Ku ishe dje zoti”Akademik nderi”

Shkruan: Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C,

Akademia e Shkencave të Shqipërisë është institucioni më i lartë shkencor i vendit, qe jep këshilla, mendime dhe madje harton projekte madhore për zhvillimin ekonomik-shoqëror -politk dhe kulturor.

Në Akademinë e Shkencave të Japonisë presidenti i saj është anëtar në pesëshen e Këshillit Perandorak. Në kushtetutën japoneze Akademisë së Shkencave i caktohet përgjegjësia e hartimit të programit të zhvillimit ekonomik e teknologjik të Japonisë. Pra, është qeveria shkencore e Japonisë së zhvilluar.

Zhvillimi befasues i ekonomisë dhe shkencës së Japonisë shquhet në gjirin e shteteve më të përparuara të rruzullit tokësor. Kjo përgjegjësi dhe ky nder është pasqyrim i filozofisë moderne japoneze që mishërohet qartë në sistemin arsimor

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 500 nobelistë anëtarë të Akademisë Qëndrore.

Debati i i tanishëm për fatin dhe veprimtarinë efektive të Akademisë së Shkencave , edhe pse tepër i vonuar, është i domosdoshëm për vet rëndesine që ka ku institucion, por edhe për faktin se kjo shtresë e shoqërisë është paguar dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, për pasojë ata duhet të silleshin me një ndjenjë më të lartë përgjegjësie dhe të ishin më të përkushtuar në punë dhe në misionin e tyre shkencor.

Ndjehem i përunjur para lexuesit po të permënd se kam botuar disa studime dhe ese per problemet madhore dhe fuksionin e Akademise tonë të Shkencave. Ja titujt e disa prej ketyre shkrimeve : “Rilindja e Akademisë së Shkencave”,”Akademi shkencash dhe jo institucion i përgjumur”,”Demokratizimi i Akademisë së Shkencave dhe gjuhëtari madh Eqerem Çabej”, Promemie “Për një Akademi të Shkencave të Shqipërisë” (dërguar Kryministrit , zotit Edi Rama),
“Mirënjohje Albanologjike për Akademinë gjermane të shkencave”, “Debat shkencor dhe jo duel inatçorësh” etj

Akademia do të duhej të kishin prodhuar e hartuar vepra dhe programe serioze shkencore për të lehtësuar procesin e përparimit të çështjes kombëtare dhe asaj të zhvillimit ekonomik, që shqiptarët të mos mbeten njerëzit më të varfër të Ballkanit.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë pothuajse nuk iu është përgjigjur në shkallën e duhur sfidave të mëdha të kohës dhe të kombit, nuk ka qenë në rolin e vet që të ndihmojë zgjidhjen e problemeve dhe sfidave madhore që ka pasur e ka vendi.

Le të sjellim një shembull jashtëzakonisht serioz dhe madhor për Shqipërinë. Kërkesa për shkatërrimin e armëve kimike siriane në tokën shqiptare ishte një problem kompleks dhe i vështirë, që përfshinte disa aspekte: politike, mjedisore, shëndetësore, financiare dhe, mbi të gjitha, kërkonte përkrahjen popullore.

As dje dhe as sot nuk ka qenë dhe nuk është krejt e qartë se çfarë ishin ato arme siriane kimike (?), lëndë helmuese kimike (?), rreziqet e vërteta, ato mjedisore dhe pasojat shëndetësore etj.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhej të ishte ajo që të thoshte fjalën e parë dhe të fundit, të thoshte fjalën shkencore dhe me profesionalizëm, për statusin që ka dhe anëtarët më të kualifikuar: mjekë të njohur, studiues të shkencave të natyrore etj., të cilët duhet të kenë edhe integritetin e duhur qytetar.

Por është për të ardhur keq që Akademia jonë e Shkencave nuk e mori këtë përgjegjësi, ajo zgjodhi heshtjen dimërore dhe u vu në pozitën e sehirxhiut.
Kur u njoftua se Shqipëria nuk do të përfshihej në aksionin për shkatërrimin e lëndëve helmuese luftarake të Asadit, pa dyshim qytetarët e gjithë hapësirës shqiptare me të drejtë pyetën: Po Akademia e Shqipërisë, ku ishte? Pse heshti?

Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk duhet të jetë në këtë nivel papërgjegjësie kombëtare dhe qytetare. Ajo duhet të “’reformohet mbi parime bashkëkohore morale demokratike dhe kombëtare, që të përligjë nderin dhe statusin e privilegjuar e të veçantë intelektual e shoqëror.

Le të kthehemi tek tematika dhe strategjia kërkimore e Akademisë sonë të Shkencave për problemet tona kombëtare. Nga botimet dhe punimet e botuara nuk duket ndonjë vepër cilësore që të shpjerë përpara arritjet dhe trashëgiminë e gjuhëtarëve të shquar si Eqrem Çabej, Selman Riza, Androkli Kostallari, Mahir Domi etj. Fati i gjuhës shqipe është reduktuar në çështjen e përdorimit të “ë”-së dhe drejtshkrimin e disa fjalëve. Ka përpjekje për ndryshimin e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit për gjuhën e njësuar shqipe me anë të ca sloganeve bajate politike.

Ka disa vite që rreth figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, ka një baltosje më rritje nga studiues të huaj dhe kohët e fundit nga vet shqiptarët e disa masmedias me trillime, me shtremërime të së vërtetave historike tashmë të faktuar nga Fan Noli, Aleks Buda, por edhe nga studies te huaj të ndershëm dhe seriozë. Pyetja shtrohet : Po Akademia ku është ? A ka mbetur ende ndonje ndjenë përgjegjesie edhe qytetare, morale për të mos permendur ate profesionale , “akademike” .

Historia e Shqipërisë, sfida për rishikim kapitujsh, për vlerësimin e figurave të harruara, ose të keqtrajtuara është kthyer në një “grindje politike”. Edhe Konferenca shkencore për 70-vjetorin e Luftës antifashiste Nacional-çlirimtare nuk e kapërceu dot këtë “grindje politike” dhe me theks partiak, që u shfaq në kumtesat e mbajtura.

Botimi i Fjalorit enciklopedik nga Akademia e Shkencave provoi se ishte botim shokësh e miqsh, pa ndonjë vlerë dhe kontribut, duke lënë jashtë figura të njohura dhe me prurje të njohura shkencore, publike dhe shoqërore, pra një botim me kritere kaotike.

Akademia e Shkencave nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze shkencore për një botim kritik rreth letërsisë së krijuar në periudhën e sistemit totalitar, e njohur si letërsia e realizmit socialist.

Nuk ka zbuluar rolin negativ që ka luajtur estetika marksiste si kodi normativ i vlerave krijuese dhe i kritikës për letërsinë dhe artet. Estetika marksiste sovjetike ka qenë ushqimi shpirtëror i mjaft studiuesve, krijuesve dhe kritikëve, disa prej tyre ende nuk janë shkëputur nga këto koncepte.

Gjatë këtyre 27 viteve ka lindur edhe është zhvilluar një letërsi e re në përmbajtje dhe që synon të pasqyrojë dinamikën e shoqërisë së tranzicionit dhe kontradiktave të saj. Ende nuk ka ndonjë studim serioz për proceset e reja letrare, me anët e mira dhe të dobëta.

Traditat kulturore, ky thesar kombëtar, vazhdojnë të trajtohen herë-herë me kriteret e estetikës moniste, ose edhe në mënyrë të thjeshtëzuar komerciale.


Akademtë e shkencave në një shoqëri demokratike funksionojnë si institucione të pavarura nga politka partiake.

Veprimtaria dhe aksionet shkencore të Akademise sonë të Shkencave janë paralizuar shpesh nga ndërhyrjet politke.Midis faktorëve kryesorë të këtij ngërçi ka qënë dhe është vete përbërja ose e kriteret e zgjedhjeve te anëtarëve të Akademisë së Shkencave. Ne dukje, ne publik zakonisht permendeshin dhe ripermenden si kritere antarësie veprat e dhe kontributet e secilit anëtar. Ne fakt kjo ishte gjysëm e vërtetë dhe asnjeherë e gjithë e vërtetë. Edhe ne ngritjen dhe krijimin e Akademise se Shkencave të Shqipërisë me tetor 1972 krahas studiuesve te njohur si Eqerem Çabej, Aleks Buda, etj kishte edhe ish funksionarë te larte partiakë ose shtetëror, madje edhe ndonje ish komisar .

Pas vitet 1990, vendosjes se pluralizmit politik, u duk se do të ndryshonte kjo traditë e përzgjedhjes se anëtarëve. Pothuasje asgje nuk ndryshoi, vetem se disa të zgjedhur ishin te partisë demokratike ose socialiste. Në akademi hyne edhe disa studiues te tjere,që ishin ose ministra në qeverite socialiste, ose gjuhëtarë luftarakë kundër gjuhës së njësuar shqipe etj.

Pas vititi 2013 u shfaq dhe akti i parë i nje farse zgjedhore, kur ish kryetari u shkembye me ish zev.kryetarin. Kjo praktikë aspak demokratike dhe jo më shkencore kulmoi me zgjedhjet e shtatorit 2017 kur u be rotacioni i kryetarit me nenkryetari , pra mbeten po ata individë. Kundërshtimi i hapur publik madje dhe kerkesa e Kryeministrit per reformin te Akademise dhe kthimi i saj ne ulline demokatike u prit me mosperfillje nga akademiket e pranishem.

Kjo shkërmoqje, ky dekompozim i këtij institucioni te larte u zhvillua gradualisht dhe gjatë disa viteve, pra majftueshëm për t’u parë dhe reflektuar nga akdemikët e ndershëm e me integritet.Ështe e habitshme disa akademikë, midis tyre “9 akademikë të nderit” që u zgjuan dje dhe kërkojne me ane te nje letre dialog me Kryeministrin për reformin e Akademise.

Ështe ne te drejten e këtyre “akademikëve” ,madje te çdo qytetari te shpreh mendimin e vet ne format me te ndryshme per problemet shqetësuese, por gjithashtu ështe ne te drejten e taksapaguesve, të popullit shqiptar që të pyesin dhe të kërkojnë llogari : “Ku ishit dje zoterinj akademike te nderuar?Pse nuk nderhytë per te parandaluar kete përgjumje dhe farsë te institucionit qe ju dha pensione të larta dhe tituj nderi ?

Akademia mund të reformohet mbi bazën e një koncepti të ri fiozofik anglosakson si dhe të zgjedhsve se anëtarëve të saj jo vetëm me kritere shkencore dhe konkuruese, por edhe me integritet publik, moral, standart të lartë profesional dhe prodhimtari shkencore cilësore..

Në këtë proces të reformimit të Akademisë mbetet i domosdoshëm debati i mirëfilltë shkencor, dialogu, që të bëhet një kthesë e vërtetë dhe e mbarë edhe në këtë fushë, në fushën e shkencës, aq të rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare, pa ëndërruar e menduar që të bëhemi si akademia japoneze a ndonjë tjetër; por institucion i denjë për popullin dhe kombin e kulturuar shqiptar.