Category: Sports

Mark Juncaj: Kurimi i vartësisë së alkoolit

Nga: Ermira Babamusta Mark Juncaj është sportist amerikan me origjinë shqiptare që njihet me emrin Mark Superfit. I lindur dhe rritur në Detroit, Miçigan nga dy prindër shqiptar, Kola dhe Tolja Juncaj, nga Hoti, afër Tuzit të Malit të Zi. Ai ka mbaruar diplomën universitare në Manaxhim të Biznesit, dhe tani po ndjek studimet për



Sfidat e reja të Shemsi Beqirit

Vetëm dy ditë na ndajnë nga momenti kur Shemsi Beqiri do të ngjitet në ring për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës për të 12-tën herë radhazi. Ftohen shqiptarët e Zvicrës që të marrin pjesë në këtë ngjarje historike për sportin shqiptar.    



Produksioni Shqiptar nga Maqedonia “Frame In” Fiton Dy Çmime nga Adidas

Shkruan: Ermira Babamusta Ph.D. Produksioni shqiptar në Maqedoni “Frame In Production” fitoi dy çmime nga firma e njohur botërore Adidas në garën e fotove. Në këtë garë, zhvilluar në Belgjikë, morën pjesë mbi 3,500 produksione nga e gjithë bota ku kompania shqiptare Frame In u përzgjodh fituese në kategorinë A. Midis tyre morën pjesë edhe Vipa, modelë, sportistë



AA Vision-ME SHQIPTARËT E AMERIKËS: Sabije Dervishi Veseli

AA Vision-ME SHQIPTARËT E AMERIKËS: Sabije Dervishi Veseli from qazim doda on Vimeo.

Sabije Dervishi Veseli i uron festën e Flamurit të gjithë sgqiptarët kudo që janë.
Sabije Dervishi Veseli është autore e 5 librave të zhanrit jorror. Jeton dhe krijon në shtetin New Jersey-SHBA



Peticion: Të hiqet statusi kandidat i Serbisë për në BE; t’i jepet fund dhunës ndaj shkeljes e të drejtave të njeriut mbi shqiptarët

Nga Ermira Babamusta, Ph.D.

I bëj thirrje të gjithë shqiptartët të kontaktojnë qeveritarët dhe organet e larta të komunitetit ndërkombëtar si OKB, BE, NATO, etj me këtë peticion, nënshkruar në emrin dhe adresën tuaj.
ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të paraprijnë në çështjet emergjente të shkeljes të drejtave njerëzore ndaj shqiptarëve sot.
Më 14 tetor 2014, 45 qytetarë shqiptarë u arrestuan në Aeroportin e Beogradit, duke përfshirë edhe Ambasadorin shqiptar, z. Ilir Boçka. Një grup gazetarësh, biznesmenë dhe titullarë nga Shqipëria, në udhëtim për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri, u ndaluan në mbasdite, sepse një shqiptar po udhëtonte me shallin e përfaqësueses kombëtare. Autoritet serbe të aeroportit nuk dhanë asnjë shpjegim dhe arrestuan pa bazë ligjore 45 shqiptarë. Kjo është shkelje direkte e Nenit 2, 7, dhe 9 e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njerit. Ky skandal diplomatik u acarua shumë shpejt me abuzime kundra të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve, nga aktet e dhunës Serbe gjatë lojës së futbollit.
Ne jemi thellësisht të shqetësuar që përjetuam një lojë, e cila pasqyroi gjëndje lufte, ku 5,000 forca policore serbe bashkë me forcat e sigurisë kombëtare serbe, rrethuan Stadiumin “Partizani” në Beograd, me 14 tetor 2014, ku nuk lejuan asnjë me pashaportë shqiptare të hyjin në stadium. Ky nivel sigurie ësht rast paprecedent në historinë botërore. Federata e Futbollit të Serbisë përveç kushtete të tjera diskriminuese ka: (1) mohuar bileta dhe hyrje të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj; (2) ndaluar udhëtimin e ekipit të Kombëtares Shqiptare “Kuq e Zi” të udhëtojnë të shoqëruar me tifoza shqiptarë. Këto rregulla raciste, të miratuara nga shteti i Serbisë, janë në kundërshtim të rregullores së UEFA’s “Fair Play”, dhe nuk promovojnë bashkim dhe solidaritet në futboll.
Jemi thellësisht të indinjuar që policia serbe, lojtarët e ekipit serb dhe tifozat serb sulmuan brutalisht tre lojtarë shqiptarë në dhomën e zhveshjes. Në fakt, gjatë lojës tifozat serb kanë goditur drejtëpërdrejtë lojtarët shqiptare me shishe, gurë, karrike dhe fishekzjarre. Asnjë zyrtar i lojës, dhe as policia serbe nuk i ndaluan këto akte dhune. Fotografi dhe video të publikuara tregojnë një sërë rastesh kërcënimi dhe dhunë fizike ndaj ekipit shqiptar, nga lojtarët dhe tifozët serb, si dhe nga e njëjta forcë policore serbe, e cila kishte për detyrë të zbatonte masat e sigurisë. Parrullat raciste “Vrisni Shqiptarët” nga lojtarët dhe tifozat serb ishte po ashtu e papërgjegjëshme. Loja Serbi-Shqipëri u ndërpre nga gjyqtari anglez Martin Atkinson për shkak të traumës psikologjike dhe dhunës fizike ushtruar ndaj ekipit shqiptar gjatë ndeshjes në Beograd.
Këto janë shkelje serioze e të drejtave të njeriut, në një kohë kur Bashkimi Europian hapi negociatat zyrtare per anëtarësimin e Serbisë në BE me 21 Janar 2014. Ndërsa këto shkelje vazhdojnë sot, (1) mijëra shqiptarë në Luginën e Preshevës Shqiptare (Serbia Jugore) janë arrestuar, toturuar, vrarë, dhe vazhdojnë të kenë shkelje brutale e të drejtave të njeriut për dekada; (2) dhjetëra mijë shqiptarë në Kosovë janë vrarë dhe persekutuar nga autoritet serbe në fushatat e spastrimit etnik; (3) diskriminim, rracizëm dhe shkelje e të drejave të njeriut ndaj shqiptarëve etnik në Maqedoni (1 million shqiptarë), duke përfshirë edhe arrestimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm pa prova dhe fakte, që rezultoi në protesta paqësore të shqiptarëve në mbarë botën në Amerikë dhe Europë; (4) rracizëm dhe shtypje të shqiptarëve në Mal të Zi: largim me dhunë nga trojet e tyre dhe mohimi i mësimit të gjuhës shqipe dhe simmboleve kombëtare; (5) Greqia, anëtare e BE-së, sot refuzon të drejtat e njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë: 300,000 në Shqipëri, 100,000 shqiptarë ortodoks në Çamëri, dhe mbi 200,000 në Europë dhe Amerikë; duke iu mohuar të drejtën e kthimit të pronës, të drejtën e rikthimit në vendlindje, të drejtën e gjuhës amëtare, duke moslejuar futjen e shqiptarëve çam me pashaporta shqiptare në Çamëri (Greqi) për të vizuar varret e të parëve dhe pronat e tyre; Greqia akoma nuk ka hequr ligjin absurd të luftës me Shqipërinë. Po ashtu mbi 500,000 shqiptarë të emigruar në Greqi, u mohohet e drejta e gjuhës amëtare, e punësimit, e identitetetit kombëtar, në shumë raste duke i arrestuar dhe vrarë pa shkak. Nga viti 1998-2002, 502 fëmijë shqiptarë romë u zhdukën nga Instituti i Fëmijëve në Athinë, “Aghia Varvara”, duke shkelur Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve.
Në interes të mbrojtes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ne ju kërkojmë:

Të merren masa urgjente kundër personave përgjegjës serb, që kryen akte dhune dhe abuzim fizik ndaj lojtarëve shqiptarë në lojën zhvilluar në Beograd. Ne i kërkojmë
UEFA-s të heqi dhe penalizojë lojtarët serb që thyen rregulloren e UEFA-s, dhe sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptar.

I bëjmë thirrje qeverisë së Serbisë të shkarkojë nga puna policët serb që bënë brutalitet policor kunda skuadrës shqiptare, dhe t’i dënojë penalisht.

Ne kërkojmë që Komisioni Europian të heqi statusin kandidat të Serbisë për në BE.
Të merren masa për shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Ne kërkojmë që Kombet e Bashkuara të krijojnë një mandat për të drejtat e njeriut, për të mbrojtur shqiptarët etnik në këto territore. Të zbatohet Marrveshja e Ohrit (2001), ku shqiptarët etnik të mos trajtohen si qytetarë të dorës të dytë.

I kërkojmë Kongresit Amerikan të krijojë një projekt-ligj që ofron përkrahje financiare dhe mbështetje nevojave dhe të drejtave të shqiptarëve nëpër botë (prej 15 milion).

T’i bëhet presion qeverisë Serbe me letra, takime dhe dhe deklarata për: (1) njohjen e pavarësisë së Kosovës; (2) Serbia të kërkojë falje publike ndaj qytetarëve të Kosovës për krimet; (3) dhe të japi dëshshpërblimet e luftës.
Kërkojmë që politika e jashtme Amerikane, si gjithmonë, të paraprijë për mbrojtjen e shqiptarëve, në bashkëpunim me BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Populli shqiptar historikisht është paqësor, liridashës, që mbrojti qytetërimin Europian ndër shekuj, dhe i vetmi popull në botë që shpëtoi çdo jetë çifute nga regjimi hitlerian në Luftën e II Botërore; sot ky popull shtypet dhe dhunohet.
Lutemi të plotësohen këto kërkesa, sepse janë në të mirë të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe Evropë.

To: Barack Hussein Obama, President of United States
Ban Ki-moon, Secretary-General of the United Nations
European Commission: Humanitarian Aid and Civil Protection (ECHO) Department; and Enlargement Department (ELARG)
Jens Stoltenberg, Secretary General of NATO
Michel Platini, President of UEFA
Robert Menendez, Chairman of the United States Senate Committee on Foreign Relations
15 October 2014
Petition: Remove Serbia’s EU candidate status; end human rights violations against Albanians
The United States and the international community must demonstrate leadership in addressing the human rights violations emergency facing Albanians today.
In 14 October 2014, 45 Albanian citizens were arrested at Belgrade Airport, including the Albanian Ambassador, Ilir Boçka. The group consisted of Albanian journalists, businessmen, and dignitaries and they were travelling to watch the Serbia-Albania soccer match being held in the afternoon. It appears because; one Albanian person was wearing a soccer scarf from his national team. The Serbian airport authorities did not give any explanation about the unlawful arrest. This is a direct violation of Article 2, 7 and 9 of the Universal Declaration of Human Rights, on the basis of ethnic discrimination, free movement of persons and arbitrary arrest violations. This diplomatic scandal quickly escalated to grave human rights abuses against the Albanian team by Serbian violent acts during the soccer game.

We are profoundly concerned that we witnessed a state-of-war soccer game, where 5000 Serbian police forces, including the Serbian National Security, surrounded the Partizani Stadium in Belgrade on 14 October 2014, not allowing anyone with Albanian passports to enter the stadium. This level of security is unprecedented in the history of football. The Football Federation of Serbia among other discriminatory conditions: (1) denied tickets and entrance to Albanians from Albania, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Macedonia, etc; (2) did not allow the Albanian National Team “Kuq e Zi” to travel with their official fan club members. These particular racist policies adopted by Serbia are against UEFA’s policies of “Fair Play” and do not promote football in a spirit of unity and solidarity.
We are deeply disturbed that Serbian Police, Serbian soccer team players, and Serbian fans brutally attacked three Albanian players in their changing room. In fact, when it was the turn of the Albanian players to kick the ball. Serbian fans in the stadium threw bottles, rocks, chairs, and fireworks directly at the players while the game was going on. Neither game officials, nor any Serbian police stopped these violent acts. Photographs and videos made public reveal a number of occasions of threats, and physical violence made against the members of the Albanian national soccer team by the same armed Serbian police, who were supposed to provide security and control the crowd. The racist chants by the Serbian players and fans “Kill the Albanians” was equally irreprehensible. The Serbia-Albania game was halted by the English referee Martin Atkinson, due to the complete breakdown in order.
These are serious human rights violations, especially in the light of the fact that EU recently started Serbia’s accession negotiation on 21 January 2014. As these abuses continue today, (1) thousands of Albanians in the Presheva Valley in Southern Serbia have been arrested, tortured and killed and continue to suffer brutal human rights violations for decades; (2) tens of thousands of ethnic Albanians were killed and persecuted by the Serbian authorities in ethnic cleaning campaigns in Kosova; (3) discrimination, racism and human rights abuses against ethnic Albanians in Macedonia (1 million Albanians), including the recent arrest of six ethnic Albanians sentenced to life imprisonment with little evidence. (which resulted in global-wide Albanian peaceful protests in both the United States and Europe); (4) racism and repression of Albanians in Montenegro: forceful expulsion of Albanians from their land and denial of the right to Albanian language and national symbols; and (5) Greece, an EU member, today refuses human rights to the ethnic Albanians of Chameria: 300,000 currently in Albania, 100,000 orthodox Cham Albanians in Greece, and over 200,000 expelled from Europe and USA. Greece denies their right to the property, the right of return to their native land, denying entrance of any Cham Albanians with Albanian passports to visit the graves of their forefathers; the right to the Albanian language. Greece has yet to abolish the state of war law with Albania. Additionally, 500,000 Albanian emigrants in Greece are denied the right to Albanian language, the right to work, the right to national identity, in many cases unlawfully arrested and killed. Between 1998-2002, 502 Albanian Roma children went missing from the Athens children’s institution “Aghia Varvara”, violating the UN Convention on the Rights of the Child.

In the interest of peace, democracy, and human rights, we ask that you:

Take urgent measures to hold responsible the Serbian individuals who committed violent acts and physical abuses toward the Albanian players at the soccer game in Belgrade. We call on UEFA to immediately remove and penalize the Serbian soccer players who violated UEFA policy and violently attacked the Albanian players.
Urge the Serbian Government to remove from duty the Serbian police officers who committed police such brutality against the Albanian soccer team.

We call on EU Commission to remove Serbia’s candidate status.

Take action against the human rights violations facing the Albanian people living in Serbia, Montenegro, Macedonia and Greece. We urge the United Nations to create a human rights mandate for the protection of ethnic Albanians in these territories. We urge that the 2001 Ohri Agreement is implemented to develop a multi-ethnic society in Macedonia, a state that continues to treat Albanians as second-class citizens.

We call on the United States Congress to create a bill that offers support and funding to address the needs and rights of ethnic Albanians around the world.

Put pressure on the government of Serbia through letters, meetings and statements to:(1) recognize Kosovo; (2) give a public apology to the citizens of Kosova for the Albanian ethnic cleansing; and (3) paywar repatriation.
We urge that United States to take the lead, as always, in the protection of Albanians, in collaboration with the EU and the international community. The Albanian people are peaceful, promoters of peace, who have protected the European civilization for decades; and is the only nation that saved every Jewish life from Hitler’s regime during WWII: today Albanians are suffering of injustice.

We kindly ask for your attention to these important matters, because they are crucial to the peace and regional stability in the Balkans and Europe.
Sincerely,
Ermira Babamusta, Ph.D.
https://petitions.whitehouse.gov/petition/support-albanian-human-rights-equality-balkans/qN1g1ZjL



AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: Njoftim për fillimin e mësimit në gjuhën shqipe


AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim… by aavisiontv

N J O F T I M

Njoftojmë komunitetin Shqiptar të New Yorkut, se Shkolla Shqipe në Bronx me datën 4 Tetor 2014 do të bëjë regjistrimin e nxënëseve për vitin shkollor 2014/2015 duke filluar në ora 9:00 të mëngjesit. Po këtë ditë do të filloi procesi mësimor. Mësimi do të mbahet çdo të shtune prej orës 10:00 AM – 1:00 PM, në këtë adresë:

Bronx Community College
2155 University Avenue
Bronx NY 10453
Për informata më të hollësishme kontaktoni këta numra të telefonit:
347-316-6686
423-747-5100
914-582-3985

Ju Mirëpresim,
Drejtoria e Shkollës Shqipe Në Bronx



AA Vision: ” SHQIPET IN THE CITY ” hosted by Blerta Alikaj

AA Vision: ” SHQIPET IN THE CITY ” hosted by Blerta Alikaj from qazim doda on Vimeo.

“SHQIPET IN THE CITY” is a new show hosted by: Blerta Alikaj, Linda Zoraqi , Kledia Perolli and Leida Kapllani.
This is the first show .
Honored guest is Bukurie Navon.
This is an exclusive show aired by AA Vision in New York.



AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: DËSHMORI VEZIR ADEMAJ “ALFREDI”

AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: DËSHMORI VEZIR ADEMAJ “ALFREDI” from qazim doda on Vimeo.

.

Vezir Ademaj “Alfredi ” e fali gjakun për lirinë që ne sot e gëzojmë

Nevoja për një luftë çlirimtare në Kosovë nuk kishte alternative
Lufta Çlirimtare në Kosovë nuk ishte e rastësishme, vendi ishte i robëruar nga Serbët për një shekull dhe strategjia për çlirimin e vendit duhej të ndryshonte nga ato të më hershmet.
Kosova një vend i robëruar në juglindje të Evropës përbëhej nga shumica shqiptare që nuk gëzonte të drejtën elementare për të jetuar të lirë.
Mungonte çdo gjë në Kosovë, jo vetëm liria e të shprehurit, por edhe liria e egzistencës si shqiptar, kjo e shtyri popullin e Kosovës që të ndryshojë strategjinë e veprimit nga një rezistencë pasive dhe nënshtruese që çonte drejt asimilimit, në një rezistencë aktive, pra luftë të armatosur që çonte drejt çlirimit.
Formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte marrë hov në fillim të viteve të 90-ta, por nga fundi i kësaj dekade gjërat filluan të dalin në skenë. Serbia nuk e kishte ndërmend të largonte forcat pushtuese nga Kosova dhe represioni shtohej dita ditës. Rinia kishte mundësi të kufizuara të jetonte në Kosovë duke u persekutuar për mos pjesëmarrjen në luftën që serbët e zhvillonin kundër popujve të tjerë. Kosova kishte filluar të zbrazej dhe populli kishte filluar të pajtohej me politikën nënshtruese të lëvizjes pacifiste në Kosovë.
Në mërgim radhët ishin të gjata për t’ju bashkangjitur UÇK-së dhe Vezir Ademaj ishte ndër të parët
Në mërgim u largua pjesa më vitale e popullsisë dhe ishin vendosur në përgjithësi në shtetet perëndimore ku ndihmonin familjet e veta dhe filluan parapërgatitjet e tyre për një luftë të mundshme në Kosovë. Sapo filloi lufta ndërmjet Ushtarëve të UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe, në perëndim të Evropës filloi mobilizimi i menjëhershëm dhe radhët për të marrë pjesë në luftën çlirimtare ishin të gjata.
Shqiptarët në Zvicër ishin ndër më të organizuarit dhe ju përgjigjën luftës menjëherë, jo vetëm me para, por edhe me vullnetarë. Janë të shumtë dëshmorët që u vranë në Kosovë të cilët ishin nisur nga Zvicra, kësaj radhe po ndalemi tek dëshmori i lirisë Vezir Ademaj.
Nga një sportist i dalluar në Zvicër, u bë një ushtar i vijës së parë të frontit
Ai ishte një sportist i dalluar ne artet luftarake, njëri ndër më të suksesshmit në Kik-Boks dhe gëzonte një autoritet tek zvicerianët por edhe tek komuniteti shqiptar në Zvicër, ishte anëtar i Federatës Zvicerane të Kik-Boks-it dhe i ishte nisur rrugës së vështirë për fitimin e titullit kampion Evropian. Paratë që i fitonte me e punën e tij, ia dhuronte Kosovës, në këtë rast jo familjes por njësiteve që kryenin sulme kundër caqeve serbe para fillimit të luftës. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Veziri e la karrierën e tij në Kik-Boks dhe ju bashkëngjit radhëve të UÇK-së. Edhe pse i përgatitur shume mirë fizikisht, ushtarakisht dhe moralisht, ai e vuri veten në dispozicion të UÇK-së në çfarëdo detyre që do t’i caktohej nga eprorët. Në fillim u emërua udhëheqës që të përgatiste njësitin special dhe me vonë u aktivizua në Smolicë ku zhvilloheshin luftimet dhëmbë për dhëmbë. Derisa ishte në Smolicë, ai krijoi lidhje direkte me komandantin e Zonës Operative të Dugagjinit Ramush Haradinaj. Në shkollën e Sheremetit i përgatiste njësitet e reja dhe ne Gllogjan merrte pjesë në Njësitin Diversant. Duke e parë vendosmërinë, talentin dhe shkathtësinë e tij e emëruan komandant i trupave Komando të Rekës së Keqe, rajon i cili kishte filluar rezistencë të rrept kundër armikut.
Nga një Vezir Ademaj Student në Kosovë, i përndjekur nga pushtuesi serb i cili detyrohet të emigronte në Zvicër ku u bë një Vezir i njohur si ylli i Kik Boks-it në Gjenevë, u kthye në Kosovë të bëhej një ushtar i lirisë, një komandant i suksesshëm në përgatitjen e djemve dhe vajzave për të luftuar. Kur u kthye Veziri duke u bazuar në rrethanat që ishin dhe vetëmohimi që kishin ushtarët e lirisë, nuk dëshironte që të përdorë ndonjë emër tjetër, por as emrin e vet nuk e thoshte, gjithnjë duke menduar se njerëzit e kishin harruar dhe nuk do ta gjejnë se kush ishte. Duke folur në radio-lidhje ku merrte dhe jepte urdhërat me komandantët e zonave ku zhvillohej lufta, dikush nga ushtarët që kishte ardhur nga Zvicra e kishte njohur zërin e tij dhe kishte bërtitur me zë të lartë : Alfredi! Tash po e di që kemi me e fitue luftën!” I kishte thënë bashkëluftëtari i tij në radio-lidhje i cili dikurë kishte qenë bashkë-mërgimtar me të. Kështu e kishin thirrur ne Zvicër derisa ai po çante rrugën drejt titullit të kampionit në Kik Boks. Nga ai çast Veziri filloi ta përdorte nofkën “Alfredi” të cilën e mbajti gjatë luftës derisa ra heroikisht.
“Alfredi” nuk i vënte vetes kufi në fushë-luftimet e tij, ai mori pjesë në ofenzivën që iu bë forcave të armikut në Baballoq, në Prejlep e deri në Rahovec. Më shumë ishte i koncentruar në luftimet e Smolicës për çka flasin edhe dëshmitarët që e kanë parë duke e cilësuar si luftëtar që tregoi trimëri të rralla.
Kjo familje kishte traditë në luftën kundër pushtuesit
E kishte traditë kjo familje që të luftonte për liri dhe të jepte bukë për trima, kulla e Ademajve në Sheremetaj është më e vjetër se dy shekuj, në të kishin hyrë shumë heronj duke filluar nga Bajram Curri e deri tek Bekim Berisha “ Abeja.” Luftës çlirimtare ju bashkuan Veziri, Shaqiri dhe Rasimi, këta ishin luftëtarë në vijën e parë të frontit. Babai i tyre Hyseni ishte mjeshter i mirëmbajtjes së pushkëve, Nëna Mejreme ua përgatiste bukën luftëtarëve të lirisë dhe vëllau Hasani nga Amerika ua dërgonte paratë për t’i mbuluar shpenzimet dhe për nevoja të tjera, pra një familje në luftë me të njëjtën ëndërr: të bëhet Kosova e lirë!
Rënja heroike e Vezir Ademajt “Alfredit” i mobilizoi bashkë-luftëtarët e tij edhe më shumë
Në mëngjesin e 25 Korrikut të vitit 1998, në Kallavajë të Junikut “Alfredi” plagoset rëndë dhe bie heroikisht në luftimet e ashpërta që u zhvilluan atë ditë.
Shtabi i Gllogjanit kishte qenë i pa furnizuar mirë me armatim, kur “Alfredi” kishte qenë atë natë, nga keq-ardhja qe i kishte parë se vërtetë kishin pasur shumë nevojë për armatim e kishte lënë Kallashnikovin e vet, në atë rast kishte ndërhyrë Bekim Berisha “Abeja” dhe ja kishte dhënë një Tompson të vetin, i kishte thënë se ti duhet patjetër të mbajsh një armë me vete. I lodhur, pa fjetur tërë natën, duke u kthyer nga Gllogjani, Veziri ndeshet me forcat e armikut të cilat kishin depërtuar në arat me misër në Kallavajë të Junikut. Gjatë luftimeve, “Alfredi” plagoset rëndë dhe më vonë ndërron jetë. Duke e parë se “Alfredi” ishte vrarë dhe armiku ishte futur në Kallavajë të Junikut, Naim Maloku bashkë me disa bashkëluftëtarë shkon menjihere në atë zonë dhe ndeshet me forcat e armikut. Aty plagoset Naim Maloku por i shpëton vdekjes. Në ato luftime u plagosën edhe Nimon Tofaj dhe Hysen Arifi i cili vdes pas dy javësh nga plagët e marra në këto luftime, ndërsa armikut ju shkaktuan dëme të mëdhaja në njerëz dhe në teknikë. Ai ra për lirinë e Kosovës për të mos u harruar kurrë. E kaluara e tij, trimëria në beteja dhe dëshira e tij për sublimim, e kishin bërë “Alfredi”n edhe më të dashur tek bashkëluftëtarët e tij. Në ditën kur varroset “Alfredi”, babai i tij Hyseni duke e ndier dhembjen dhe krenarinë në të njëjtën kohë qëndron stoik përballë, në atë moment i afrohet Shaban Golaj i cili kishte qenë bashkëluftëtar i “Alfredit”, i prekur nga humbja fizike e shpirtërore që kishte përjetuar i betohet Hysenit duke i thënë: Ta dhashë besën o baca Hysen se kam me e marr gjakun e “Alfredit”!
Shaban Golen e luti baba i “Alfredit” se nëse djali im e ka pasur këtë fat të bie dëshmorë i lirisë, nuk do të thotë që edhe ti të biesh dëshmorë, mos u ngut se lufta për liri ka edhe hidhërime por më shumë krenari.
Një ditë pasi varroset “Alfredi”, i zemëruar për humbjen e bashkëluftëtarit dhe shokut të ngushtë, Shaban Golaj e ndërmerr një aksion kundër forcave serbe në Kallavajë të Junikut të cilat ishin pozicionuar deri në Nivokaz. Shabani nuk e njihte frikën dhe besën që ja kishte dhënë Hysen Ademajt e kishte mbajtur, ai e kishte shkatërruar një tank dhe duke vazhduar luftimet kundër forcave të armikut, një predhë nga Praga e kishte qëlluar dhe kështu bie heroikisht Shaban Golaj, njëri ndër luftëtarët më të devotshëm në atë zonë. Hysen Ademaj i cili ju kishte shërbyer ushtarëve të lirisë duke ua pastruar grykët e pushkëve dhe duke ju dhënë moral se lufta për liri sjell vetëm krenari, kur dëgjoi për vrasjen e Shaban Golës ju kishte thënë bashkëluftëtarëve të tij se nuk qava për djalin që më ra dëshmor, por e kam të vështirë të ndal lotin për këtë trim i cili e dha jetën duke e mbrojtur besën e dhënë për të marrë hak për Vezirin tim.
Po më mbetet merak që nuk isha atë ditë bashkë me Vezirin
Shaqiri, vëllau i “Alfredit” i cili ishte bashkëluftëtar i tij e përshkruan rastin kur Bekim Berisha “Abeja” kishte ardhur në konakun e tyre: ” Abeja ishte tek ne disa here, në një rast kur “Alfredi” u zgjodh komandant i njësive komando të asaj zone, unë dhe Abeja rrinim jashtë derisa u krye takimi. Më pastaj shkuam në lagjen e Çokut (Junik) për ta marrë një rimorkio, ajo ishte e mbushur me armatim, predha dhe municion. Atë armatim e dorëzuam në lagjen e Gaxaferrit dhe kur u errësua ne shkuam në kullën tonë në Sheremetaj. Në mes të natës erdhi “Alfredi” dhe e mori “Abenë” për të vazhduar rrugën për Gllogjan.”
Shaqiri nuk dëshiron të flasë shumë për vrasjen e vëllaut të tij Vezirit, ai e akuzon veten që nuk ishte atë ditë bashkë me Vezirin në momentin kur u vra, e kishin caktuar ne një pikë tjetër që të ruante një rrip të hollë ku mund të kalohej furnizimi me armatim. Juniku ato ditë ishte komplet i rrethuar.
Shkolla e fshatit e merr emrin e Vezirit, kurse një rrugë në Gjakovë akoma nuk është aprovuar
Pas 14 vitesh, shkolla në fshatin Sheremetaj e mori emrin e Vezir Ademajt dhe Hysen Arifit. Për të gjithë ata që e kanë njohur Vezir Ademajn “Alfredin” ky emer mbetet i paharruar, derisa për gjeneratat e ardhshme mund të merret si një shembull se si duhet të luftohet për atdhe. Kjo Familje ka bërë kërkesë tek institucionet e Republikës së Kosovës për njohjen e kullës së tyre si objekt i rëndësishëm i kulturës dhe historisë.




AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: Thirrje për demonstratë!!!

AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: Thirrje për demonstratë!!! from qazim doda on Vimeo.

Në datën 14 korrik 2014
Shqiptarët e Amerikës do të protestojnë para selisë së OKB-së për mbrojtjen e shqiptarëve që po shtypen sistematikisht nga pushtuesi sllavo-maqedonas.
Të gjithë të bashkuar pa dallim krahine, feje dhe ideje janë të ftuar për pjesmarrje në këtë demostratë që ta ngrejmë zërin fuqishëm se ne shqiptarët jemi të bashkuar kunër armikut.
Adresa:
Dag- Hammarskjold Plaza
Rruga 47
Avenue 1
Ora 1:00 – 3:00 pasdite



AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: Shqiptaro-Amerikanët nga Plava e Gucia

AA Vision – ME SHQIPTARËT E AMERIKËS – Qazim Doda: Shqiptao-Amerikanët nga Plava e Gucia from qazim doda on Vimeo.

Shqiptaro-Amerikanët nga Plava e Gucia janë të përqëndruar më së shumti në tre-shtetëshin New York, New Jersey dhe Connecticut.
Pë çdo vit organizojnë piknikun veror dhe mblidhen për t’u takuar familjet e tyre duke u çmallur me evokimet për të kaluarën e tyre.
Rreth 3,000 shqiptarë mblidhen në piknikun veror derisa në Plavë e Guci zyrtarisht kan mbetur vetëm 2, 300 shqiptarë. Pushtuesi malazez në atë trevë ka përdorur politikën e diskriminimit dhe asimilimit që si rezultat kanë ndërruar nga Shqiptarë në Boshnjak një numër shumë i madh derisa një pjese e tyre duke mos e pranuar asimilimin dhe diskriminimin në vazhdimsi u detyruan që të emigrojnë në SHBA. Sot me mijëra Shqiptaro-Amerikanë kanë prejardhje nga Plava e Gucia të cilët me sakrificë të madhe po e mbrojnë gjuhën shqipe si dhe kulturën, doket dhe zakonet e vendlindjes.
Në këtë emision do të dëgjoni prononcimet e disa pjesmarrësve dhe çfarë porosie kanë ata për vëllezërit dhe motrat e tyre në atdhe.
Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!
Stafi i AA Vision