I BRUMOSUR ME DASHURI NDAJ ATDHEUT

Fjalim lamtumirës për Qazim Zekaj

q zeka

 

Të nderuar e të dashur të pranishëm në këtë ceremoni mortore.

Shokë, miq, të afërm, ushtarë të UÇK-së, ju veteran e invalid, me një ndjenjë respekti të veçantë dhe krenarie po ju falënderojmë për këtë pjesmarrje në përcjelljen e fundit të prindit tonë i cili ishte edhe me ju, sepse edhe ju e deshët dhe Ai ju deshi shumë, sepse ai e deshi shumë këtë vend dhe këtë popull.

Ai nuk la gurë po lëvizur që ky vend, Kosova  jonë, të bëhet ashtu siç kishin kërkuar e për të cilin kishin vepruar e punuar atdhetarët e Rilindjes e më gjerë.

I brumosur me ndjenjen e atdhedashurisë dhe të luftëtarëve, traditë kjo nga të parët tanë që nga Zekë Nika e Avdyl Zeka, të cilët u bënë të njohur sepse nuk i duruan zaptuesit turq e deri te Lufta Antifashiste kur me të rënë kushtrimi i Mulla Zekë Berdynes per mbrojtjen e popullatës shqiptare të Tregut të Ri( Novi Pazarit), nga hordhite çetnike serbe  do t’i pergjigjen kësaj thirrjeje axhë Beka dhe babai Feka, sepse ishin të bindur se lufta dhe vetem lufta mund të pengojë planet e serbomëdhenjëve për shfarosje te popujve të vegjel siç ishim ne shqiptarët.

Gjithashtu këtë traditë atdhetare e luftarake do ta vazhdojë edhe vëllau i madh i Qazimit Rama i cili edhe pse vetëm 16 vjeçar do t’iu bashkohet radhëve të Aradhave Partizane të Shqipërisë të udhëhequra nga  Komandanti Ramiz Alia për të vazhduar me to deri në Srem e Vishegrad! ( Brigada,një pjese e sajë, kishte qëndruar për disa ditë gjatë rrugës në fshatin tonë, ndërsa Komandanti i Batalionit Brahimi dhe Komisarja Shefikati, partizanja me shami të kuqe lidhur në qafë, kujtime këto që babai gjatë tërë jetës i ka permendur e i ka kujtuar.

q zeka 1

Neve familjarëve do të na mungosh shumë e sidomos femijve tanë,nipave e mbesave tuaj të cilëve u mësove shumëçka nga historia dhe tradita jonë kombëtare.

Plak ishe shumë i lidhur për truallin dhe popullin, këtë dashuri dhe zjarr e mbolle te ne femijet tuaj por edhe tek të tjerët, sidomos tek masat e gjëra popullore, aty ku ishte burimi dhe forca e rezistences dhe e gadishmërisë për rezistencë e për luftë!

Ti Bac arrite ta sfidosh vdekjen, si dhe të jetosh ashtu siç Ti  deshe, fyt për fyt me armiq e kuisling dhe nuk të mundën dot ata edhe përkundër dhunës,varfërisë e represionit.

Ti qe ai që deshe, jo kundërshtar i armikut tri ditë por tërë jetën bëre luftë dhe i munde sepse ishe i pa kompromis me pushtuesit gjakatare!

Kishe shokë e miq të mirë anë e kend trojeve tona, shumë të çmuan shokët e Lëvizjes por edhe vërtet Ti i deshe.

Arrite edhe me pushke ta mundesh Serbinë , pritë Pavarësinë ….

E tani Plak pusho i qetë në tokën arbërore, Kosova Nënë të cilës i fale çdo gjë sot të muar në gjirin e sajë….

Ne do të të kujtojmë gjithënjë sepse Ti na bëre të jemi krenarë!

Xhevat Zekaj,

Mojstir 16 Gusht 2019