Prokuroria nis hetimet ndaj ministrit kriminel Nenad Rikalo

rikalo

 

Në fillim të javës që vjen përmes një shorti do të përzgjidhet prokurori i cili do ta hetojë ministrin aktual të Bujqësisë, Nenad Rikalo, që pavarësisht emërimit në këtë pozitë të lartë politike ai edhe më tutje vazhdon të jetë pronar dhe person i autorizuar në kompaninë e tij “Future System”, e cila të gjitha aktivitetet e saj i ka në sektorin e bujqësisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu, në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri” ka treguar se Prokuroria Themelore ka pranuar lëndën e Rikalos nga Prokuroria Speciale, që shpejt pritet t’i ndahet një prokurori për trajtim të mëtutjeshëm.

“Ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar një lëndë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast. Lënda së shpejti do t’i ndahet një prokurori të kësaj prokurorie për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë.

Shënim: Rikalo është ministër i bujqësisë në qeverinë e Kosovës. Shumë dëshmitarë folën për krimet e tij gjatë luftës së Kosovës të cilat kategorisht i mohoi kryeministri Haradinaj për shkak të rrezikimit të karrikës së tij nëse pakica serbe do të largohej nga pjesëmarrja në qeveri.