Ahmet zogu e kishte përmbledhur motrën e vet

zogu me motren

 

Një ndër akuzat më të rënda ndaj mbretit Zog janë akuzat për incest mes tij dhe të motrës. 

Ka qënë CIA ajo që ka publikuar këtë dokument tronditës në lidhje me familjen mbretërore në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për një dokument të hartuar nga Edgar M. Church, një avokat nga Nju Jorku, që kishte arritur të hynte në kontakt me familjen mbretërore shqiptare në ekzil në Egjipt duke u bërë përfaqësues juridik i interesave të Zogut në SHBA.

Church i kishte vendosur kontaktet falë gruas së tij, konteshës Margaret, e cila ishte kushërirë e gruas së Zogut, Geraldinës.

Por ndërsa bënte këtë punë, Church raportonte tek CIA për mbretin e shqiptarëve.

Në një nga raportimet e tij, ai thotë se Zogu kishte një lidhje incesti.

“Motra e Zogut, Zenida, është një grua idiote, e cila ka një ndikim të tmerrshëm mbi të vëllanë. Zogu dhe Zenida kanë një lidhje incesti aktualisht, lidhje për të cilën Geraldina nga ana e saj ka dijeni.

Konti Alexander de Villa, i njohur më nofkën Skënderi, është operatori i Zogut për punët e pista. Ai ka namin se është sjellë në Oborrin Mbretëror për të argëtuar Geraldinën, ndërsa Zogu nga ana e tij plekset me Zenidën,” thuhet në dokument. 

 

zogu me motren 1

 

zogu me motren 2

 

zogu me motren 3

 

Shënim: Ne e kemi huazuar këtë artikull nga albeu.com e ata nuk dihet se nga kush. Mirëpo, materialet e CIA-s janë të verifikuara të cilat gjenden edhe në arkivën tonë.