Tmerr, politika e juaj në Kosovë!

skenderbeg klaiqi

Drejtuar politikëbërsve të Kosovës!

Edhe pas gati tre muajsh, në Kosovë nuk ka institucione.

Popullata e dëshpëruar!

Kujt po i konvenon kjo gjendje? Kush humbë më së shumti nga kjo situatë?

Natyrisht se përgjigjëjët janë të lehta. I konvenon armiqve të vendit dhe atyre që e kan pru gjendjen deri në këtë pikë.

Armiqëve të vendit dhe të kombit, po i plotësohen dëshirat e kahmotëshme, sepse pikërishtë tani janë duke i fërkuar duart dhe duke i thënë njëri tjetrit. Ja shiqoni shqiptarët, nuk mundën të clirohen vet, këta nuk din të formojnë shtet, nuk din të mbajnë shtet, edhe nëse dikush ja u formon shtetin, në fundë janë të pa aftë ta mbajne dhe ti krijojne institucionet e tyre..

Armiqtë e ketij populli të pafajshëm, mezi po presin që populli të shperthej edhe një herë, sikur pas zgjedhjeve të kaluara, e cila ishte ikja më masive që nga viti 1999.

Edhe atëherë politikajtë luanin lojra, aktronin, gjëja po shtyhemi në mes veti, ndërsa populli ikte i dëshpëruar nga vendi.

Kujtoni ikjen masive të vitit 2014-15 dhe vazhdimin deri në ditët e sotëshme. Deri sa liderët politik të Kosovës luanin lojra, armiqtë benin plane, ta zbrazinin Kosovën.

Nëse vazhdohet kështu, politikanët do ta udhëheqin vetëvehten, sepse nuk do të ken kë ta udhëheqin, pasi Kosova do të boshatiset.

Politikëbërës të jetë njeriu, duhet të jetë njeri i shenjtë, njeri me vlerë, njeri që punon për të mirën e popullit të vet, shtetit të vet, e jo të kuptohet si hajn, kriminel, tradhëtarë, i korruptuar dhe ta shoh vetëm interesin personal të tij.

Fatëkeqësishtë, në Kosovë politikbërësit dhe politikanët, janë ngritur kundër njëri tjetrit, nuk lënë hapësirë që të bashkëpunojnë në mes veti, sepse fjalët i kann aq shumë të rënda, duke e quajtur njëri tjetrin kriminel, vrasës, korruptues, se unë lufova e ti jo, se unë jamë ky, e ky,e aq shumë e shumë gjëra tjera, ndërsa fakte konkrete, nuk ofron as njëri para gykatës, apo para popullit.

Si mundë të mburret njeriu me dicka të till, kur shihet se Kosova është vendi më i izoluar, Kosova e ka papunësinë më të madhe ne Europë, Kosova nuk ka stabilitet në asnjë fushë, Kosovën e ruajnë të tjerët dhe në fundë të fundit, Kosovën e mbajnë mërgimtarët se nuk prodhon asgjë vet.

Politikajt e Kosovës janë aq të papjekur dhe janë aq shumë të armiqësuar në mes veti, sa që janë ngrit sejcili kunder sejcilit dhe nuk mundë të gjejnë forcë të ja shtrijnë dorën njëri tjetrit.
Në pyetjen kush po humbë nga kjo gjendje?
Pra deri sa këta bëjnë lojra, shpifje, shantazha, intriga kundër njëri tjetrit, po humb Kosova, po humb populli, po humbin shqiptarët.

Nëse edhe një herë përsëritet ikja masive, turpi do të bije mbi ju, politikaj dhe lider të partive politike pa dallim. Nuk do të keni ftyrë më të dilni para popullit.
Sa nuk është bërë vonë, gjejeni forcën dhe formoni qeverin teknike të përbashkët, pasi që si po shihet nuk i keni asnje numrat, formone me ato parti që dëshirojnë të përfshihen në këtë Qeveri. , mos bëni bllokada.

Leni inatet dhe shtrini dorën njëri tjetrit, nuk jeni armiq siq paraqiteni, ju të gjithë e doni Kosovën, prandaj bëjeni për Kosovën.

Kthejeni perspektiven te kjo popullatë, kthejeni vullnetin dhe dëshirën për të jetuar në atë Kosovë.

Joshni investorët, joshne mërgatën të vijn dhe të investojnë.
Tregonju botës se edhe ju dini të dilni nga kriza, kur e kaplon vendin.

Bëne për hirë të gjakut të derdhur, bejeni për hirë të SHBA-s dhe vendeve tjera mike, arsyetojeni ndihmen që e bënë për ne.

Bëjeni sepse Kosova po humbë, populli po tretet, populli po ik nga vendi, po humbë përspektiva.

Edhe një minut pa insitucione, është dëmë i madhë.

Nuke e kemi komoditetin që ne të humbim kohë.

Skenderbeg Klaiqi

Freiburg, 27.08.2017