FILMI I SOCIALIZMIT REAL DHE, ‘FILMI’ I KAPITALIZMIT KRIMINAL

ISA FERIZAJ

Shkruan: Isa Ferizaj, Tiranë

 

Në pragfushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit 2017, motorrët e forcave politike borgjeze, janë ndezur shumë para kohe. Kjo dukuri nuk është e panjohur për ne shqiptarët, nëR.SH., në këto vitet e ‘demokracisë’ borgjeze. Politika e viteve të pasnëntëdhjetës në Shqipëri, njihet fort mirë nga shqiptarët, për frymën konfliktualë dhe veprimin konfliktual që ka përcjellëgjatë tërë kohës e, që përcjell edhe sot në këto ditë të parazgjedhjeve të këtij qershori.

Sot Shqipëria ndodhet para disa provave të rëndësishme, prova që janë vendosur edhe nga shqiptarët, por edhe nga nderkombëtarët ‘aleatë’. Në fakt për ‘provat’ dhe pasojat e tyre duhet të vuajnë shqiptarët e thjeshtë dhe Atdheu ynë, si gjithnjë në këto vite, pasi politika vetem se i vjel frytet, mundësisht të konvertuaranë të holla e valutë të huaj; në troje e toka në zonat më të mira turistike; në allishverishe korruptive e kriminale, perfshirëbrenda tyre edhe politikën, edhe ekonominë, por edhe, në karrige pushteti të qelbur.

Shqiptarët, të tejlodhur nga kjo pseudopolitika qëështë luajtur deri më sot në Shqipëri, sidomos ndaj interesave popullore e ndaj kombit e atdheut, shpresuan që të meritonin një jetë të dinjitetshme, në liri, në begati, në përparim e, në krenari të ligjshme edhe pse u larguan dhunshëmnga këto vlera që i kishin patur në sistemin e vlerave, në socializëm.Me ndryshimin e sistemit kushtetues socialist, nëpërmjet rrugëve jokushtetuese, në një sistem krejt të kundërt e jovleror, pra në kapitalizëm, ndodhi në fakt edhe gjëma e madhe që e kaploi çdo shqiptar të thjeshtë në tërë këto vite ‘demokratiko’- borgjeze. Kjo përmbysje erdhi si ‘peshqesh’ nga tradhtia e kastës së lartë politike në krye të P.P.SH – së të pas Enver Hoxhës, por asnjëherë nga baza e saj besnike, të prerë në besë nga kjo kastë tradhtare. Në këtë shkrim nuk dua të ndalem në ‘analizën’ e sistemeve ekonomiko – shoqërore në Shqipëri.Kjo nuk është edhe aq e domosdoshme në këtë kulm kohor të harkut 27–vjeçar shqiptar, pasi edhe shqiptari më i paditur që ka jetuar në të dyja këto sisteme në Shqipëri, e ka kuptuar se nga ç’lartësi vlerash është rrokullisur shoqëria shqiptare e, në ç’humnerë ka rënë ajo, që nga viti 1990 e këndej.

Ndodhur përballë pakënaqësisë në rritje të shqiptarëve, ndaj hallkave të shtetit, funksionimeve të tyre, fytyrës së shpërfytyruar e shpirtit të genjeshtërt ‘demokratik’ të shtetit që nuk funksionoi kurrë në dobi të shqiptarëve të thjeshtë, por vetem në dobi e në mbrojtje të interesave të shtresës së re borgjeze që u krijua pas nëntëdhjetës këtu, por edhe nën presionin e ‘aleatëve’ të tyre të jashtëm, që në fakt janë edhe ‘noterët’ e qeverisjeve të tyre, por edhe ‘gjyqtarët’ liçencues të politikave antikombëtare, mediokre e, pse jo edhe me pamje fashiste, mu nën hundët e tyre e, me bekimin e tyre, sot Shqipëria po përjeton një krizëtë politike të stisur nga opozita shqiptare e, që është sa absurde, aq edhe artificiale. (!)

‘Thembra e Akilit’ në këto çaste e rrethana politike, për frymëzuesit e zbatuesit e kësaj krize antikombëtare, është e ashtuquajtura ‘Reformë në drejtësi’. Njohës të mirë të rrugëtimit të tyre politik në këto më se dy dekada e gjysëm në Shqipëri, ‘politikanët’ tanë, si të ngarkuar tej çdo mase me krim ndaj atdheut, kombit e njerëzve që i kanë ‘qeverisur’ që nga ’90-ta ; si hartues e zbatues politikash çnjerëzore, kush më shumë e, kush më pak, e ndjejnë edhe peshën e krimit që kanë bërë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, lirisë e dinjitetit të tyre me këto politika krejt antikombëtare. Ata po e ndjejnë se edhe durimi i padronëve është sosur dhe se, tashmë i pret dera e hapur e ‘furrës’, pra e drejtësisë së dalë nga ai që shpresojmë që të jetë më në fund ‘krijesa’ më logjike e arsyes së shëndoshë, në sherbim të shqiptarëve e të atdheut, pra “Vettingu”.

Krizat politike brenda kombit tonë, dihet tashmë si në dritën e diellit, se kush i frymëzon, përse i shfrytëzon e, ç’qellim don, apo duan të arrijnë përmes tyre, antishqiptarët, për përfitimet e tyre në kurriz të shqiptarëve e trojeve të tyre etniko-natyrore. Dihet gjithashtu së këto kriza lindin kriza të tjera të të gjitha llojeve e formateve, kriza që e ligështojnë dhe e drobitin jetën e vetëdijen e një populli a një kombi.

Sot, krizëpjellësit politik në Shqipëri, dridhen e tmerrohen nga ‘vettingu’ edhe pse atë e bëjnë vetë e, për vete, si ‘banorë’ të të njëjtit stan politik që janë, ‘stanit’ kapitalist. Mirëpo lufta brenda llojit është më e egra dhe, haraçet e saj do t’i paguajnë, si gjithnjë në këtë sistem, njerëzit e thjeshtë e të pambrojtur. Loja politike që endet sa nga jashtëçadra e, në brendësi të ‘çadrës’ duket se është një ‘marrëveshje’ politike për të shtyrë sa të jetë e mundur zgjatjen e jetës në liri e në pushtet, të kësaj klase kapitaliste, pasi edhe opozita e sotme shqiptare, ka ‘pushtetin’ e opozitës, që është edhe ligjbërëse edhe vendimmarrëse, krahas me shumicën qeverisëse, por është, për fat të keq edhe ‘pushtetarja’ e frenimit të ecjes përpara të popullit e vendit, ‘pushtetarja’ e largimit të çastit të daljes se popullit e vendit tonë, nga errësira në dritë.

Në këto rrethana e, në këto çaste parazgjedhore, do të ishte më e mira për shqiptarët, por edhe për një ‘opozitë’ serioze, bërja e një analize të mënyrës qeverisëse e të arritjeve të kësaj qeverisjeje nga shumica që mori votëbesimin nga shqiptarët, në shumicë dermuese, me 23 qershor 2013. Shëmbëllimet e krizave të kaluara pasojërënda për shqiptarët, po i këndellin mbetjet politike të dekompozuara politikisht e moralisht, por edhe ‘zabitët’ e tyre përjetësisht të përulur para tyre, falë ëndrrës për t’u bërë ‘mbret’, në pushtet. Dukshëm bie në ‘sytë’ e mendjes së shëndoshë, se edhe këtu në Shqipëri, kësaj lloj krize politike, kanë filluar t’i dalin ‘rrënjët’ në dritën e diellit, pra fijet e lidhjeve me burimet e jashtme joshqiptare dashakeqëse ndaj kombit tonë. Këto fije ngjajnë si metastaza kanceroze, ndaj duhet nderhyrë shpejt e, me një terapi të fuqishme luftuese të kësaj ‘sëmundjeje’ antishqiptare.

E, si për t’i shpërqendruar shqiptarët nga halli që ka sot klasa politike në vend, sidomos ajo më shumë e zhytura në të gjitha llojet e standardet e krimit, por edhe nga hallet e mëdha që kanë rënë mbi kurrizin e një populli të tërë në këto dy dekada e gjysëm, me një peshë të papërballueshme prej tij, këta ‘ustallarë’ po i përdorin mbështetësit e tyre të verbër por edhe skamnorë, për ushtarë në mbrojtje të krimnajës së tyre të pambrojtshme. Ende, pas më se një çerek shekulli kapitalizëm e ‘demokraci’ borgjeze, fajet për deshtimet e tyre në të gjitha fushat, për shpërfytyrimin e karakterit njerëzor, për alternimin e vendit të vlerave me antivlerat, ku antivlerat nderohen e jetësohen; për vrasjen e ëndrrave e të shpresave të një populli të tërë për një jëtë më të mirë e më të dinjitetshme; për shfytyrimin e nurit të Shqipërisë, duke e kthyer atë nga një nuse, në një plakë të përvuajtur e të braktisur, lënë në mëshirën e dallkaukëve e çakenjve shqyes, fajet i adresojnë tek sistemi më njerëzo e më vleror, socializmi. Ç’pafytyrësi! Ç’hipokrizi! Ç’antikombëtarizëm!

Tani më së fundmi është hedhur në ‘tregun’ e budallallekut politik e mediatik, si ushqim për elektoratet e tyre nga kampet politike, sidomos nga ajo më afër me formatin fashist, ‘bomba’, ‘EUREKA’ , se më në fund u gjet se kush na e paska fajin ne shqiptarëve për të gjithë këto ngecje të pajustifikueshme në këtë kohën e pseudodemokracisë borgjeze. – ‘Eureka’! – çirret nga megafonët e shqyer, por edhe me tellallët borgjezë se, FILMAT e REALIZMIT SOCIALIST të kohës vlerëmadhe dhe të Epokës lavdiplote të paranëntëdhjetës, na e paskan fajin për çdo ngecje të Shqipërisë kapitaliste e të politikave të këtyre kohërave fytyrëmarra borgjeze. (!!) Ah ç’idiotizëm i sëmurë! Po kush mund ta hajë këtë ‘gjellë’ debilitantizmi që s’ka as çakall që mund ta hajë?! Më e mira do të ishte që këtë ‘gjellë’ ta hanin ‘shefat’ e atyre kuzhinave politike që i gatuajnë ato .

Në se do të dinin ta interpretonin ashtu siç duhej edhe nga ana semantike, por edhe nga permbajtja e vertetë, viktimat e pjellësve të ndotjeve mendore si kjo e sipërpermendura, nuk do të binin pre e saj kaq shumë njerëz e të verboheshin për të mos parë së përtej kësaj broçkulle mbeturinë, fshihen dhëmbët e krimbur shqyes të kuçedrës borgjezi, që po bëhet gati të mashtrojë edhe këtë radhë për të shqyer e kafshuar edhe më eger mbi trupin tonë e të Shqipërisë së rraskapitur, mbi ëndrrat e shpresat tona e, të ardhmen e kombit tonë.

Në interpretimin filozofik, termi ‘realizem’ don të thotë të pranuarit e një realiteti pavarësisht ideve e mendimeve që mund të ketë njeriu. Realizmi ishte formë e rrymë në letersinë e artin e shek. XIX e XX, në vendet që prodhuan letersinë dhe artet me të mëdha vlerore. Këtë rrymë përdoren edhe A.Z.Çajupi ynë, Asdreni, F.S.Noli, Migjeni, këta korifej të letrave shqipe.

Këta mbeten në këto lartësi majash vlerore, sepse pasqyruan jetën me realizëm të plotë, duke u bërë zëdhënës të kombit të tyre në mjerimin më të eger e më të paskajshëm.

Që nga 1917 e këndej lindi e u zhvillua edhe rryma e ‘Realizmit Socialist’ në letersi e në arte. Kjo rrymë, nga aspekti letrar e aristik, u bë pasqyruesja më besnike e një jetë shumë më të gjerë njerëzore, në rrethana tipike, duke trajtuar tematika tipike, duke gdhendur heronj tipikë e, duke ngritur në një art të vertetë edukues përcjelljet e mesazheve frymëzuese për një botë të re, por edhe ngjarjet madhore historike e figurat e tyre dominuese heroike, me një ndikim të madh social frymëzues e karakterformues masiv, në hapësira të gjëra gjeografike, pavarësisht mendimeve e ideve politike që mund të sundonin në ato areale natyrore e njerëzore. Si një metodë e re krijuese e letersisë dhe arteve, lindur në një rrethanë tipike social-ekonomike e social-politike, kjo rrymë pati një jehonë e një shtrirje të gjërë, por edhe një ‘produkt’ që u ka rezistuar kohërave të frymëzuara nga regresi e dritëshkurtësisa e gjykimit e vlerësimit të kohërave të shkuara, por edhe të kësaj kohës së sotme, antikohë.

Realizmi Socialist, zbuloi e shpjegoi, për herë të parë në historinë e njerëzimit, ligjësitë objektive të jetës historike të shoqërisë njerëzore. Kjo rrymë vuri në dukje hendeqet e thella midis njerëzve, grupeve njerëzore e, klasave shoqërore, në aspektin njerëzor, moral, psikologjik, kulturor, ekonomik, në aspektin e dijeve, lirive e të drejtave njerëzore, krijuar nga rendi jonjerëzor borgjez. Përmes ‘dritares’ që hapi kjo metodë e re artistike në rrafshin e letersisë e të arteve të tjera, kjo ishte edhe një mundësi e re që njeriu të shikonte më një këndveshtrim të ri jetën e rrjedhat historike, përtej murit që kishte ngritur bota e vjeter, rendi i kalbur shoqëror borgjez, si cakun e palejuar për t’u kapërcyer.

Me vendosjen e rendit të ri ekonomiko-shoqëror me fitoren e Revolucionit popullor në Shqipëri, edhe metoda e re në letersi e arte ishte ajo e Realizmit Socialist. Një rend i ri ekonomiko-shoqëror e social-politik më progresiv se ai i mëparshmi, nuk mund të zhvillonet frymën e vet të re në letersi e arte, me metodën a metodat e vjetra të sistemeve te plakura. Kjo do të ishte nje farë besëprerje ndaj popullit që të mbështeti edhe me jetën e vet për fitoren e lirisë së vertetë, për realizimine aspiratave e ëndrrave të parealizuara kurrë më parë në historinë e tij, për daljen nga botëplaka në hapësirat pa anë të botës së re plot dritë lirie.

Edhe kinematografia shqiptare si pjesë e kulturës e artit shpirtëror të popullit tonë, thellësisht e mbështetur në traditën kombëtare e në frymën popullore, lindi me një mision thellësisht njerëzor edukues më vlerat e moralit kombëtar, por edhe me ato vlera të popujve te tjerë, krijuar në rrjedhat e tyre historike. Nëse ai rendi socialist shquhej për frymën kombëtare në letersi e në arte, për një ndertim marrëdhëniesh ndernjerëzore mbi baza të shëndosha morale njerëzore; në se ai sistem vlerash do të shprehte e mbronte tharmin e shpirtit vleror të një kombi e, do ta ushqente atë vazhdimisht, përmes letersisë dhe arteve të realsocializmit, për ta përsosur atë, në sherbim të një njeriu pa komplekse e, të një shoqërie solidare e të barabartë para të drejtave e detyrimeve; në se ai sistem, e ushqeu shpirtin, vetëdijen njerëzore kombëtare, me vlerat më të mira të gjithëpranuara edhe me këtë letersi e arte të kësaj rryme, përse u dashka kryqëzuar sot flimi shqiptar i realizmit socialist, nga ky sistemi i antivlerave, nga ky sistemi i shpërfytyrimeve morale e i degjenerimit moralo-njerëzor, që pjell, ushqen, rrit e mbështet krimin, që çdo ditë hap plagë të reja në shoqëri e, i rrëmon ato të vjetrat për të mos i lënë të mbyllen asnjëherë; në se metoda e re e realizmit socialist ushqeu mendjen e shpirtin e nje kombi për t’u çliruar nga prangat e mendësisë së vjetëruar, nga bestytnitë e kota e zakonet prapanike, për t’u emancipuar shpirtërisht e moralisht, përse u dashka etiketuar ajo si metoda që polli të gjitha pasojat e krimnajës së këtij sistemit që erdhi me rrugë antinjerëzore e, që e mban gjallë frymën e natyrën shtypëse e shfrytëzuese të shumicës njerëzore nga një pakicë njerëzish dallkaukë?!

Në se ai sistem njerëzor, me metodën e realizmit socialist, arriti të prodhonte në sherbim të shoqërisë së re, te çliruar nga terrnaja e mendësisë së vjeter, që fatkeqësisht ende mbahet gjallë, deri në 14 filma në vit, dhjetra mijëra tituj librash në të gjitha gjinitë letrare, po aq edhe vepra në pikturë, skulpturë, muzikë e në formimin e korifejve të skenës e të ekranit; në se ai sistem ndertoi për popullin numrin më të madh të kinemave, teatrove, galerive të artit, ekspozitave, librarive, bibliotekave, përse u dashka parë si burimi nga vjen e keqja që po e pengon të ecë këtë sistemi të kalbur kapitalist? I them këtij sistemi, ‘i kalbur’, sepse në këtë sistem njeriu nuk është më kapitali më i çmuar, që ka përparësi kundrejt çdo lloj malli a kapitali tjeter në këtë botë, por ai sot në këtë kohë është një ‘mall’ i rëndomtë, kur bën pjesë në turmë, që përdoret për t’u shfrytëzuar në sherbim të rritjes së të ardhurave për ‘elitën’ njerëzore, pra klasën çnjerëzore borgjezë, përmes shtypjes e shfrytëzimit barbar.

Çmenduria e këtij sistemi borgjez, këtu në Shqipëri, këto kohët e fundit vjen si një vijimësi e po kësaj sëmundjeje që burgosi këngët partizane, që mbylli galeritë e artit të real-socializmit; që i mbylli me dry e, i ‘retushoi’ pavionet e muzeve të të gjitha kategorive në vend, pra ato që pasyronin Epokën e lavdishme të socializmit, me të gjitha epersitë e tij mbi atë borgjez, pavione që vinin në spikamë të vetëdijes kombëtare me vertetësinë e pakundershtueshme jetën e luftën titanike të një populli të tërë në socializën, në dobi të shoqërisë e të atdheut; që hoqi nga skenat e atyre pak teatrove qe shpëtuan nga histeria shkatërrimtare e kësaj kohe , të gjitha veprat dramatike e të humorit që i perkisnin rrymës së socializmit real, që hoqi të gjitha librat me përmbajtje të shëndoshë, letrare e politike nga raftet e bibliotekave e të librarive anë e mbanë vendit. Është fakt i pamohueshëm së gjigandët e letrave artistike, ata të skenës, të ekranit, të penelit, të gdhendjes, të kompozimit, të interpretimit aristik, linden, u rriten e u bënë gjigandë të pakonkurueshëm në llojet e tyre, falë e brenda atij sistemi e me ‘ushqimin’ e metodës së realsocializmit. Le të më kundërshtojë kush të dojë po mundi, por me fakte ama, jo me inate mjerane! Faktet janë kokëforta e ato flasin vetë, më mirë se çdo lloj propaganda.

Filmat, letersinë dhe artin e metodës së realsocializmit nuk mund t’i burgosë mendja shterpë dhe e pushtuar nga errësira, mendja e mykur dhe e tejplakur. Filmi shqiptar i asaj rryme flet e luan vetem shqip; ndikon e edukon veten shqiptarisht; rron e do të rrojë sa të rrojë edhe kombi ynë, pasi ia, ata i ka bërë pjesë të vlerave të shpirtit e të kultures së vet.

Në se sot jeta e nje populli ushqehet nga papunësia, shterpësia vlerore, dembelleku, parazitizmi, individualizmi, shpirtvogëlsia, grindjet, përçarjet, hasmëritë, hakmarrjet e vëllavrasjet, nga vjedhjet, grabitjet, nga jeta me nuancat e filmave horror, ku sundon stresi, frika, terrori i të gjitha formave, pasiguria, krimi, korrupsioni i ngritur në sistem, trafikimi i qënieve njerëzore e i lëndëve narkotike, lakuriqësia, shthurja morale njerëzore shqiptare, shterrimi e shterpëzimi i shpirtit njerëzor, smira e sëmurë, zvetnimi i ndjenjës së atdhedashurisë deri në vdekjen e saj, vrasja e ëndrrave dhe e shpresave për një jetë më të mirë në vendin ku kemi lindur, pra në Atdhe; në se sot ka varfëri në letersinë e vertetë, në artet e tjera; në se sot mungon kritika e arteve; në se sot urtësia ‘sfidohet’ nga kamja në xhepin e dallkaukut, kriminelit, shumëfytyrëshit; në se sot jeta e një populli ushqehet, në fakt helmohet, nga ana kulturore me ‘vlerat’ – plagë të shoqërive të huaja që s’kanë asnjë lidhje kulturore me ne, përmes mediave vizuale e të shkruara, përse u dashka bërë për këto mëkate të këtij sistemi borgjez, ‘kurban’, filmi shqiptar i socializmit real?! Sot, me një shqetësim madhor, çdo njeri që i dhimbset shpirti i kombit të vet, duhet të ngrihet fuqishëm për ti thënë : “NDAL” mënxyrës që vjen nga ‘letersia’ dhe ‘artet’ pa vlera që prodhon makineria e ndryshkur e propogandës ‘artistike’, në fakt shëmtuese, borgjeze.

Cili film i kësaj kohës së sotme borgjeze në Shqipërinë tonë, mund t’u qëndrojë përballë, madhështisë dhe malit të vlerënajës së filmave të asaj metode e rryme vlerëskalitëse, si: ‘Plagë të vjetra’; ‘Komisari i dritës’, ‘Duel i heshtur’. ‘Oshëtimë në bregdet’, ‘Ngadhënjim mbi vdekjen’, ‘Debatik’, ‘Vitet e para’, ‘Rrugë të bardha’, ‘Beni ecën vetë’, ‘ Lulëkuqet mbi mure’, ‘Gjeneral Gramafoni’, ‘Fije që priten’, ‘Nëmtorii dytë’, ‘Liri a vdekje’, ‘Fortuna’, ‘Familja e peshkatarit’, ‘Si gjithë të tjerët’, ‘Dora e ngrohtë’, ‘Kur po xhirohej një film’, ‘ Koncert në vitin ‘36’, ‘Shoku ynë,Tili’, ‘I teti në bronx’, ‘Udha e shkronjave’, ‘Tinguj lufte’, ‘Në shtëpinë tonë’, ‘Dimri i fundit’, ‘Nënë Pashakoja dhe djemtë e saj’, ‘Përballimi’, ‘ Radiostacioni’, ‘Pylli i lirisë’, ‘Shembja e idhujve’, ‘Mësonjëtorja’, ‘Zonja nga qyteti’, ‘Një zonjë nga fshati’, ‘Kapedani’, ‘Besa e kuqe’, ‘Toka e jonë’, ‘Mysafiri’, ‘Gëzhoja e vjeter’, ‘Ballë për ballë’, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ‘Flutura në kabinën time’, ‘Në malet me borë ka jetë’, ‘Era engrohtë e thellësive’, ‘Shtigje lufte’, ‘Çifti i lumtur’, ‘Tomka dhe shokët e tij’, etj., etj.?

Në gjininë e filmit dokumentar të kohës së socializmit, ka plot filma që pasqyruan me vertetësinë më të madhe jetën e vrullshme të një popullitë tërë, mbushur me frymën e re të lirisë dhe plot optimizëm, me një frymëmarrje të re, besimin e palëkundur në të ardhmen e ndritur që vetë populli e projektonte dhe ndertonte, me krenarinë masive për të ardhmen e hareshme e të begatë dhe, gjithëpërfshirjen popullore në ndertimin e Shqipërisë së re e të jetës së lumtur për popullin e dalë nga terri i historisë në dritën e vertetë të një hapësire të re, shprehëse e ëndrrave e aspiratave shpirtërore të breza e brezave të ikur nga kjo botë pa i parë e prekur ato në realitetet që jetuan; solidaritetin njerëzor në përballimin e situatave të rënda shkaktuar nga fatkeqësi madhore, a natyrore.

Në se sot nuk punohet në Shqipëri e, se politikanët s’kanë se çfarë të përurojnë e. as filmi dokumentar nuk prodhohet më, për këtë nuk ka faj Epoka Enverjane e punës, heroizmit, lavdisë e krenarisë kombëtare. Shterpësia e kësaj kohës borgjeze nuk mund të vrasë kohën pjellore vlerëmadhe të artit shqiptar të realizmit socialist.

Kjo koha e sotme, po, po, ka ‘prodhuar’ nga një ‘film’ në ditë, ‘filma’ këta që pasqyrojnë vrasjet mafioze që ndodhin në vend kudo, ‘filma’ për terrorin e frikën nga kriminelët, ‘filma’ për vdekjet nga aksidentet rrugore, vetëvrasjet për shkaqe ekonomike, vetëdjegiet demonstrative të njerëzve grevistë, bile me pikëpamjet e pushtetit borgjez, në sheshe publike, ‘filma’ për vetëgjyqësinë, në mungesë të drejtësisë, ‘filma’ për korrupsionin, djegiet e grabitjet e pasurisë kombëtarë nga mafiozët e mbështetur nga politika, shitjen e teritorit kombëtar; ‘filma’ për dhënien e pasurive kombëtare strategjike të huajëve, pa marrë asgjë për shtetin e popullin, falë atyre pazarlleqe mofiozo-kriminale midis palëve të krimit, ‘filma’ për mbirjen e këpurdhave ‘Universitete’ që prodhuan analfabetë funksional e ‘diploma’ pa vlerë. A thua se edhe për të gjitha këto i paska fajet filmi shqiptar i realizmit socialist?! Turp! Turp njëmijë herë, për inicuesit e një mendimi kaq infantil e mjeran!

Ngrihuni, o mjeranë politikë, mbi mjerimin tuaj dhe pohoni fuqishëm, po u pati mbetur pikë force njerëzore: – PO! Arti e kultura jonë kombëtare krenohet me vlerat që prodhoi në këtë rrafsh Epoka Enverjane e Socializmit! Ja, kështu bëjnë burrat e vertetë, po ku t’i gjëjmë të tillët, në radhët tuaja, tmerrësisht të varfëuara nga këso lloj vlerash?!

Ju çibanë helmues të kësaj kohë, duhet ta dini besoj, se filmat shqiptarë të realizmit socialist janë filmat më të shitur e më të shikuar nga kombi më i madh i Globit tokësor, dhe njëri nga kombet që i ka dhënë aq shumë kulturës njerëzore botërore, që nga lashtësia e tij e deri në ditët e sotme, siç është populli kulturëlashtë kinez.

E di se nuk e keni kapacitetin mendor, por as vullnetin njerëzor që ta përktheni në shqip këtë fakt shumë domethënës.

Dridhuni borgjezë nga madhështia dhë pavdekësia e filmave shqiptar të Realizmit Socialist! Ata janë të gjallë sot, do të rrojnë sa të rrojë kombi, prandaj e keni të kotë që lehni kundër tyre. Lehjet tuaja, o servilë të kësaj borgjezie, nuk mund të trembin filmin vlerëmadh shqiptar të socializmit real! Ju lehni, se keni të drejtë që iu trembeni atyre, por ata filma nuk e njohin kurrë tutën, sepse janë krijuar në kohën e heroizmit e të lavdisë, në epokën e madhështisë e të krenarisë, në ditët e vitet e dinjitetit kombëtar e të qendrestarisë së pathyeshme përballë gjithë reaksionit të brendshëm e të jashtëm në unison, përballë kohës së regresit e antishqiptarisë! Përballë lehjeve tuaja, o mjeranë, arti e letersia shqiptare e realsocializmit, pra edhe filmi shqiptar i realizmit socialist, jo vetem që nuk vdesëin, por për inatin tuaj e falë vlerave me të cilat janë krijuar, jo vetëm se do të rrojnë përjetësisht, por do të jenë ushtarë heroik në frontin e dritërimit të mendjes njerëzore, jo vetem në Shqipëri.

Lavdi frymëzueses së atij arti të pavdekshëm, Epokëdritës Enverjane! Mirënjohje e përjetshme të gjithë atyre skenaristëve, kompozitorëve, aktorëve e regjizorëve që na i dhuruan këta filma kryevlera me të cilët do të mburret çdo shqiptar i vertetë, sot e, ne shekujt që do të vinë!