TELEGRAM NGUSHLLIMI ALI AHMETIT PËR ABDILHAQIM ADEMIN

i1

Telegram ngushllimi Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, me rastin e ndarjes nga jeta të personalitetit të shquar të BDI-së e të shtetit të Maqedonisë!

I dashur dhe shumë i nderuar shoku dhe miku im i madh Ali Ahmeti! Lajmi i kobshëm se ka pushuar së rrahuri zemra e shokut dhe bashkëpunëtorit Tuaj më të ngushtë, Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, Shefit të Shtabit Zgjedhor të BDI-së në disa zgjedhje partiake, e Zëvendës Kryeministrit të Maqedonisë, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Ministrit të Ambientit të Maqedonisë, por edhe bartësit të shumë funksioneve relevante e organizatorit të talentuar e me autoritet, mikut tim Abdilhaqim Ademi, na ka shkaktuar shumë dhembje e shumë hidherim, na e ka ndalur frymën!

Dhembja për vdekjen e hershme të Abdilhaqim Ademit është e madhe, ngase u humb një burrë i madh e i shquar, një shqiptar i devotshëm, një njëri me qendrime të qarta e parimore!

Ndarja nga kjo jetë e Abdilhaqim Ademit është e dhembshme, sepse pushoi së rrahuri zemra e një shqiptari besnik, i cili në momente dramatike, jo vetëm nuk jepej e nuk dorëzohej, por qëndronte stoik e i palëkundur, nuk tundej përpara asnjë presioni e asnjë shantazhi ngado që i vinte!

Për neve shoket dhe bashkëveprimtaret e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, ikja dhe ndarja nga kjo jete e Abdilhaqim Ademit, është dhembje e rëndë, është goditje e drejtëpërdrejtë, se u humb shoku e miku i madh, shoku e bashkëpunëtori më i madh e më i ngushtë i Kryetarit te BDI-së!

Si ka mundësi të mos jemi të mërzitur e të mos jemi të tronditur nga dhembja, kur kujtojmë se ka ndrruar jete dhe më nuk është në mesin tonë, në mesin e të gjallëve, Ai shqiptari i madh Abdilhaqim Ademi, që e ka përjetuar atentatin e tmerrshëm në veturë bashk me Ali Ahmetin e shoqëruesin besnik të Aliut, Shefik Ismailin!

 

i2

 

Ishte Abdilhaqimi Ademi Ai, që i ishte bërë mburojë e gjallë Udheheqesit te Popullit Shqiptar Ali Ahmeti! Kishte qenë në gjendje që edhe me trupin e Tij ti bëhej mburojë e gjallë, që të mos e kapnin plumbat e atentatorëve kriminel.

Abdilhaqim Ademi mbetet figura e madhe e politikanit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, që u angazhua dhe dha maksimumin për prosperimin e gjithanshëm të popullit shqiptar në Maqedoni!

Si asnjë tjetër personalitet, shqiptari Abdilhaqim Ademi, dëshmoi katërcipërisht, se kush bashkpunon ngusht e në mënyre besnike e parimore me Udhëheqësin Ali Ahmeti, nuk i mungojnë sukseset dhe se mbetet përgjithmonë figurë e madhe e kombit, Atdheut dhe e popullit shqiptar!

 

i4

 

Politikanët e ardhshëm të BDI-së e të popullit shqiptar në Maqedoni, duhet të ndjekin shembullin e këtij burri të nderuar e të politikanit atdhetar të përkushtuar, se si duhet të jenë besnik deri në vdekje ndaj kauzës së shenjtë të popullit qe i takojnë dhe udhëheqësve të mëdhenj që u qëndrojnë përkrah pa iu trembur syri!

Edhe njëherë i nderuari shoku e miku im Ali Ahmeti, ngushllime për vdekjen e Abdilhaqim Ademit, dhe nëpërjet Juve, shpreh ngushllimet e mia familjes se Abdilhaqimit dhe gjithë popullit shqiptar ne Maqedoni!

Lamtumirë miku im Abdilhaqim Ademi! Të qoftë i lehte dheu i tokës së Atdheut!

 

Ismet Sylejmani Prishtinë,

17 Shkurt 2018