Në filmin Kill ‘em All, aktori Jean-Claude Van Damme e mbronë karakterin dhe trimërinë e lartë të shqiptarit nga Shala e Malësisë së Mbishkodrës

Nga: Qazim Doda, New York
Sony Pictures Home Entertainment këto ditë ka përgatitur filmin e shumëpritur Kill ‘em All.

KillEmAll

Koreografi i famshëm i filmave me sporte luftarake Pjetër Malota është regjisori i filmit Kill ‘em All i cili do të dalin me 06 qershor 2017.

Në filmin Kill ‘em all luajnë: Jean-Claude Van Damme, Peter Stormare, Autumn Reeser, Maria Conchita Alonso dhe Kris Van Damme. Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi I njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota.

Bashkëpunim ndërmjet Peter Malotës dhe Jean-Claude Van Damme ka filluar 27 vite më parë me filmin e famshëm të aksionit klasik “Double Impact” dhe më vonë “Universal Soldiers” dhe “Quest”.

photo 1

Në përmbajtjen e filmit ka shkëmbime masive të zjarrit ku një i huaj misterioz (Van Damme), në pragun e vdekjes arrinë në spitalin lokal. Pastaj, grupi mafioz arrinë të futet pa pengesë për ta ndjekur atë. Infermierja e tij e cila është dëshmitare e vrasjeve do të përballet me hetimet e FBI-së përmes së cilës  do të zbulojnë komplotin e intrigave dhe hakmarrjes ndërkombëtare. Me shumë shtrydhje dhe kthesa, Kill ‘em all do t’ju mbajnë në hamendje derisa zbraset edhe plumbi i fundit.

Kill ‘em all zgjatë rreth 95 minuta dhe është vlerësuar R për dhunën dhe gjuhën që përdoret në të.

peter malota

Në një intervistë ekskluzive për Albanian American Vision, Peter Malota deklarohet:

“Van Damme e luan rolin e tij si një shqiptar i cili kur ishte 11 vjeçar ia kishin vrarë babain. Rritet në emigrim dhe bëhet burrë. Më vonë ai kthehet për ta kërkuar dorasin që ia kishte vrarë babain. Pasi e lokalizon dorasin i cili tani ishte një udhëheqës i mafias ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë.” Tha Malota. Ky udhëheqës i mafias më heret kishte qenë minister serb i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin. Një ndër viktimat kishte qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Coude Van Damme.”

Ky film  ofron nga Jean-Cloude Van Damme për përkrahësit e tij shumë ngjarje interesante ku përmes aftësisë së tij fizike dhe eksperiencës në filmat aksion e bën këtë ngjarje edhe më të besueshme.

Ka kohë që Jean-Cloude Van Damme shfaqë adhurimin e tij për popullin shqiptar fale bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave me sporte luftarake Pjetër Malota i cili tashmë për ne shqiptarët është një emër i njohur.

“Kill ‘em All së shpejti do të shfaqet në tërë botën dhe kërkesat tashmë kanë filluar t’i vijnë nga të gjitha anët,”  shprehet regjisori Pjetër Malota.

Të interesuarit mund ta porosisin filmin në Blue Ray, DVD ose mund ta shikojnë On Demand.

photo 1

photo 5

photo 4

 

photo 2