DRITA E AMERIKËS NË KOSOVË

ism sylejmani

Shkruan: Ismet Sylejmani

 

Drita është personazh i madh i US ARMY në Kosovë. Aja rreshtohet bashkë me një numër nga Amerika me prejardhje shiptare që kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e paqes dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Drita është përfaqesuesja më në zë e US ARMY në Kosovë.

Përfundimi i luftës në Kosovë dhe hyrja e trupave të NATO-s e ka gjetur Dritën pranë ushtarëve, komandantëve e gjeneralëve të lavdishëm amerikanë.

Drita është shqiptaro-amerikanja që ka marrë pjesë në çdo eveniment relevant në Kosovën e pasluftës.

Drita erdhi si përkthyesja e komandantëve dhe përfundoi si këshilltarja e lartë e politikës Amerikane të shumë gjeneralëve në Camp Bondsteel në Kosovë.

Drita është ajo që ka dhënë kontribut në konsolidimin dhe funksionimin e Kosovës së pas luftës së UÇK-së.

Drita ishte artikulluesja e madhe dhe e vetme, ajo që ka ndërmjetesuar në mes komandantit të Campit Bondsteel dhe institucioneve ushtarako-politike të popullit shqiptar të Kosovës për më shumë se një dekadë ku sherbeu më me shumë se 20 gjeneralë amerikanë si antare Civile pjesë e Grupit të udheqjes më lartë të US ARMY që erdhi me NATO-n, ajo vetë si amerikane me gjak shqiptare – malësore.

Me krenari vazhdon me jetu dhe me punu në Kosovë në fushën e sigurisë, si vazhdimësi e konsildimit shtetit tonë.

Roli i madh dhe i pazëvendësueshem i Dritës në Kosovë, është historik dhe do të mbetet përgjithmonë në memorien e popullit shqiptar.

Drita është femra e madhe dhe e vetme që ia ka kushtuar afer 20 vite të  jetës së saj shtetit të vet Amerikës dhe njikohësisht popullit të Kosovës.

drita pereziq

Drita është ëmblema e shqiptaro-amerikane në Kosovë.

Është rast i rrallë dhe ka për të mbetur i tillë, që një femer shqiptaro-amerikane ushqen një dashuri të pakufishme për babain e sajë, i cili edhe pse nuk jeton më, amanetin vazhdon me ja qu në vend.

Drita nuk i pranon por ka merita të mëdha dhe të veçanta të krijimit të KOSOVA ARMY.

drita pereziq 1

Ashtu sikur Drita që ka dhanë kontributin e saj në themillimin e USHTRISË SË KOSOVËS, ka edhe shumë shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare  që kanë kontribuar dhe të cilët i përshendesim dhe e çmojmë lartë kontributin e tyre.

Prandaj me rastin e krijimit të USHTRISË SË KOSOVËS kam knaqesinë dhe nderin e madh që si ish – Anëtar i Shtabit e ish – zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe Zonës se 6-të të TMK-së ku edhe e njofta Dritën para 20 viteve, t’i shpreh falenderimet e mia dhe të popullit shqiptar të Kosovës, kësaj shqiptaro-amerikaneje të madhe, e cila ka dhënë dhe ka bërë shumë për Kosovën në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

drita pereziq 2

Faleminderit Drita!

Përgjithmonë të jemi mirënjohës!

Jemi me fat që të kemi në mesin tone!

Shëndet e suksese Drita e madhe, Ti shqiptaro – amerikanja e lavdishme!

 

 

 

P.S.: Drita Pereziç, është e lindur më 1971, shtëpia e saj në Amerike është në New York.

Ka dy femijë vajzën Zana Marijen dhe djalin Alexanderi.