia e Popperit haset mes problemeve qe zgjidhen permes shkencës dhe



Erotizmi i George Bataille

Nga Mr.Sc. Blerta Haxhiaj Që nga publikimi i librit (Editions de Minuit, 1957) edhe pse nuk ishte në rrethin e intelektualëve francez, Bataille nuk mund të rrijë nën hije. Vincent Descombes në “Modern French Philosophy” edhe pse ishte një udhërrëfyes i Bataille, përmendet vetëm kalimthi. Për çfarë na shërben Erotika e Bataille edhe pse duket



Déjà vu

Shkruan: Pranvera Shehaj, Itali   Kur koha ta fal lirine, liria s’perben me interes. Kur dhimbja te behet rutine, rutina te duket me vlere! Edhe kur absurditeti i egos njerezore te shuhet ngadale, edhe atehere do kete vend per urrejtje, per lote, per ulerima qe zevendesojne ujqerit e nates … edhe atehere do kete shpirtra



Aktori dhe poeti i njohur shqiptar Çun Lajçi përshkruan thirrjen e Shote Galicës për Azem Bejten

  Shota thirri n’tela kange   ( Azem Bejta ) Diçka Donte me thanë e fjala si dilte Shota i rrinte plis mbi krye, Lotët Pikëpikë ia lagshin mendimet Atij Hija e shtrime mbi katër krah   Siqevës ishte tue i kapercye!   Kur Dielli duel e toka u avullue Ky rrëshqiti damarve t’dheut, Sytë



EPOPEJA E UÇK-së NË NEW YORK

Shkruan: Adrian Grajçevci Popujt që nuk mësojnë dhe nuk i kujtojnë sakrificat, i përsërisin ato. Populli shqiptar edhe mëson edhe i kujton sakrificat e tij heroike. Me datën 6 Mars 2016, e dielë, komuniteti shqiptaro-amerikan prej orës 12 deri në ora 1 PM te varrezat e Dëshmorëve Bytyqi në Yonkers, nderon rënien e tre vëllezërve Bytyqi



Jonuz Musliu mbështet aksionin e VV-së

  Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, e ka mbështetur aksionin e sotëm të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, ku rrotulluan një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. “Sot, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. Ky aksion