USHTRIA E KOSOVËS DHE ALI AHMETI

ism sylejmani

Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë

 

Urime për krijimin e USHTRISË SË KOSOVËS  ilegali i famshëm, politikani atdhetar, drejtuesi i madh i Lëvizjes Popullore të Kosovës, themeluesi e komandanti i lavdishëm i UÇK-së, themeluesi e kryetari i BDI-së, Udhëheqësi i Popullit Shqiptar, shoku e miku im më i madhi i luftës për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese i dashuri Ali Ahmeti.

Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës Ti bashkë me shumë shokë e bashkëveprimtarë, heronjë e dëshmorë, të plagosur e veteranë të çështjes së Atdheut, ke vepruar e luftuar pandërprerë kudo e në çdo çast, me çdo mjet e në çdo forme të lejuar e të pranuar ndërkombëtarisht, më 14. 12.2018 edhe de jure, u bë me USHTRI të pranuar e të njohur nga SHBA- të dhe aleatë të tjerë të mëdhenj të popullit shqiptar.

al1

Për të ardhur deri te kjo ditë e deri te ky moment i madh dhe historik, është dashur të luftohet, të veprohet e të punohet shumë, është dashur të oraganizohet e të ngjeshë radhët çdo organizatë patriotike e atdhetare me veprimtarë të  mëdhenjë e të devotshëm, është dashur të vuajmë vite e shekuj të tërë nëpër burgjet e kazamatet serbe dhe krejt në fund për të ardhur deri te kjo datë e ditë historike e madhe dhe e lavdishme e krijimit dhe formimit të USHTRISË SË KOSOVËS, të pranuar e të njohur ndërkombëtarisht nga SHBA dhe aleatë  të mëdhenj dhe miqë të popullit shqiptar, është dashur të derdhej gjak nga pionerët e Heronjëve dhe Deshmorëve të Atdheut Fazli Grajçevci e Xheladin Hana,nga Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu e shumë të tjerë dhe për të ardhur deri te EPOKA e madhe dhe e lavdishme e UÇK-së, që nga gjiu i saj nxorri Heronjtë e Kombit, Kryegjeneralët e Gjeneralët e lavdishëm, Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e lavdishëm dhe të pavdekshëm, Komandantin Luan Haradinaj e Haradinajt e lavdishem dhe të pavdekshëm, Komandantin Lavdimadh Fehmi Lladrovcin dhe Xhevën e Tij heroinë, Komandantët Zahir Pajazitin e Simbolin e thyerjes së kufirit Komandantin Agim Ramadani, Komandant Ismet Jashari-Kumanovën dhe Komandantin jo të vetëm nga Nëna Shqipëri Gjeneral Tahir Sinani e shumë të tjerë, e shumë të tjerë, e shumë të tjerë.…

Me krijimin e USHTRISË SË KOSOVËS, u shënua një nga të arriturat më të mëdha, u bë realitet ëndrra e shekujve të gjeneralëve e ushtarakëve, udhëheqësve e diplomatëve të mëdhenjë të Atdheut tonë, të cilët që pas rënies së shtetit të Arbërit të Skënderbeut e deri te përfundimi i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore, kurrë nuk e ndalën luftën titanike dhe heroike për ta bërë të mosvarme çdo pjesë të vendit të shqipeve, përfshirë edhe Kosovën dhe viset e saja, si pjesët më luftarake të truallit shqiptar.

I dashur shoku Ali Ahmeti, USHTRIA E KOSOVËS, Ty dhe shoket tuaj jo vetëm në Maqedoni, ju ka ushtarët themelues të saj, pasi në USHTRINË E KOSVËS të njohur e të pranuar nga aleati ynë i madh SHBA dhe aleatët tjerë të mëdhenj, Ti zë vend nderi, sepse je njëri prej komandantëve të parë që hodhët firmën e madhe dhe historike, të shtrenjtë dhe të shenjtë në themelimin e paraardhësen e saj USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

al2

Krijimi i USHTRISË SË KOSOVËS është ngjarje e madhe në të cilën janë të përfshiera me kontributin e tyre të gjithë brezat e popullit shqiptar që nga Skenderbeu e këndej.

Me vendimin, kontributin dhe ndërhyrjen Tënde të drejtpërdrejtë, pjestari i popullit shqiptar nga Kërçova Xhita, anëtar i LPK-së dhe pjestari ndër të parët i UÇK-së, nga posta e Shkupit, kryeqendra  e Maqedonisë , më 20 ( e diel ), nëntor 1994, nisi njoftimin  e madh dhe historik, KOMUNIKATËN  e parë, të 17 Nëntorit 1994, për themelimin e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

Në këtë varg të gjatë të këtyre brezave Ti je flamurtari ndër të parët e mëdhenj që mbajtën dhe mbajnë lartë flamurin e Atdheut që është i qullur me gjak lirie, përpjekje e heroizma titanike, që e bëjnë të lavdishme çdo ngjarje të vogël e të madhe për lirinë dhe çlirimin e popullit shqiptar dhe tokës së Atdheut tonë nga pushtues të ndryshëm, të largët e të afërt.

al3

Vazhdo shoq, Ti je në rrugën më të mbarë e më me shumë suksese, sepse Ti je në tokën shqiptare me më shumë histori e ngjarje të së kaluarës se çdo pëllembë tjetër e Atdheut tonë.

Në truallin shqiptar të Maqedonisë ku ke luftuar dhe je duke vepruar si Luan dhe po korrë fitore të mëdha, të gjithë e dijmë se nuk e ke të lehtë, por edhe besojmë se do të mbështjellesh me aureolë lavdie të madhe, historike e mitike.

Ti shqiptari i madh Ali Ahmeti, po rikthen e po dëshmon se do të rikthesh vlera të mëdha për popullin dhe Atdheun, që në të kaluarën kurrë nuk janë imagjinuar e as nuk janë shpresuar se do bëhen realitete ndonjiherë.

Shpresojmë se një ditë Ti  Udhëheqësi i Madh i Popullit Shqiptar, do të jeshë i dekoruar nga USHTRIA E KOSOVËS, edhe dejure Komandant Nderi.

USHTRIA E KOSOVËS DHE ALI AHMETI, janë fakt i madh historik dhe ngjarje  që do të mbetet e shënuar me shkronja të arta në flamurin e kombi