SHQIPTARËT NË BALLKAN

ism sylejmani

Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë

 

Pas Lidhjes Shqiptare të Prizerenit e kryengritjes gjithepopullore të organizuar nga ajo më 1878.

Pas Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir më 1908.

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912.

Pas përfundimit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore dhe epokën e sajë.

Lufta e ftohtë e Fuqive të Mëdha dhe pozita robëruese e popullit shqiptar nën ish – Jugosllavi, jo vetëm nuk e nënshtruan por as nuk e ndalën në përpjekjet e tij për liri e pavarësi.

Me gjithë vështirësitë e mëdha që ka pasur dhe vazhdon të ketë në rrugëtimin  historik në shekullin e ri, në ecjen e tij progresive e me suksese të larta, për të cilat padyshim se në radhë të parë i është mirënjohës pafundësisht gjakut të derdhur për liri, luftës titanike dhe heroike të bijëve e bijave të tij më të mirë, për pozitën e re falenderon edhe miqtë dhe aleatet e mëdhenj, fitore e suksese këto që i tmerrojnë jo vetëm armiqtë dhe tradhëtarët, por e bëjnë edhe me madhështore ecjen dhe fitoret e mëdha që po vijnë njëra pas tjetrës për Atdheun tonë të dashur e të shtrenjtë, i cili si kurrë më parë po vjen duke u ribërë e duke iu kthyer vetës me tërë shkëlqimin e fitimtarit dhe  dalëzotësit të fateve të veta në mijëvjeçarin e ri.

Lufta e UÇK-së,  bombardimet e NATO-s, lufta e UÇPMB-së, lufta e UÇK-së në Maqedoni, Pavarësia e 17 Shkurtit 2008-të e Kosovës dhe ngjarjet tjera që e shënojnë kalendarin e madh kombëtar të arritjeve të mëdha kolosale të Kosovës në njërën anë dhe të gjitha evenimentet tjera të vogla e të mëdha, kombëtare e ndërkombëtare, brenda Shqipërisë, te shqiptaret në Maqedoni, në Luginë të Preshevës dhe te shqiptarët në Mal të Zi, janë postulate të fuqishme për ecje të reja dhe fitore të mëdha në të ardhmen.

Populli shqiptar, vazhdon të ngjitet në lartesitë e mëdha dhe të shënojë fitore të reja

Çështja shqiptare në ballkan jo vetem ka marrë drejtimet e duhura dhe që padyshim po shkon drejt zgjidhjes së drejtë e me peshë të re në arenën ndërkombëtare, por ajo po shihet qartë se do të shënoje suksese e momente të mëdha të fitoreve të reja, të cilat do të shtohen në vargun e sukseseve të cilat e bëjne edhe më të begatë suksesin për të cilin ndonëse nuk është i përgaditur, populli shqiptarë do ta shijojë, sepse do të provojë në historinë e tijë ngjitje të reja të arritjeve, që e bëjnë kombin me pozitë moderne e të padiskutueshme jo vetem në Ballkan dhe Europë, por edhe më gjerë.

Pozita e rëndë e trashëguar nga roberia 5 shekullore turke dhe një shekull roberi serbe, janë dy plagë që edhe pse jemi të lirë e të pavaruar, vazhdojnë të na kullojnë, të cilat na paraqesin shumë vështirësi, por qe kemi arritur t’i përballojmë me sukses edhe në rrethana të reja.

Brenda trojeve tona  kemi aleatin e madh SHBA-në, e cila si kurrë më parë në historinë e kombit tonë,  gjithnjë e më fuqishëm është duke mbështetur  çështjen shqiptare në Ballkan.

Ditë të reja e të mëdha progresive po vijnë për shqiptarët në Ballkan.

Do të dijmë të ecim me zgjuarsi e menquri, me suksese e fitore.

E ardhmja është në anën tonë.