Fjalimi ne cilesine e Kryetarit të Këshillit Organizativ të manifestimit “Fuqia planetare në Kosovë”, mbajtur në Gjilan, më 31 maj 2000!

i sylejmani

NDERIMI PËR AMERIKANËT, OBLIGIM KOMBËTAR!

Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi kaq madhështor e kaq dinjitoz, para se të fillojë do të dëshiroja që në shenjë nderimi për dëshmorët e kombit, t’ju ftojë për një minut heshjte!

Të dashur pjestarë të familjeve të dëshmorëve!

Tënderuar përfaqsues politikë dhe ushtarak të SHBA-ve! Tënderuar përfaqsues të NATOS-s!

Të nderuar udhëheqës politikë dhe ushtarak të komunitetit botëror!

Të nderuar ushtarakë dhe ushtar të SHBA-ve!

Të dashur ish-ushtarëdhe ish-udhëheqës te UÇK-së, tani TMK!

Të dashur udhëheqës politikë shqipëtar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe diaspora!

 

i sylejmani 2

 

Motra dhe Vëllezër!

Zonja dhe Zotërinj!

Më lejoni që në emer të Këshillit Organizativ në përbërje: LPK, TMK, LKÇK, PPK, UNIKOMB, AAK, UPS, LBD, PQLK, LGJK, PNDSH, PLK, PSDK, PSHDK, PDT, PDK, LDK, SHPJ, SHBP, KMDLNJ, Kisha Katolike Shqiptare, Kosovatransi, SHHB “N.Tereze”, NTP “Bejta Comerc”, Bankos, Qendra e Kulturës, SHKA “Mic Sokoli”, Ansambli “Gurra”, estrada, SHKA “ Bajram Curri”, SHPS dhe nëemrin tim personal t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhje!

Ky eveniment që po ndodh sot këtu në Gjilan, nuk është i rastit, prandaj si i tillë do të futet në analet e ngjarjeve tëhistorisë boterore, sepse një popull i vogël siç jemi ne shqiptarët, nderojmë me kaq respekt dhe pietet te veçant ndihmën e madhe dhe të pa kursyer të popullit , ushtris e udhëheqjes së lartë të SHBA-ve, në krye me presidentin e madh dhe të lavdishëm Bill Klinton.

Populli shqiptar gjatë gjithë historisë së tij ka ditur tëvlerësojë dhe çmojë lart, ndihmën kur i është dhënë nga miqtë e tij, por njëkohësisht ka ditur dhe di të bëjë dallimin në mes të atyre qe i kanë ndihmuar, për shkak të etikës dhe kodit moral njerëzor.

Amerika dha figurat e larta udhëheqëse të saj, në mesin e të cilave presidenti Klinton, sekretarja Ollbrajt, Gjenerali Klark, ambasadori Walker etj., bashk me aleatët e tjerë në Aleancën e NATOS-së në njërën anë dhe të së famshmës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në anën tjetër ndryshuan historinë dhe rrjedhat alogjike në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë.

Nuk besojmë që do të gjendet qoftë edhe një shqiptar i vetëm, duke përjashtuar karrieristët, matrapazët dhe disa shqipfolës të paktë që  shëtisin nëpër Serbi, që do të përbuzte atë që kanë bërë SHBA-të për Kosovën dhe shqiptarët.

Gjatë gjithë kohës sa zgjati lufta për liri, përveç UÇK-së, i vetmi presidenti Klinton i mbështetur pa rezervë nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, ishte ai përsonalitet botëror që gjatë misioneve të tija të drejtpërdrejta i dërgonte popullit shqiptar mesazhet, kuptimi  i të cilave ishte shumë domethënës: mbahuni, qëndroni, mos u dorzoni, ju jeni në rrugë të drejtë, në rrugën tuaj Zoti dhe Amerika janë me ju.

Cilët janë ata shqiptare, që sado pak t’u ketë rënë të shohin në ekranet televizive Klintonin e madh, e të mos i kujtojnë grushtin dhe gishtin që nga Uashingtoni dhe qendrat e tjera të botës i drejtoheshin kriminelit më të urryer të botës, xhelatit Millosheviq dhe pas këtyre kërcnimeve bombat dhe tomahoukat godisnin për vdekje bishën e tërbuar serbe.

Përpjekjet shekullore të popullit shqiptar per liri e pavarësi, për herë të parë në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme, gjetën përkrahje të parezervë e të jashtëzakonshme të SHBA-të  dhe duke qenë se u mbështetëm pa ekuivoke nga vendi më i fuqishëm dhe më i përparuar i rruzullit tokësor, sot jetojmë pa frikë se do të masakrohemi,por edhe me shpresë të madhe se e ardhmja do të jetë e lumtur dhe demokratike, ashtu siç është vetë Amerika.

 

I sylejmani 3

 

Të nderuar pjesëmarrës!

Ëndrra për ta parë Kosovën të lirë,pa kriminel e xhelatë e paramilitarë serbë është bërë realitet.

Prandaj, respekti dhe nderimi ynë për amerikanët  do të shkojë gjithmonë, duke u rritur, ngase SHBA-të ishin të parët që dolën hapur kundër shfarosjes kolektive të popullit shqiptar. Dhe jo vetëm që dolën hapur kundër asaj që na bënte Serbia  dhe kriminelët serb, por ndihmoi me potencial të madh ushtarak për t’u gjunjëzuar krimineli  Millosheviq dhe klika e tij gjakpirëse.

UÇK u bë e njohur, jo vetëm në saje te luftës heroike që bënte, por u bë e njohur ndërkombtarisht në përmasa të domosdoshme, vetëm atëherë kur përfaqsuesit e saj u ulën në një tryezë me diplomatët dhe ushtaraket e lartë amerikan.

Atëher kur amerikanët e njohën dhe e pranuan forcen ushtarake shqiptare të Kosovës, pasoi mbështetja totale ndërkombëtare ndaj luftës për liri që zhvillonim.

Populli shqiptar ka hyrë në rrugën e pakthim të mirëqenis, lirisë dhe demokracisë. Duke e pasë brenda kufijve të atdheut tonë, fuqinë ushtarake dhe ekonomike të planetit, kemi pasë fatin e madh dhe të padiskutueshëm që të jemi në mesin e popujve të previlegjuar,sepse amerikanët janë kudo, por jo gjithkund investojnë kapitalin e djersës së tyre!

Kampet Bondstill dhe Mantith, janë dy dëshmitë më të padiskutuara se Amerika me Kosovën merret sinqerisht dhe seriozisht.

Për të qenë mundësitë reale të një zhvillimi dhe përparimi të domosdoshëm, në Kosovë nevojiten të realizohen shume objektiva prioritare me dimensione kardinale.

Kosova duhet dhe do t’i kthehet plotësisht realitetit normal, atij realiteti për të cilin me vite të tera kemi ëndërruar dhe luftuar.

Por, për të qenë plotësisht Kosova normale dhe për të qenë e gatshme të ecën në rrugën e vështirë, por tëndritur të demokracisë së mirfilltë, duhet të lirohen të burgosurit  shqiptarë, që po mbahen nëpër burgjet dhe kazamatet serbe, duhet të gjenden të zhdukurit e shumtë shqiptarë, të zbulohen të gjitha varrezat masive, por duhet të ndalen vrasjet e pjestarëve të nacionalitetit serb, siç është rasti  i fundit ne Cernicë, këso skenash nuk do tëtolerojmë!

Të gjithë ata që me vepra të ndryshme njëllosin emrin e çdo shqiptari dhe denigrojnë lavdinë e betejave të shumta për liri të UÇK-së, duhet të nxjerren përpara drejtësisë.

Nuk duhet të lejojmë që për disa mendje të mykura e koka të krisura, të shkelim në gjakun,nderin, krenarinë, dhe bujarinë shqiptare,nuk duhet të vendnumërojmë, sepse të tillët kur ishte koha e luftës ose ua mbathën ose qëndruan në shtëpi si qyqarë,ndërsa tani kur lufta e armatosur i ka mbetur të kaluarës, duke vrarë qoftë edhe ndonjë kriminelë, e dëmtojnë procesin paqësorë, e vënë aleatin tonë të madh Amerikën në pozitë të disfavorshme, ngase nëpër duart e saj po shkaktohen plagë, të cilat nuk do të duhej të ndodhnin.

Nga kjo tribunë e nga ky vend, u bëj thirrje, jo vetëm bashkëkombasve të mi, por të gjithë pjesëtarëve joshqiptarë që jetojnë në Kosovë: të angazhohemi me tërë potencialin tonë modest në instalimin e demokracisë së vërtetë.

Garancë për të arritur një qëllim të tillë aq kardinal, e kemi kampionin e demokracisë botërore, Amerikën.

Me ndihmën e SHBA-ve, është arritur çlirimi i Kosovës nga forcat ushtarako-policore dha paramilitare serbe, ndërsa me Amerikën brenda në Kosovë do të realizohet pavarësia e Kosovës.

Ismet Sylejmani, 31 Maj 2000 Gjilan