Cila është pasuria më e madhe kombëtare sipas Xhevat Limanit?

Cila është pasuria më e madhe kombëtare sipas Xhevat Limanit?

INTERVISTA 6 February, 2017, 13:00

Në serinë e intervistave të quajtura “Intervista Kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga Gazeta Online “Sovrani.info”,

me një bllok pyetjesh ekskluzivisht për shqiptarët, është përgjigjur Xhevat Limani

Cili është vendi më i bukur shqiptar?
Qyteti hyjnor i Strugës

struga-ptica

Kush është personaliteti shqiptar më i rëndësishëm që i ka dhënë njerëzimit?
Shën Tereza

Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori, që të njihet me kuzhinën shqiptare?
Ngjalën

Cili është aktori më i madh shqiptar për ty, me cilin rol, në cilin film?
Bekim Fehmiu me rolin e Bardhoshit në filmin /Mbledhësi i puplave/

Nëse do ta prezentonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do t,ishte ai prezentim?
Nexhmije Pagarusha me këngën /Baresha/

Vendi më i mirë turistik shqiptar, i cili mendoni se është konkurent në botë?
Buthrinti

50626394-albaniabutrinti

Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?
Gjuha e bukur shqipe

Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?
Periudha e Rilindjes shqiptare

Cila është shqiptarja më e bukur në botë?
Lulja ime

Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?
Zgjuarsia

Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike,skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?
Odhise Paskalin

Në televizionet shqiptare kemi shumë drejtues emisionesh, cili është njëshi?
Rrezeart Xhaxhiu-absolut

rezar-xhaxhiu

Gati të gjithë pajtohemi që Kadare është shkrimtari më i madh, dilema më e madhe që kemi është se kush vjen pas tij, i dyti?
I dyti vjen pas dyshifrorit.

Cila është politikania më e bukur shqiptare?
Nuk njoh kreaturë të tillë

Cili është gazetari më zhbirues dhe më i guximshëm shqiptar?
Marin Mema & Qazim Doda

Cili është shqiptari më i pasur?
Nazar Mehmeti

Cili është futbollisti më i madh shqiptar?
Xherdan Shaqiri

shaqiri

Cili është shqiptari që na e ka prishur imazhin në botë?
Politikuajt shqiptarë

Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlitimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?
Kryetitani Adem Jashari

Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?
Dr.Ferid Muradi

Tipari më i mirë shqiptar?
Bujaria

Me çfarë njihen shqiptarët në botë?
Me art dhe me sport

Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?
Mjalti

Sa janë shqiptarët në numër?
Mbi 40 milionë

A jeni për bashkim të shqiptarëve në një shtet apo në dy shtete shqiptare?
Në dy apo më shumë shtete nuk jemi të bashkuar. Vetë një shtet për një komb me një gjuhë betuar në një flamur me shqiponjë që Shqipëria të jetë Kryezonjë.

Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ca numra evropjane.

us-eu-trade-agreement-not-likely-until-2017-socma-says_strict_xxl

Në cilin vend, në hapsirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?
(Sanxhak-Luginë dhe Çamëri).

Ku jetojnë shqiptarët më patriotë?
Në trojet e okupuara dhe në Diasporë

Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?
Ende nuk kam njohur një të dytë. Unë jam i vetmi disident shqiptar.

Një poezi ose një këngë shqipe, që thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme ose melankolie, ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?
Kur jam mes miqësh dhe artdashësish recitoj – Ti Shqipëri më ep nder-

A ka qenë Perandoria Otomane pushtuesepër shqiptarët?
Njësoj si perandoria romake dhe bizantine.

Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit me cilin produkt do t,i identifikonit shqiptarët?
Me groshën

Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkën, turqët me çaj, françezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?
Uji

water-tap

Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo nëpër botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilët kafshë janë më të lidhur shqiptarët?
Me qentë më së shumti.

Kush janë më të bukur tek shqiptarët femrat apo meshkujt?
Femrat

Cila është bestytnia që shqiptarët i besojnë më së shumti?
Qyqes mbi çati

A duhet besuar shqiptarin sot, kur ta jep besën?
Shqiptarit po, jo bajgërinave e kakërdhive…

Cili është aktualisht intelektuali më i madh shqiptar? ( I gjallë).
Sherif Delvina & Moikom Zeqo

Në cilin vit shqiptarët do të arrijnë të jetojnë mbi 100 vjet/
Kur në jetët e tyre të luhen komedi e jo drama tmerri e lemerie nën regjinë e pushtuesëve dhe mercenarëve

Cilën veshje folklorike do ta zgjedhnit nga trojet shqiptare?
Atë çamëriote të Rilindjes

A kemi shpresë që shqiptarët ta kuptojnë njëri-tjetrin?
Shqiptarët lindin solistë prandaj s’dinë të këndojnë në kor (të bëjnë shtetin).

Kur kemi me u mbush mend me ja liru vendin më të vjetërve në autobus?
Ngushllim kemi faktin se periudhën e autobusëve po e kalojmë me tranzicion, se ndryshe autubusi duhej të lëviz me bark që të rrinë të gjithë përpara. Votojmë për vetura në ardhmëri.

01-2014-family-car-comparison-hero-600-001

Një pyetje shtesë që do t’i shtoje kësaj interviste?
Xhevat Limani-Artist pa Atdhe, Disident, apo Institucion?
Pak më tepër. Kryeopozitar i pushteteve dhe jolakmitar titujsh e gradash turpi e falso.