PAS 18 VITEVE, PLLAKA NË VENDET KU ËSHTË RIORGANIZUAR DHE DREJTUAR LUFTA E ZOK TË UÇK-së

ismet s 1

Në shpalosjen e pllakave të UÇK-së, në Selinë e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut në Serpka të Kishnapoles dhe në lagjen e Dubovëve të Gadishit!

Momente të jashtëzakonshme emocioni dhe ndjenje të papërshkruara! Për të ardhur deri te ky realitet i madh, kur nuk ka më Serbi pushtuese në Kosovë, është bërë luftë e madhe dhe është derdhur gjak dhe kanë rënë Heronj e Dëshmorë të kombit, popullit e Atdheut!

Pas shumë viteve përsëri kthehemi aty ku pas ofansivave të Prillit 1999 në Malsinë e Zhegocit dhe të Marecit, e filluam riorganizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut! Shpalosja e pllakës se UÇK-së në Selinë e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së në Serpka të Kishnapoles dhe ne lagjen e Dubovëve ishte moment madhështor e i lavdishëm,por edhe shume i rëndë e trishtues njëkohësisht!

Kanë kaluar mbi 18 vite pas luftës, dhe pllaka në ato vende ku është riorganizuar e udhëhequr lufta e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së vjen me kaq shumë kohë vonesë!… Megjithatë populli thot më mirë vonë se kurrë! Prandaj gjej rastin të përgëzoj Kryetarin e OVL-UÇK-së të nderuarin Jeton Sherifi dhe Kryesinë që me aq përkushtim po e bëjnë udhëheqjen dhe po kryejnë obligime në nderim të luftës së UÇK-së, të cilat është dashur të kryhen menjiherë pas përfundimit të luftës e pas çlirimit të Kosovës dhe pas hyrjes së NATO-s, evenimente këto, që shënojnë largimin përfundimtar të Serbisë nga Kosova!

ismet s 2

 

Sikur të ishte vepruar me kohë, ndoshta nuk do të ishte braktisur e tërë Lagjaja e Serpkave nga banorët e saj, kurse atyre të lagjës së Dubovëve do të ju kishte bërë jeta më e lehtë dhe infrastruktura më moderne! Por historia nuk pyet për vonesa, ajo shikon fakte dhe argumente, kërkon tokë dhe teren praktik, për konstatime shkencore, të cilat përballen fuqishëm me analizat dhe triumfojnë nëse janë të sakta e reale!

Prandaj e vërteta e madhe është se në Zonën Operative të Karadakut, pas ofensivës në Malësinë e Zhegocit dhe të Marecit, Shtabi i Zonës Operative të Karadakut, Selinë e tij në kushtet e riorganizimit të luftës kundër Serbisë pushtuese, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve të saj, e drejtoi nga Lagjja e Serpkave! Në Serpka, ishte e vendosur e tërë struktura e Shtabit, që nga Komandanti Zonës Ahmet Isufi e deri te ushtarët e thjeshtë! Dhe jo vetëm kjo na obligon, që përpos pllakës Shtëpi – Bazë e UÇK-së, të jetë edhe teksti përcjellës, Seli e Komandës së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!

ismet s 3

 

Opinioni në përgjithësi dhe populli shqiptar në veçanti duhet ta dijë se informatat e para të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së për TVSH-në, Kosovapresin e Radion Kosova e Lirë, kanë dalur nga Komanda e Shabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, që ka vepruar dhe e ka pasur Selinë në Serpka dhe aty ka komanduar dhe drejtuar me luftën në tërë Zonën! Shpresojmë se nuk do të ketë vonesa në percaktimin e saktë të të vërtetave të mëdha dhe reale, të cilat jo vetëm nuk e zbehin madhështinë luftarake të luftës tonë të drejtë e të shenjtë kundër pushtuesve serb, por i japin dimensione edhe më të mëdha e të lavdishme, të cialt do të jenë gjithnjë e gjithmonë të nderuara nga gjeneratat që do të vijnë dhe nga historia do të vlerësohen me profesionalizëm!

20 Gusht 2017
Ismet Sylejmani
Ish- Shef për Informim dhe Zedhenës i Zonës Opertive të Karadakut të UÇK-së