MAQEDONIA E ALI AHMETIT NE NATO

i sylejmani gjuha shqipe

 

Maqedonia nën udhëheqjen e Ali Ahmetit shkelë të pashkelurën deri më tani në historinë e saj!

Maqedonia edhe dejure do të deklarohet para botës dhe para miqeve të shumtë, se është edhe shqiptare dhe me fuqi të madhe për stabilitet në rajon, Europe dhe botë!

Politikani modern shqiptar, patrioti e atdhetari i lavdishëm, luftetari e komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, jo vetëm është njëri prej dirigjentëve fantastik dhe kyq të funksionimit të Maqedonisë si maqedono-shqiptare, por është edhe njeri prej aktorëve e faktorëve më të mëdhenj të stabilitetit e paqes, në rajon dhe më gjerë!

Ali Ahmeti, ky shqiptar i madh e i lavdishëm, që me politiken e tij të madhe dhe të hapur euroatlantike, ka dëshmuar dhe po dëshmon se është aleat i madh i paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Maqedoni, në Ballkan dhe Europe por edhe më gjerë, me politiken e tij kombëtare në Maqedoni, po dëshmon se populli shqiptar ka rrol vendimtarë e të padiskutueshem në funksionimin normal, progresiv e demokratik të Maqedonisë brenda dhe jashtë sajë!

Maqedonia që pas lindjes së sajë, me Ali Ahmetin në udhëheqje, për herë të parë ka marrë pamjen e saj reale dhe të vërtetë, sepse duke e pasur popullin shqiptar njërin prej themeluesve të saj, ajo po del me referendumin për tu anëtarsuar në NATO dhe në BE, i cili jo vetëm do të jetë i suksesshëm por edhe i projektuar të jetë i tillë!

ali1

Populli shqiptar në Maqedoni nën udhëheqjen e birit dhe udhëheqësit të saj Ali Ahmeti, duke votuar ne referendumin për hyrjen në  NATO dhe BE, jo vetëm përmbushë kërkesën e madhe dhe largëpamëse për brezat shqiptare që do të vijnë, por dëshmon edhe njëherë përpara botës, se ishte i shtypur padrejtësisht në ish-Maqedoninë jugosllave, se është popull i madh dhe heroik, pasi mposhti të gjitha të kqiat që i ranë mbi supe, dhe tash fitimtarë si kurrë më parë, radhitet përkrah popujve që janë zot të fateve të veta në shtetet e tyre!

Maqedonia në NATO dhe në BE është fitore e madhe jo vetem e udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, por edhe të gjitha atyre figurave dhe personaliteteve të mëdha shqiptare në këtë shtet, të cilat me vite dhe dekada, bënë që populli shqiptar ta ruajë fuqinë e tij përballë politikës shfarosëse dhe zhdukëse të xhelatit e kriminelit Rankoviq dhe pasardhësit të tij, kryexhelatit të Ballkanit Milosheviq!

Vota pro Maqedonisë në NATO dhe BE  nderon popullin shqiptar, nderon gjakun e derdhur për liri, nderon të plagosurit e lirisë, nderon luftëtaret dhe komandantët e UÇK-së, nderon barazinë gjuhësore, nderon flamurin , nderon dy universitetet shqiptare, nderon policinë shqiptare, nderon ushtrinë shqiptare dhe nderon administratën shqiptare!

ali2

Vota pro Maqedonisë në NATO dhe BE, është votë për aleatet e mëdhenj të popullit shqiptar SHBA, Angli, Gjermani, Itali, France dhe aleat të tjerë!

Vota pro Maqedonisë në NATO dhe BE, është votë kunder errësirës dhe vuajtjeve të popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni dhe më gjerë!

Maqedonia në NATO dhe BE, për popullin shqiptar është fitore e madhe dhe përspektivë e sigurtë me të ardhme e cila garanton paqe dhe stabilitet në të gjitha fushat!

Maqedonia në NATO dhe BE është fitore e madhe për popullin shqiptar dhe udhëheqësin e saj Ali Ahmeti!

Maqedonia në këto dy institucione të mëdha kontinentale dhe botërore, është fitore epokale shqiptare!

Fitoret e popullit shqiptar gjithmonë i kanë sjellur të mira të mëdha të gjithë miqeve dhe aleateve të tijë kudo nëpër botë!

Edhe fitorja e referndumit të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE që është e sigurtë, vetëm të mira dhe vetëm përspektive i sjell popullit shqiptar, i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën nga pushtues dhe rregjime të ndryshme!

 

Ismet Sylejmani

Prishtine, 19 shtator 2018