Veprimtari Ismet Sylejmani pritet nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri

ismeti mekryetarin e parlamentit

Veprimtari i shquar gjithëshqipëtar Ismet Sylejmani u prit nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri me të cilin shkëmbyen ide rreth prosperimit të çështjes shqiptare e në veçanti të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni të cilët edhe pse po pengohen nga procese të pakuptimta, ata po i realizojnë aspirtat e tyre për të qenë të barabartë si komb shtetëformues. Pas takimit me Xhaferrin, në një prononcim me shkrim Ismet Sylejmani ka shkruar:

“Sot kisha nderin e madh dhe knaqësinë e veçantë te pritesha në kabinetin e Tij nga shqiptari i parë në historinë e kombit tonë, që është vënë në ballë e ne udhëheqje të Kuvendit të Maqedonisë!

Në vizitë të Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, ish – Komandanti i UÇK-së, shqiptari historik i nderuari Talat Xhaferi!

Aty ku filloi ndryshimi i madh!

Këtu ku nisi edhe de jure të flasë shqip parlamenti maqedon!

Knaqësi e madhe dhe e ardhme e sigurtë, kur sheh nga afër se si shqiptarët drejtojnë me parlamentin e një shteti që është i njohur dhe i pranuar ndërkombëtarisht!

Ska dyshim se ditë të mira e të bardha e presin popullin shqiptar, kur ka djem të tillë të menqur e të guximshëm që i ka në ballë!”

Ismet Sylejmani është ish anëtar i Komitetit Drejtues të LPRK-së dhe anëtar i Shtabit të ZOK të UÇK-së, veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare dhe anëtar i bordit të AA Vision.