Avni Karakushi përfaqëson shqiptarët në paradën dhe maratonën e New York-ut

AVNIU 1 

Sot në paradën e New York-ut Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen nga maratonisti Avni Karakushi. Parada fillon në ora 5:30 pasdite në Central Park, Manhattan NY.

Në një mesazh të dërguar nga organizatori i parades TCS konfirmohet pranimi i përfaqësimit Shqipërisë dhe Kosovës në këtë parade përmes Avni Karakushit ku do të ketë përfaqësues nga 150 shtete të ndryshme. Në mesazhin e dërguar nga TCS thuhet:

“Congratulations!

You’ve been selected to be a delegate in the TCS New York City Marathon Opening Ceremony Presented by United Airlines on Friday, November 3, at 5:30 p.m. in Central Park. As a delegate, you’ll help us get race weekend off to a festive start, marching with your country’s flag bearer and delegates from other countries in a parade through the iconic TCS New York City Marathon finish line. After you march, a dazzling show of TCS New York City Marathon Fireworks Presented by Poland Spring will bring the evening to a close.”

Të dielen me 05 nëntor 2017 ai do të marrë pjesë edhe në maratonën e New York-ut ku do të vrapojnë 26.2 milje (42.16 kilometra) duke filluar nga Staten Island-Brooklyn-Queens-Bronx e deri në Central Park, Manhattan.

GARA NE MANHATTAN

Karakushi ka marrë pjesë në 18 gjysëm-maratona deri tani dhe kjo do të jetë hera e dytë në një Maratonë kaq të madhe që organizohet nga TCS.

Në një prononcim për Albanian American Vision, Avni Karakushi deklaroi se:” Në paradë dhe në maratonë, do t’i mbaj flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Do të mundohem t’i sjell krenarinën kombit tim!”

Vrapuesi Avni Karakushi ka prejardhje nga Rethi i Gjakovës, Kosovë dhe jeton në New York. Ai vazhdon studimet post-diplomike për drejtësi dhe punon në një kompani prestigjioze të pasurisë së patundëshme.

avniu 4

 

avniu 5

 

Nga: Qazim Doda, Manhattan, NY