SHEKUJVE, ENVERI NDRITET!

ISA FERIZAJ

*  Në shenjë nderimi e mirënjohjeje të pakufijëshme  për birin më të madh e më të dashur

që ka lindur, rritur e dashur Kombi shqiptar, dritëpashuarin Enver Hoxha, në 109 – vjetorin e ditëlindjes së Tij!

 

Shumë vite bërë, gjallojmë pa Ty;

Sot Kombi të lyp, me t’mendjes sy!

Vitesh koha, rrjedh ajo pa ndarë;

Si rrojmë ne, Ty, o yll, pa të parë?!

 

Qielli nxin, presim të kthjellohet;

Pa Ty, brengë e shpirtit veç rëndohet!

Toka jonë, pa Ty, djegur, përvëluar;

Të don shqiptaria, është tradhtuar!

 

U bënë vite, ikur Ti nga kjo botë;

Mendja turbulluar, s’din ‘ç’kullotë’!

Mendjeje s’na hiqesh Ti, atje ngulur;

Pa Ty Kombi, emer e, vlerëhumbur!

 

Pa Ty, t’errëta ditët, ngjajnë si nata;

Pa Ty, tonit vend, i doli vetem flaka!

Fill pas teje, çakenj dolën e kuçedra;

Vrimash gufën, minj e hiena të vjetra!

 

Mësuar me Ty, kokën lart e mbajtem;

Të pandryshkur, zemren edhe shpatën!

Me Ty, i shembem muret që na ndanin;

N’gojë të njëri – tjetrit, me Ty, hanim!

 

Në mes të natës terr, nuk njihej frika;

Sot pa Ty, në sy të diellit ngulet thika!

Sa shumë rropatur jemi, merzitur jeta;

Shitet, blihet rrena ,sot s’vlen e verteta!

Këmbëve, fëmia sa u hyp, del të lypë;

O sa dorështrirë, për bukën me kripë!

Të punonim na mësove, u edukuam;

Me Ty, qemë krenarë, s’u ligështuam!

 

Kur bota u shtri, porsi pylli nga orteku;

S’na shkrepi syri, na këndoi ne dyfeku!

Ti na mësove, të mos ulim kurriz kurrë;

Vdekja për Atdhe, është jetë për Flamur!

 

Me Ty, vëllezer qemë, nga Jugu në Veri;

Ti, na tregove, ç’peshë ka, fjala ‘njeri’!

Mbi njeriun, na e provove, asgjë s’vlen;

Ndaj, porsi diell, kohërash Ti shkelqen!

 

Anë e mbanë botës, kudo kur na shquan;

N’këmbë para nesh, për ‘shqiptar’ u çuan!

Si bijtë e shqipes, gjak nga i Skenderit;

Heronj, lavdimëdhenj, trima të Enverit!

 

Rrëmojnë sot nëpër mbeturina historie;

Turpi, mbahet sot, për kurorë krenarie!

Krimi ligjin bën, si i kamur plot pushtet;

Vret ai, ditën për diell, kurrkush s’i flet!

 

Kur ishe Ti, vrimën, ia blente ai miut;

Pazar s’bëre, kurrë, me jetën e njeriut!

Me Ty, patem emer, nder dhe dinjitet;

Na mësove, të bëjmë e, mbajmë shtet!

 

Vlerat, historinë, Ti i ngrite mal mbi mal;

Na e tregove të verteten, s’na shtive fall!

Hipokritë e këlyshë tradhtie i ndeshkove;

Ti popullin, kthetrash krimi e shpëtove!

 

Sot injoranti, para hunde na e tund gishtin;

Porsi laro, para padronit veç tund ‘bishtin’!

Skermit dhëmbët frikacaku, trimërohet;

O sa shumë, vend e popull të detyrohet!

 

Tëndin emer, Enver, historia e skaliti;

Përkrah me Diell, si ylber atë e ngriti!

Mirësi e zemres Tënde, zemrat na ushqen;

Ikin kohërat ikin, prap, drejt nesh Ti vjen!

 

Me vepren Tënde ndrin, mbi kohërat terr;

Për kuçedren, Je ende Ti, i madhi tmerr!

Sot lehin zarbot, emrin duan të ta heqin;

Kundër lavdisë,  martohen dhe me dreqin!

 

Të rinj naziskinë, futur vrimash në politikë;

I tyre histerizëm, pasiguri ushqen çdo ditë!

Se nuk ka më burrë shteti, si Ti, mendjendritur;

Sa hypin përmbi ‘kalë’, nga bishti kanë zbritur!

 

Njëri – tjetrin mbajnë katilët, hipur e rrëzuar;

Për pislojërat e tyre, ky popull  ç’ka paguar!

Sot jetime Shqipëria, s’ka kush t’i dalë zot;

Ikur kohë e lavdinderit, nëpërkëmbet ajo sot!

 

Nëpërkëmbjen e madhe, ia bëjnë tradhtarët;

Dehur nga pushteti, ngopje s’kanë zuzarët!

Në kohartën Tënde, popullin e bëre zot;

‘Kope’, turmë , llumpolitika e quan sot!

 

Të mira pate plot, s’na lè në dorë të ligut;

Sa herë, te thana, Ti i vure cak armikut!

Nuk matej kush me Ty, kurrë  nuk ia dilte;

Një herë ta provonte, mushka do t’i pillte!

 

Historia, të lindi e rriti Ty, o trim Enver;

Kombit t’ia hapje, të mbyllurën derë!

T’ia hapje sytë e ballit, të shikonte;

Ta nxirje humnere, lartësish të fluturonte!

 

S’thuhet, sa shumë bëre për këtë vend;

Së bashku, shekujt para Teje, dot s’e bënë!

Si Prometeu, i fale popullit dritë e ngrohtësi;

Me trimat, malit dole Ti e, na sollët ne liri!

 

Kudo ishe, o Enver, qeshte dielli e natyra;

Zemrat, gaz e hare, qeshnin sytë e fytyra!

Në qënien Tënde, dukej shpresa e siguria;

Sa të patëm në krye ne, krenare Shqipëria!

 

Hasmi, asnjëherë, s’na nguli dot thiken;

Si djalli temjanit, ende sot, ta kanë frikën!

Në kuvende, kurdoherë kur fjalën more;

Padrejtësi denoncove, ligësi shpartallove!

 

Mbrojte kauzën, lumëgjakun për liri;

Se vure mbi çdo gjë, Nënën Shipëri!

Ti një popull e pajtove, e bashkove;

Vetem Ti, të shpirtit plagë i sherove!

 

Toka ndërroi faqe, si qilim e qendisur;

S’mbeti plan i Yti, pa u nisur e bitisur!

Shpuam qiellin me oxhaqe, lart i ngritem;

S’i more askujt leje, kujt s’ia pate frikën!

 

Na frymëzove, qendrestarë ballë tufanit;

Bashkuar, s’na bën gjë, dallgë e oqeanit!

Me Ty, stuhi, tufane sfiduam e, fituam;

Me Ty, rrugë çamë, historinë e nderuam!

 

O Enver, sa na lè, me Atdhe na mori lumi;

Humnerës, rreknim, s’po duket ende fundi!

Jemi tani për gjynah,  bukë, dalim e lypim;

Dita- ditës, ia shtrengojmë vrimat rripit!

 

Monstruozët, na morën djersën, gjakun;

Na robëruan, kurrë s’na e japin hakun!

Natën s’na merr gjumi, ëndrrat tona tmerr;

Se, e pangopura lukuni, na e bëri jetën ferr!

 

Akoma, ligësia të shan Ty, fort ajo të tutet;

Në ëndrra sa të shikon, vrima, lyp të futet!

Të të kishim Ty në krye, si dikur e një herë;

Ne e Shqipëria, do të shpetonim, o Enver!

 

Zhduke varfërinë, në birucë kriminelin;

Se popullit, o Enver, Ti ia dhè pushtetin!

Solle drejtësinë, i re kokës  matrapazit;

I përmbyse dallkaukët, plasën prej marazit!

 

Fill pas Teje, prap u kthye shfrytëzimi;

Pikësëpari, hodhi e mbolli farë krimi!

Rrëmbeu e plaçkiti, tonin mund e djersë;

Çfarë nuk bëjnë, ta fshijnë tonën kujtesë!

 

Grijnë lakra e, bëjnë sallatë;

Veç t’i degjosh, oh ç’gallatë!

Flet i pari, vesh nuk merr i dyti ;

Si çakenj stervine, zihen për fyti!

 

Me jetët tona, biznes bën babëzia;

Ti të ishe, s’do t’u dukej mbi dhè hija!

Për hunde, veç për bukë, sot na kapin;

Vjen i huaji e, me të e ndajnë shtratin!

 

Braktisim tonat virtyte, keq i shajmë;

Kopjekeqja e të huajit, sa keq ngjajmë!

Edhe sot, me tonat vlera mburret Evropa;

Prej moçalit politik, tallet sot me ne bota!

 

Trojet tona ende sot, dergjen nën pushtim

Pa i bashkuar, shpirti ynë s’gjen paqëtim!

Nga Gur i shpuar e, deri në Përvezë;

Janë tonat vatra, të shqipeve folezë!

 

Sot mburremi, se i kemi dy ‘shtete’;

Çdo krahinë, sot bën ‘shtet’ më vete!

Frymë e përçarjes, pa Ty, sot na vret;

Të ishe Ti, do ta bëje popullin ‘mbret’!

 

Nga hasmi, sot po joshtet ‘palopolitika’;

Me skenarë të huajsh, vetes i zëmë prita!

Të ishe, Enver, pluhur bëje prapaskenat;

Grumbuj kermash, ktheje ujqërit e hienat!

 

Sot tradhtia na ka shitur, na ka braktisur;

Njëzet e sa vjet, na ‘drejtuan’ kokëkrisur!

Andej e këndej ‘kufirit’, hapa, asnjë para;

Se, na ‘qeverisen’, partilopët, lara – lara!

 

Vidh andej e shit këndej, në garë politika;

Gjallë të ishe Ti, do t’i vriste lakenjtë frika!

Vetë qerres do t’i hypnin me këmbët e veta;

Para Teje, ‘Faqja e bardhë, këmbët e lehta’!

 

Me Ty, pjelloret toka, i kthyem në hambar;

Prodhuam bukë e çelik, për vete, o shqiptar!

Se kishim në krye burrë shteti e jo tradhtar;

Se Enver Hoxhën, e njohu bota për atdhetar!

 

Sot vatrat tona, vetëveten dot s’e mbrojnë;

Tek i huaji që i çarmatosi, sot shpresojnë!

Drama, tragjikomikja, ndër ne sot po luhet;

Kurrë si atëherë, e verteta, nuk na thuhet!

 

Ah, i zëntë mallkimi, tradhtarët porsi lepuj;

Farëligjtë, i harruan, të Kombit ‘dishepuj’!

Kombi, dheu, që të lindi e rriti, s’ulin kokë;

Me emernder e lavi, Ti i bëre në këtë tokë!

 

Fundërrinat kalbësira, të fantazmë politikës;

Emri Yt sa përmendet, i vdes ata prej frikës!

Mblidhen cubat nëpër terr, veç për Ty vjellin;

Si bushtra të përdala, çakenjtë këtu i sjellin!

 

Vlera e tradita, trashëgim na i la koha;

Ti, me to na stolise, ashtu na njohu bota.

Sot zuzarët e pafre, kohërat ç’i turpërojnë

Syerrur nga hajnia, kryeëndrrën harrojnë!

 

Peshë e rëndë është ajo, e madhorit ideal;

Vetem Ti e mirëpeshove, për zot i pate dalë!

Me Ty në zemer, derdhi gjak prap shqiptari;

Me Ty, yll ideali, legjendari, Adem Jashari!

 

S’duan larot, të përmendet askund lavdia;

Se turpërohen para saj, ndotur nga tradhtia!

Ty të kishim patur, në këto të zezat mote;

Të bishës kthetra s’i provonim, kësaj kohe!

 

Tmerrohen qyqarët, nga e Jotja madhështi;

Lepujt e zgjebosur, pjellin, pjellin veç ‘parti’!

Vetem një, Ti krijove, të keqen e bërë zap;

Dhjetra parti sot, kanë në krye nga një trap!

 

Me Ty Shqipëria, kishte hapin kilometer;

O sa shpejt, ngujoi në muze, botën e vjeter!

Ngrite grushtin përmbi rè, qellove si rrufe;

Se Dielli ishe Ti, i një ëndrrjete krejt të re!

 

Tanët vemjepashallarë, i trem sot bashkimi;

Shesin vendin për karrige, i zëntë mallkimi!

Sot të ishe Ti, o Enver, padrejtësia në gjyq;

Të gjitha tradhtive, do t’u vije të madh kryq!

 

Gjithë ku janë tonat troje, anë e mbanë;

Veç një yll, nuret ua ndrit, diell të kanë!

Yni kombëlashtë, s’rrojti kurrë pa nder;

Je nderi e kryenderi i çdo kohe, o Enver!

 

Mblidhuni, o shqiptarë, vëllezër të pandarë;

Në daçim perparim, s’e arrijmë të përçarë!

Enveri na mësoi: – Vetem, grusht bashkuar!

Vetem si të tillë, ligësitë patëm sfiduar!

 

Ka një zemer Kombi, kurrë ajo s’pushon;

Shqiptar s’është ai, që rrahjen s’ia degjon!

Në çdo rrahje t’asaj zemre, nderi pulson;

Në t’kombit dritëmendje, Enveri dritëron!

 

Për Ty zemra, s’do t’më shterrojë  kurrë;

Obelisk e kam çdo varg, për Ty, kryeburrë!

Tënden jetë na fale, me Ty e vramë ferrin;

Sa të jem gjallë, vargjet, thur për Enverin!

 

Kohërave, porosi, t’i këndojnë përherë;

Dimrat arratisen e, koha lind pranverë!

Rrojnë vargjet, në t’Kombit zemergjak;

Nëpër qiej kujtese, rrufe ato e, unë flakë!

 

Kombi vetem rritet, breza shkojnë e vinë;

Rendim tërë jetën, majalartin ta arrijmë.

Ai, kryemali, në horizonte motesh rritet;

Krahaz Diellit, shekujve, Enveri ndritet!

 

 ISA  FERIZAJ

Tiranë, më 16 TETOR, 2017.