HARAÇI I BASHKËSISË ISLAME NË PLAVË GUCI

esad gjonbalaj

Shkruan: Esad Gjonbalaj, New York

 

Kësaj vere në vendlindje përpos rasteve të gëzimit e te qenurit në vendlindje pata rastin te marr pjesë edhe në disa raste mortore.

Nga takimet me bashkëvendësit dhe pjesëmarrësit në këto raste mortore dhe në komunikim te ndërsjelltë kuptova për ballafaqimet në raste të kësaj natyre.

Bashkësia Islame e Plave Gucisë sikur kushtimisht ua zinin priten atyre qe ballafaqoheshin me humbjen e ma te dashurve te tyre. Rast konkret dhe ne komunikim me bashkëvendësin tonë z. Naser Bajram Ulaj kuptova se me rastin e vdekjes së nënës së tij Xhemiles, Bashkësia Islame e Plavë Gucisë i kishte kërkuar Naserit qe te paguante anëtarësinë për 25 vitet e shkuara ne shume totale 500 euro, plus 130 euro shërbim i hoxhëve te varri dhe 100 euro për hoxhënicen.

Ne komunikim te ndërsjelltë Naser Ulaj me pjesëtarët e bashkësisë Islame të Plave Gucisë ,  ua bën me dije atyre se mund te bënte zgjidhje alternative duke ftuar hoxhallarë nga Kosova, njeri nga hoxhallarët e Plave-Gucisë e kërcënon Naserin duke i thënë se nëse bën një veprim te tillë ne do vijmë me “Maric”(automjet i UDB-se kohës se Jugosllavisë) për t’i arrestuar hoxhallarët nga Kosova në ceremoninë e varrimit.

Duke ditur se rastet e vdekjes janë momente te rënda për çdo familjar, dhe duke llogaritur në bujarinë dhe fisnikërinë tonë si komb në këto raste  heshtim, thuajse asgjë nuk flasim për hirë te modestisë dhe kodit te pa shkruar “mos fol”.

Prandaj,  dua te shtjellojë një problematikë qe çdo njëri nga ne e kemi për hise. Po te njëjtin rast gjatë ditëve te fundit kishte edhe zt. Binak Ulaj, atij i kushtëzohet pagesa e anëtarësisë në shumë prej 1200 euro nëse dëshiron qe në ceremoninë e varrimit të merrnin pjesë hoxhallarët me ritualet e tyre fetare. Na vjen mirë që Binaku si atdhetar i përkushtuar që është e refuzoi një kushtëzim te tillë dhe të pa pranueshëm te Bashkësisë Islame të Plavë Gucisë dhe bëri zgjidhje alternative.

Këto sjellje te Bashkësisë Islame të Plavë Gucisë janë ne veçanti te theksuara ndaj mërgimtarëve dhe atyre qe nuk jetojnë ne Plavë e Guci. Kushtëzimet me pagesa te anëtarësive për Bashkësinë Islame për 20-30-40 vite është abuzim dhe haraç i llojit te vet.

Vlerësoj se ne vuthjanet dhe shqiptarët e Plavë Gucisë por edhe të tjerët duhet të kemi një qëndrim të përbashkët dhe unik rreth kësaj mënyre abuzive të Bashkësisë Islame të Plavë Gucisë. Bashkësia Islame e Plavë Gucisë është përfituese edhe e fondeve të shtetit të Malit të Zi që ndanë për këto institucione fetare.

Shtrohet pyetja nëse Bashkësia Islame po kërkon të paguhet anëtarësia edhe neve bëjmë një pyetje te thjeshtë çka investoj Bashkësia Islame ne objektet fetare ne vuthaj ndonjëherë . Përgjigjeja është e qartë ZERO, atëherë vallë për çka i kërkojnë mjetet në raste vdekjeje të ma të dashurve tanë?

Duke u nisur nga parimi im që nuk preferoj të merrem me çështje dhe tema fetare, megjithatë konsideroj se kjo mënyrë e sjelljes se Bashkësisë Islame te Plavë Gucisë është më shumë se anëtarësi: Haraç në raste shumë te ndieshme në familjet tona.

Duke ditur se aspekti fetar është në baza vullnetare dhe pa imponime, atëherë si është e mundur të kushtëzohet pjesëmarrja e hoxhallarëve me një anëtarësi të prerë dhe të pa bazë.