NDËRROI JETË BABAI I HEROIT FEHMI LLADROVCI

tush lladrovci 1

Pas një sëmundje të rëndë, sot ndërroi jetë babai I Heroit Fehmi Lladrovci.

Muhamet Lladrovci apo “Axha Tush” siq e quanin shokët e bashkëluftëtarët e heroit Fehmi Lladrovci mbetet në kujtesën e të gjithëve si një njeri i sakrificës dhe shembull i qëndrueshmërisë kundër armikut.

Për vizita kohëve të fundit i kishin shkuar shumë bashkëmendimtarë duke filluar që nga Simboli i Rezistencës Kombëtare baca Adem Demaçi e deri tek veprimtari i njohur Ismet Sylejmani.

adem demaci me tush lladrovcin

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Ismet sylejmani ka shkruar:

“Lamtumire Axha Tush! 
Lamtumire Babai i Heroit te Kombit Fehmi Lladrovci! 
Ndarja nga jeta eshte e rende per neve qe te kemi njohur ga afer e qe te kemi dashur shume! 
Te qofte i lehte dheu i Atdheut, qe eshte i perzier me gjakun e derdhur per liri te Fehmiut e Xheves e te vellaut Tend, por edhe te qindra e mijera te reneve per liri, te cilet te Ti shihnin jo vetem Babin gjigant te Gjeneral Fehmiut por edhe te tyrin!”

ismeti tushi

 

Stafi i AA Vision i shprehë ngushëlime familjes Lladrovci si dhe të gjithë atyre që i qëndruan në krahë familjes së heronjëve Fehmi e Xhevë Lladrovci!

Lavdi!