NJOFTIM

is 01

 

Veprimtarë të çështjes kombëtare:

Të dashur shokë e të afërm, veprimtarë të çështjes kombëtare, ushtarë e komandantë, veteran e invalid të UÇK-së së lavdishme, familje të dëshmorëve ju njoftojmë se më 13.08.2019 në Zvicerr në moshën 84 vjeçare u nda nga jeta, vepimtari i papërkulur dhe i devotshëm i cili kurrë nuk pushoi së vepruari kundër pushtuesve titist dhe kuislingëve, i pavdekshmi  Qazim Zekaj, i cili do të mbahet mend për konsekuencë të vazhdueshme kundër armiqëve të popullit tonë e për bashkim kombëtar.

Ceremonia e mortore më 16 Gusht 2019 me nderime për luftëtarin kombetar Qazim Zekaj do të jetë më sa vijon:

Në ora 14:00 do të bëhen homazhet në fsh. Mojstir,

Në ora 15:00 do të organizohet tubim komemorativ, vendi fsh. Mojstir,

Në ora 16:00 arkivoli me trupin e pajetë të shqiptarit të madh e të panënshtruar, mësuesit, luftëtarit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së Qazim Zekaj, do ti dorëzohet tokës e do të mbulohet me dheun e Atdheut me nderime kombetare.

Baca Qazim Zekaj ishte emer i madh e i lavdishëm dhe nderimi për figurën, jetën dhe veprën e Tij është obligim për çdo shqiptar patriot e atdhetarë, luftëtarë e ushtarë të UÇK-së e të ushtrive çlirimtare.

Lavdi e përjetshme, nderim e mirënjohje e pafund për të pavdekshmin Qazim Zekaj!

Këshilli Organizativ

Istog, më 14.08.2019