Presidentet shkojne e vijne: Artisti mbetet i perjetshem

n balidemaj

Shkruan: Naim Balidemaj, New York

 

Cun Lajci, nje jete e tere ne skene. Presidentet shkojne e vijne: Artisti mbetet i perjetshem

Jane me qindra e qindra karaktere te studiuara dhe te interpretuara nga Cun Lajci. Jane me mijera e me mijera strese para cdo prezantimi para publikut. Jane me mijera litra djerse e derdhur ne tempullin e Talias nga Cun Lajci. Jane me mijera e mijera faqe te studiuara deri ne hollesi dhe te pervetesuara nga Cun Lajci. Jane me qindra autor, qe nga Eskili e deri te krijuesit e sotem te cilet i jetsoi ne skene Cun Lajci.

A eshte satisfakcion per aktorin Cun Lajci dhe te gjithe aktoret tjere qe lane gjurme te thella ne thesarin e Teatrit Kombetar, nje “titull ne leter”. (Vertete, aktoret kenaqen me pak, kenaqen me nje duartrokitje, kenaqen me nje kritike te mirefillte, kenaqen me punen e tyre kur shikuesi i thjeshte i admiron, kenaqen edhe me “Tituj” qesharak Presidencial. Aktori eshte si femija, nuk mashtrohet, lehte, por e gelltite mashtrimin, qofte edhe me nje “Titull” formal te Presidentit.

cun lajci

Pervec nje “titulli”, Mjeshter i Madh, ne leter, cili eshte satisfakcioni materjal per krijuesin-artistin?

Mos valle, dy shtete shqiptare, per kete kategori te njerezve super-meritor, u japin pensione shteterore, privilegje per vepren e tyre jetesore? Apo e “kryejne” misionin ndaj tyre, vetem me nje leter apo dekret numeror.

Cka ka ndryshuar Titulli: Mjeshter i Madh, ne perditshmerine e Cun Lajcit?
Asgje.
Vetem edhe nje barre, nje lak ne fyt.
Mos iu ka rrite pensioni per vepren e tij jetesore per afro pese dekada, ne punen artistike, mos iu ka ofruar nje titull nderi ne Akademine e Shkencave dhe te Arteve, (artisti nuk eshte aparatcik qe te behet “akademik” me tri seminare apo tri brockullaqe , sic jane bere ne Kosove, pseudo shkenctar me direktiva Partiake).

(Kam pase nderin qe te shkel te njejtat derrasa, ne te njejtin Teater, me Cun Lajcin. Kam pase nderin qe si kritik teatri, Cun Lajci, me ka detyruar ta analizoj lojen e tij skenike dhe te matem se cfare vleresimi do bej per kete mjeshter te madh te skenes shqiptare).

Kuptojeni njehere e pergjithmone O Politikberes te Cajtoreve Ballkanike:

JU nuk mund ta vleresoni artistin.
Ne syrin e Ciklopit ne rrethin e pare jane , krijuesit, mendimtaret, shkenctaret.

Ne rrethin e dyte; jane teknokratet byrokratet, prodhuesit, intelegjencia e imte.

Ne rrethin e trete, jane hajdutet, prostituta, parazitet, hoxhallaret, keriket dhe politikanet.
.
Per mjerimin e kastes politike, filluar nga “Presidenti” Nishani, deshmon koncepti totalisht i gabuar: Permend 200 role dhe perfundon me nje koncert te luajtur me 1998-99.

Cun Lajci nuk eshte estrade e lajle luleve ballkanike, eshte artist me vlera kombetare.

 

Shënim: Naim Balidemaj është kryeredaktor i AA Vision me qendër në New York