AA Vision/ Jeta Beqiraj: Intervistë me ministrin Dardan Gashi

Zv/kryeministri dhe njëherit ministwr për diasporë dhe investime strategjike në qeverinë e Repubikës së Kosovës, Dardan Gashi, në intervistën ekskluzive për AA Vision deklaron se “rrjetet e bizneseve të diasporës përfaqësojnë njërën ndër fuqitë kryesore ekonomike të vendit. Sipas tij, vetëm brenda vitit 2017-të në formë remitancaash zyrtarisht kanë hyrë në Kosovë mbi 750 milionë euro, pa llogaritur dhurimet pata të gatshme, investimet private apo shpenzimet që bëjnë diaspora gjatë pushimeve në Kosovë, që i afrohen vlerës mbi 1.2 miliarde euro.
Përderisa, hapja e një banke për diasporën si dhe hapja e një qendre kulturore me degët e shtrira nëpër shtete të ndryshme të Amerikës, janë dy zotime të rëndësishme që kanë dalë nga takimi më i fundit i ministrit për diasporë dhe investime strategjike në qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Dardan Gashit me ministrin e shtetit për diasporën në qeverinë e Republikës së Shqipërisë, z.Pandeli Majko.
Intervistën e zhvilluar nga gazetarja Jeta Beqiraj.
Shikim të këndshëm!