ME DY FIGURA TË MËDHA ÇLIRIMTARE

ismet sylejhmani

Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë

 

Me 8 Maj 2017, në aeroportin ” Adem Jashari” të Prishtinës, takim dhe foto të përbashket me dy figura të mëdha të periudhës së luftës së lavdishme të UÇK-së!

Me ambasadorin legjendar amerikan, ish-shefin e OSBE-së në Kosovë Wiliam Walker dhe me ushtarin e komandantin e lavdishëm të UÇK-së Rexhep Morina!

Nderi dhe lavdia kur bëhen bashk, peshojnë edhe më shumë dhe rriten në përmasa epike e nga popujt e mëdhenj dhe njerezimi, trashegohen natyrshëm e përfaqesohen në mënyrë të dinjitetshme nga brezat që vijnë!

Pas lufta në Kosovë të ndeshë me realitete të mëdha e të lavdishme njëkohësisht!

Të lumtë ne që e jetojmë këtë realitet lavdiplotë!

walker dhe ismeti

Unë kisha nderin e madh të takohesha rastësisht me mikun tim të nderuar e luftëtarin e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Morinën, i cili është zyrtar në aeroportin ” Adem Jashari” në Prishtinë dhe, në çast doli nga dalja e ardhjeve në aeroport personaliteti i madh botëror dhe heroi i gjallë i luftës dhe çlirimit të popullit shqiptar të Kosovës ambasadori Wiliam Walker!

Isha duke biseduar me shokun Rexhep Morina, një  luftëtar të madh të luftës së armatosur çlirimtare, me një hero të përmasave të mëdha e që nuk vetëtregohet, i cili nën komanden e Gjeneral Shaban Shalës, Gjeneral Fehmi Lladrovcit, Gjeneral Bedri Shalës, Gjeneral Mujë Krasniqit e të shumë e shumë figurave të mëdha të luftës për çlirim nga Serbia pushtuese, të rënë e të gjallë, përkrah të cilëve ka bërë sëbashku me shokët dhe bashkluftëtarët e tij, heroizma të mëdha e të panjohura, të cilat u panë vetëm në fushëbetejat liridashëse   të luftës së UÇK-së, dhe para neve del ambasadori legjendar amerikan, figura e madhe botërore, emri i madh dhe i degjuar me nam i diplomatit të karierës, personalitetit historik Wiliam Walker!

Gjyshërit dhe baballarët tanë të lodhur, të vuajtur e të cfilitur nga regjimi i krajlëve dhe i gjakpirësve të ndryshëm serb, kurrë nuk do të kalbeshin e nuk do të treteshin nga dheu i Atdheut, sikur të mos vinte kjo kohë e madhe e çlirimit nga Serbia pushtuese!

Meritore për të ardhur ky realitet i madh është jo vetëm UÇK e gjaku i derdhur për liri,  por edhe ndërhyrja e diplomacisë ndërkombëtare dhe aleanca e fuqishme e globit NATO!

Simboli i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe bombardimi i Serbisë pushtuese, ishte ky burre i madh nga SHBA, me emrin e njohur dhe të dëgjuar në çdo familje e shtëpi shqiptare, për çdo shqiptar kudo që jeton e punon nëpër botë!

Në krah të ambasadorit Wiliam Walker qëndron një luftëtar i madh shqiptar, që Grykën e Llapushnikut dhe një pjesë të madhe të tokës së Kosovës dhe kufirin shqiptaro-shqiptar i ka ecur me pëllembë dhe ka luftuar bashk me bashkëluftetarët e Tij, krah për krah e me heroizëm të paparë e të padëgjuar kurrë në të kaluarën!

Rexhep Morina i Gjergjicës, ka lënë nam të madh në luften e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashk me shumë shokë e bashkëluftëtarë si Elmi Shala e shume të tjerë, do të mbetet emer i skalitur i luftëtarëve të lavdishëm të luftës së armatosur e çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës!

Në krah të ambasadorit amerikan trim e të papërkulur Wiliam Walker kurdo e kudo që të jeshë, ndjehesh gjithnjë e më shumë i vendosur e krenar!

Njerëzit emblemë të UÇK-së sikur luftëtari trim Rexhep Morina, janë nderim i përgjithshëm për të gjithë ata që janë afër fizikut të tij, që e ka dëshmitar të gjallë nëpër betejat e lavdishme në luftën e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!