DITËLINDJA E JONUZ MUSLIUT

ismet sylejmani me januz musliun

Veprimtari i devotshëm nga Kosova Ismet Sylejmani i uroi ditëlindjen bashkëluftëtarit të vet – Komandantit të UÇPMB-së Jonuz Musliut ditëlindjen e tij të 59-të duke i kujtuar se këto ditë të vështira që po i kalon pas operacionit të rëndë do të kthehen në forcë për udhëheqësin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës. A ndër të tjera shkruan:

 

“Sot e ka ditëlindjen Jonuz Musliu!

Ky shqiptar i madh, sot më 5 Janar 2017, mbush 59 vite!

Populli shqiptar e ka njërin prej bijëve më të mëdhenj e më të mirë të tij!

E ka njërin prej dalëzotësve të fateve të tij, e ka ushtarin e komandantin e luftës për lirinë e pavarësinë, për çlirimin e për zhvillimin e gjithanshëm të Atdheut e të kombit shqiptar!

Kjo ditëlindje veprimtarin e çështjes kombetare, ish-të burgosurin politik, luftëtarin e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqesuesin politik të USHTRISË ÇLIRIMTARE për MEDVEGJË, PRESHEVË E BUJANOC, Kryetarin e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe Kryetarin e LBD-së JONUZ MUSLIU, e gjen të smurë e të shtrirë në spital, i cili pas një operacioni të rëndë, vazhdon të qëndrojë i shtrirë në spitalin turk të Edirnës së Turqisë!

JONUZ MUSLIU, urime ditëlindjen shoku e miku im i madh!

Të uroj  jetë të gjatë e të lumtur, të uroj edhe shumë ditëlindje të tjera, pranë familjes e pranë popullit shqiptar,  e pranë Luginës së Preshevës!

Të presim të kthehesh në Atdhe, i shëruar plotësisht dhe ta drejtosh edhe në të ardhmen partine Tënde LBD, qe e ke themelur, ta udhëheqësh popullin shqiptar dhe Luginen e Preshevës drejt fitoreve të reja!

  

Ismet Sylejmani

Prishtinë, 5 Janar 2017″

 

Shënim: Ismet Sylejmani është anëtar i bordit të Albanian American Vision