Vetëvendosje është fitues moral dhe real në zgjedhjet e 11 qershorit

n balidemaj

 

Nga: Naim Balidemaj, New York

 

Vetevendosje e vetme, fituese morale e zgjedhjeve qendrore ne Kosove. Koalcionet shkuan per lesh. Kane edhe nje mundesi; te lidhin aleancen e re PAN-LAA per te ruajtur edhe nje mandat pushtetin, per shtet ketyre koalicioneve nuk u interson fare. Isa Mustafa e hodhi LDK-ne ne plehun e historise.

Kot Behxhet Pacolli krrokiste per frymen Rugoviane, populli i Kosoves nuk eshte kope, por e di fare mire se Ministri i Bukoshit, Isa Mustafa e la Ibren e shkrete pa rryme e pa telefon me 1999.

Populli i Kosoves ne shenje respekti per Ibrahim Rugoven i dha vota Uke Rugoves qe eshte nje nga seksteret , hajdutet dhe kriminelet me te medhenj te Kosoves. Populli i Kosoves ne shenje respekti per Ibrahim Rugoven i dha vota edhe Teuta Rugoves, te cilen e futen ne poltike per te manipuluar popullin, jo pse e meritonte.

Sot populli i Kosoves nuk mund te jep votat ne emer te Ibrahim Rugoves as Isa MUstafes, ish antare i Kryesises se Lidhjes se Rinise se Jugosllavise, ish kursistit te Kumrovcit, ish asistent profesorit te Ekonomise se Organizatave Themelore te Punes se Bashkuar Veteqeverisese titiste, populli i Kosoves nuk mund ti jep vota as”premtuesit” te madh te Kosoves Behxhet Pacolli, mik i klanit Millosheviq dhe pretendent per te pervetesuar Trepcen.
PDK-LDK jane mesuar me pushtet, mbase ka mundesi te bejne koalicion se te pafytyret nuk merziten per fytyre. Hashim Thaci, mund te perdor logjiken e Gjorgi Ivanovit, por e verteta eshte se fitues moral dhe real eshte VETEVENDOSJA. Nese programit qeverises prej 40 pikave i permbahet Vetevedosja, ka gjasa te krioj shtet ne funkcion te shtetasve, nese hyn ne kalkulime, kundrejt interesave te Shtetit eshte me e pelqyer si opozite, edhepse “Gjeorgi Ivanovi” do bej perpjekje ta le ne opozite.
PDK-AAK-Nisma, ne keto zgjedhje fituan me pak vota se sa PDK ne zgjedhje te kaluara. Indikacion i qarte, per te kuptuar se mjaft me me genjeshtra e sorollatje 17 vjecare te konjukturalisteve te lidhur me pushtetin si dekor ne dem te shtetit si dodmosdoshmeri.

 

Shënim: Naim Balidemaj është kryeredaktor i Albanian American Vision