Ndërroi jetë Prof. Sokol Lulgjuraj

sokoli 1

Lajmërim

Me 13 gusht 2017, Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 59 vjeçare ndërroi jetë Prof. Sokol P. Lulgjuraj.

Profesor Lulgjuraj u lind me 26 tetor 1957 në fshatin Dinoshë në një familje atdhetare të Malësisë. Tërë jetën ia kushtoi edukimit të brezave të rinjë dhe hulumtimit të historisë së Malësisë së Madhe e cila ishte lënë nën mëshirën e pushtuesëve malazez.

Në librin e tij “Malësia e Madhe ndër shekuj” Prof. Lulgjuraj duke u munduar që të ngrisë vetëdijësimin dhe bashkimin e Malësorëve kishte shkruar: “ E vetmja mënyrë që të formosh një ide e cila është afër të së vërtetës, është  që të dëgjosh të dy krahët kundërshtarë. Dëgjimi I vetëm një krahu është i destinuar që të jetë fatal, sepse ai nuk ka mundësi t’i shpëtojë kurthit. D.m th, se edhe në rast se të dy krahët e interpretojnë një fakt në mënyrë të deformuar, nëpërmjet dy deformimesh mund të kapësh situatën në mënyrë të mjaftueshme.”

Sokol Lulgjuraj njihet si shembull i intelektualit dhe atdhetarit nga Malësia i cili la pas vetes veprat shkencore dhe fjalën e mirë për tolerance e bashkim ndërmjet shqiptarëve.

Nderimet për profesorin tonë dashur do të bëhen ditën e enjte me 17 gusht 2017 nga ora 10:00 para dite deri në ora 2:00 pas dite në Morgun “Malësija” në Vuksanlekaj dhe të njëjtën ditë do të përcillet për në banesën e përjetshme në kishën e shën Mëhillit në Dinoshë.

Stafi i AA Vision u shprehë ngushëllime familjes, fisit e të gjithë dashamirëve të Prof. Sokol Lulgjurajt.

Lavdi!