ATENTAT NDAJ AZEM VLLASIT

Shkruan: Naim Balidemaj, New York

E drejta per te jetuar i takon çdokujt. Madje, edhe Azem Vllasit, edhe pse ky, Azem Vllasi ua mohoi lirine mijera studenteve qe nga viti 1981 deri me 1989 kur u mohua edhe vet nga padronet e tij.

I quajti demonstratat e vitit 1981 te orkestruara nga ideologjia staliniste dhe Enver Hoxha, ne menyre qe denimet e shqiptareve te jene maksimale. Akuzoi Universitetin e Prishtines si çerdhe te “nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit”.

Beri diferencimin ideo-politik qe te mbushen sa me shume burgjet jugosllave me shqiptare. Madje e mohoi edhe kombesine e vet duke u regjistruar si jugosllav. Kur nuk arriti te “pacifizoj” Kosoven, sipas arshineve serbe atehere Millosheviqi e arrestoi.

Ne vitin 1981 ishte i njohur sllogani: “Azem Vllasi, burri i botes, ja hongsh MUTIN Enver Hoxhes!”. Ndersa me 1989 ne protesta anti-serbe degjohej ky sllogan: “O Azem O tradhetar po te mbrojme se je shqiptar!”. Ne keto protesta deshen ta bejne jugosllavin Azem, shqiptar.

Vetem ne shtete ku mungon kujtesa emocionale, rehabilitohen tradhëtarët si Azem Vllasi e Isa Mustafa.

Çuditerisht, Azem Vllasi, pas luftes behet keshilltar i Bajram Kosumit, i Hashim Thaçit e i Enver Hoxhajt, behet veteran i UÇK-se, behet eminence e politik-berjes se Kosoves. E nje idealist i anatemuar nga regjimi titist i Vllasit, konkretisht Murat Jashari-viktime e Azem Vllasit, anatemohet.

Te na rroje hipokrizia! Te na rroje tradhetia! Te na rroje Azem Vllasi dhe oligarkia anti-shqiptare!

Dhe me ne fund çdonjeri duhet ta kuptoje se: Tradhetia nuk harrohet! Tradhetia nuk vjeterohet! Tradhetia nuk falet!