APEL

Të nderuar,

Në lidhje me ngjarjet e fundit me disa agjenci për ndërmjetësim gjatë punësimit për të cilat ekzistojnë informacione për mashtrim të studentëve për punë jashtë vendit, APELOJMË tek opinioni i gjërë që kandidatët për punë jashë vendit të jenë shumë të vëmendshëm kur të bejnë një vendim të tillë.

Respektivisht, sipas Nenit 22, alinea 1 pika 4 të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe sipas Konventës ndërkombëtare 181 për Agjencitë private të punësimit që Maqedonia e ka ratifikuar, agjencite nuk kanë të drejtë të marrin të holla dhe kompenzime/pagesa nga kandidatët për punësim, por duhet shpenzimet e tyre ti shpaguajnë nga klientët/kompanitë ku dërgohen punëtorët.

Sipas kësaj, APELOJMË të gjithë kandidatët e interesuar, të mos pranojnë të paguajnë asnjë lloj provizioni apo shpenzimi, para ose gjatë qëndrimit jashta shtetit ndaj agjencive.

Federata Nacionale e Agjencive për punësim (FNAPP) zotohet për ti mbrojtur të drejtat e punëtorëve në rend të parë dhe do të vazhdojë në këtë drejtim të bashkëpunojë me institucionet kompetente të përmirësohet baza ligjore dhe dispozitat të respektohen nga të gjitha agjencitë e licencuara.

FNAPP është organizëm që përfaqëson agjencië, përkushtohet për përmirësimin e bazës ligjore, bashkëpunon me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare, si dhe punon për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të saj për zhvillimin e tregut të punës.

Me respekt
Norik Selimi
Kryetar i FNAPP

Anëtarë të FNAPP
Motivi / Partner / Vrabotuvanje / Spid / Arbeit-Dekra / Kontakt-Biznis / ESI / ESC / Antoris / Realnost / Zeta / Mladinev