ADRIATIK LLALLA NË REVAN DREJT BURGUT

Adriatik-Llalla-655x356

Shkruan: Petrit Vjosa, Londër

 

Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.
A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Çfare u be!? Çështja u la në harresë.

Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se çfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, çfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder çdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazliçin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

Sa çeshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

A e degjuat çfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si çeshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.

Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.

Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por çdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

Çdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.

Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .

Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.

A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ndraghetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.

Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.

Mire oret e florinjta e bizhuterite, çantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave perveç kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.

“Ka institucione te posaçme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?

I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” çeshtje e cila vijon te jete pa autor”.

E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.

U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.

Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.

Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes”:

… Perse nuk e çuat ju çeshtjen ne Gjykaten e Larte!?

“… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

Adriatik Llalla ne burg !

I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:

Çfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?

Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?

Cila eshte zgjidhja!?

Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:

Adriatik Llalla ne burg !

Çdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar çdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, siç eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .

Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga çdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e çon ate çdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….

Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugaç e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !

Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaçeror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !

Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.

Drejtesia vonon por nuk harron!