Ali Ahmeti vizitoi familjen e heroit Nuhi Berisha

ali 1

I vetmi lider i shqiptarëve në ballkan që është njohur me Heroin e Kombit Nuhi Berisha është Ali Ahmeti.

Me rastin e vdekjes së Rexhep Sylë Berishës (babait të heroit Nuhi Berisha), Ali Ahmeti shkoi për vizitë në familjen e tij në Gjilan.

Të pranishmëve që i pritnin vizitat e ngushëllimeve u rrëfeu historinë e Nuhi Berishës që nuk është akoma e njohur për publikun.

“ Lidhjet me Nuhiun i kam mbajtur unë, kurse me Rexhep Malajn I mbante Fehmi Lladrovci.” Më tej shtoi se :”Bashkë me Rexhep Malaj-n, Nuhi Berishën, Fehmi Lladrovcin dhe disa të tjerë ishim themeluesit e Partisë së Luftës në Kosovë.”

Ali Ahmeti u tha të pranishmëve se Nuhi Berisha e kishte ndarë mendjen se pa luftë të armatosur nuk mund të çlirohet Kosova nga pushtuesi serb. Ai mbante shumë lidhje të forta me grupet ilegale që vepronin kundër Serbisë dhe çmohej si njëri prej udhëheqësëve me qëndresë të çeliktë.

ali 2

risa rrëfente i emocionuar për Nuhi Berishën, ai u ndal dhe i pyeti të pranishmit: “ Kush është ky djalë që po i përngjanë kaq shumë Nuhiut?”

Pasi e mori vesh se djali i ri ishte Valoni, nipi i Nuhiut (djali i motrës) u ndal duke e shiquar në sy dhe u tha të pranishmëve se ky djalë duket identik me Nuhiun që e kam njohur unë.

Nuhi Berisha u vra bashkë me Rexhep Malën në Janar të vitit 1984 gjatë luftimeve ballë për ballë me forcat e armikut të cilat për fat të keq udhëhiqeshin nga një komandant shqiptar (Tahir Zemaj).

alia ne gjilan

Ali Ahmeti ishte njëri ndër më të besuarit e Nuhi Berishës dhe militantëve të tjerë të viteve 80’ të shekullit të kaluar. Ai nuk u ndal së vepruari që amaneti i bashkëluftëtarëve të tij të shkoj në vend.

Vizitën e kishte organizuar, ish- anëtari i Komitetit Drejtues të LPRK-së dhe anëtari i Shtabit të ZOK të UÇK-së, veteran i UÇK-së dhe veprimtari i pandalshëm i çështjes kombëtare Ismet Sylejmani.

Në një prononcim për Albanian American Vision, Sylejmani u shpreh se Ali Ahmeti din t’i respektojë familjet e heronjëve dhe vizita e tij në familjen Berisha në Gjilan tregon se shokët e idealit nuk harrohen kurrë pa marrë parasyshë se në çfarë rrethanash jetojmë.

Q.D/AA Vision